VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II

E Premte, 04.02.2010, 07:53pm (GMT+1)




Mbushen sot plot pesë vjet nga vdekja e Papës Gjon Pali II, më 2 prill 2005, kur përfundoi një nga papnitë më të jashtëzakonshme në historinë e Kishës. Shërbëtori i Zotit, që pritet të shpallet i Lumë në tetor të këtij viti, do të mbahet mend si Papa i luftës kundër komunizmit deri në rënien e perdes së hekurt, që e ndante Evropën më dysh.

E tija është shprehja "Mos kini frikë!", moto e papnisë, që e shoqëroi në meditimet mbi argumente nga më të ndryshmet, në përpjekjen për të dhënë kontributin e Kishës Katolike në përmirësimin e botës. Shqiptarët nuk e kanë harruar vizitën e tij në Shkodër e në Tiranë, më 25 prill 1993, gjatë së cilës u dha katolikëve hierarkinë kishtare dhe i nxiti të shohin me guxim të ardhmen.

Sivjet, përvjetori i vdekjes së Gjon Palit II përkon me të Premten e Madhe, prandaj po e kujtojmë duke u kthyer pas në prillin e vitit 1979, në Pashkët e para të kremtuara nga Papa Vojtila.

Kush është Krishti? Është 5 prilli i vitit 1979, kur Gjon Pali II u drejton këtë pyetje universitarëve romakë, të cilët marrin pjesë në Meshën për përgatitjen e Pashkëve. Papa i ardhur nga larg, është prej gjashtë muajsh timonieri i Barkës së Shën Pjetrit e, që prej një muaji, ka publikuar "Redemptor Hominis". Enciklika e tij e parë, ku përvijohet programi i papnisë. Një program që mund të përmblidhet me një fjalë të vetme, në një Vetje: Krishti. Karol Vojtila u kujton të rinjve të Romës se Jezusi, Biri i Zotit, pranoi të vdesë si njerëzit, duke na mësuar si ta kuptojmë jetën:
"Na tregoi se jeta është kalim, jo vetëm i kufirit të vdekjes, por kalim në një jetë të re. Kështu, Kryqi për ne është bërë katedra më e lartë e së vërtetës së Zotit e të njeriut. Të gjithë duhet të jemi nxënës "të vonuar ose jo" të kësaj katedre. Vetëm atëherë do ta kuptojmë se Kryqi është edhe djepi i njeriut të ri".

Mbi atë Kryq e ngul vështrimin Papa polak, që vjen nga një tokë martire, më 13 prill në "Udhën e Kryqit" në Koloseum. Duke parë këtë Kryq, kryqin e fillimeve të Kishës, tha ai, duhet të ndjejmë e të shprehim solidaritetin e thellë me vëllezërit tanë në fe, të cilët janë objekt persekutimi e diskriminimi në epokën tonë:

"Duke parë Kryqin në Koloseum, t'i kërkojmë Krishtit që të mos u mungojë atyre ashtu si personave, që dikur janë martirizuar në këtë vend fuqia e Shpirtit Shenjt, për të cilën kanë nevojë".

Sigurisht, pranon Gjon Pali II në Natën e Pashkëve të 1979-ës, fjala "vdekje" shqiptohet me një lëmsh në fyt. Ajo është gjithnjë diçka tronditëse. Por i krishteri e di se Krishti, përmes Kryqit, fitoi mbi vdekjen. E që gjatë natës mund të shohim dritën e agimit:

"Ja nata e Pritjes së Madhe. Presim me fe, presim me krejt qenien tonë njerëzore Atë, që në agim e bëri copë-copë tiraninë e vdekjes dhe zbuloi Fuqinë Hyjnore të Jetës: ai është Shpresa jonë".

E pikërisht këtë Shpresë, Shpresën e vërtetë, Gjon Pali II ia shpall botës më 15 prill 1979 në Mesazhin Urbi et Orbi të Pashkëve:
"Sa shumë na flet kjo Ditë, na flet me krejt të vërtetën e zanafillës. Guri i këndit i krejt ndërtesës është vetë Jezu Krishti. Ky gur, i hedhur nga ndërtuesit, që Zoti e ka rrezatuar me dritën e ringjalljes, vendoset në themelin e fesë sonë, të shpresës e të dashurisë sonë".

Në Ditën e të Ngjallurit, në Ditën e shpresës universale, Karol Vojtila i fton të gjithë të rizbulojnë thirrjen, që secili e merr me Pagëzimin. Një mision, nënvizon Papa, i gjallëruar nga gëzimi i Ringjalljes. E përfundon me thirrjen për shpresë, që jehon akoma sot, si atëherë. Dita e Pashkëve është fillimi i një kohe të re:

"Njeriu nuk mund ta humbë kurrë shpresën në fitoren e së mirës. Kjo ditë u bëftë sot për ne fillimi i shpresës së re".


E paharrueshme, vizita e Gjon Palit II në Shqipëri, më 25 prill 1993. I paraqiti popullit të sapodalë nga komunizmi, ipeshkvijtë e rinj, u përqafua me Nënë Terezën, njohu vuajtjet e Kishës e martirizimin e bijve të saj, nxiti krijimin e një shoqërie të drejtë e demokratike. Po e kujtojmë me porosinë e tij për popullin shqiptar, thënë në Tiranë, në sheshin Skënderbej, pikërisht para vendit, ku më parë ngrihej shtatorja e diktatorit Enver Hoxha:

"Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë të mbjella farat e shpresës. Le të të shoqërojë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në rojë të lirisë, në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar.
Le t'i ndrisë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja për të huajin dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto, që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare.
Le ta ushqejë guximin tënd feja e besimtarëve të tu në një Zot të vetëm, të cilët sëbashku me çdo njeri vullnetmirë do t'i përkushtohen shërbimit ndaj drejtësisë
e paqes".
http://www.radiovaticana.org

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU (04.01.2010)
E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York (04.01.2010)
SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times (03.30.2010)
PRESIDENTI BARAK OBAMA FALËNDERON SHKRIMTARIN NAUM PRIFTI PËR URIMET E DËRGUARA (03.28.2010)
VAJTJA NË EKSTREMNga PAUL KRUGMAN, New York Times (03.26.2010)
22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALENga Elida BUÇPAPAJ (03.25.2010)
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek (03.23.2010)
EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËSNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.21.2010)
KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?Nga AJET NURO, Montreal, Kanada (03.20.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË BËHET SENATOR I SHBA ! (03.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]