VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?!

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?!

E Enjte, 04.08.2010, 05:23pm (GMT+1)



"Me fanfara Presidenti Obama dhe Medvedev kanë nënshkruar marrëveshjen e armëve nukleare, duke hapur, si shpresojnë ata, një erë të re në marrëdhëniet e trazuara midis dy kundërshtarëve të luftës së fohtë." Me këto fjalë niste sot artikulli i faqes së parë i New York Times, i dërguar direkt nga Salla Spanjolle në Kështjellën e Pragës, ku u firmos edhe marrëveshja e reduktimit të armëve strategjike Start 2, që do të zëvendësojë marrëveshjen e njohur me emrin Start 1 firmosur në 1991 nga Presidenti Bush senior dhe lideri i fundit sovjetik Gorbaçov.

Marrëveshja do të zgjasë dhjetë vjet, duke kufizuar si për SHBA dhe Rusinë, për secilën palë, nga 1550 mbushje bërthamore me nga 800 transportues për t'i lëshuar. Zhargon i pakuptueshëm për shumicën, por që me fjalë të thjeshta ka të bëjë me reduktimin e arsenalit bërthamor të të dy vendeve.

Në orën 9:28 minuta Presidenti Obama zbriti nga Airforce One që aterroi në aeroportin e Pragës, në Çeki, një kryeqytet i dashur për amerikanët, prej nga e ka prejardhjen edhe ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, Praga e Pranverës 1968 dhe Praga e Revolucionit Kadife 1989, Praga e Havelit dhe Praga e Jan Palach-it, studentit të filozofisë që i dha fund vetes 21 vjeç për t'u kthyer në një simbol të rezistencës antisovjetike.

Obama dhe Medvedev ardhën në Pragë në një ditë pranvere, krejt ndryshe nga Pranvera e Pragës 1968. Prej asaj kohe kanë kaluar më tepër se dyzet vjet, shumë ujë ka rrjedhur. Po të ishte gjallë sot Jan Palach-i do të ishte 62 vjeç dhe nuk e di se çfarë do të mendonte, a do të ishte optimist apo skeptik për këtë marrëveshje. Se çfarë do të mendonte Palach nuk dihet, por shumë mirë dihet skepticizmi në krahun republikan në SHBA. Dhe që të hyjë në fuqi, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Senatin Amerikan. E për këtë duhen domosdo vota edhe nga krahu republikan.

Obama lajmëroi se marrëveshja do të publikohet prej sot në internet si në SHBA ashtu dhe në Rusi për transparencë të nivelit më të lartë, në përkim me shekullin e 21-të.

Ajo që u vu re menjëherë është se paralel me marrëveshjen u fol edhe për Iranin, ku Amerikanët kërkojnë që Rusia të ndërmarrë sanksione kundër Iranit dhe Medvedevi nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke nënvizuar se "mjerisht Teherani nuk është duke iu përgjigjur një serie kërkesash konstruktive për kompomis, kështu nuk mund të përjashtohet që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të marrë qëndrim për këtë", tha Medvedev sot në Pragë. Nga ana e tij Presidenti Obama ishte më eksplicit duke deklaruar se Iranin e presin sanksione të forta në pranverë, që do të thotë brenda këtyre javëve, prillit dhe majit, deri më 22 qershor kur fillon stina e verës.

Duket sikur Marrëveshja e re Start 2 ka pasur si objektiv kryesor Iranin, pasi Obama ritheksoi se marrëveshja e re do t'i lehtësojë negociatat me Iranin për problemin nuklear.

Gjatë takimit, si nga ana e Obam,s ashtu edhe e Medvedevit, u pranua se midis Washingtonit dhe Moskës ka divergjenca, por edhe optimizëm. Divergjencat është e qartë se lidhen me projektin amerikan të mbrojtjes antiraketore në Europë. Obama rreth kësaj tha se do të ketë një dialog serioz për mbrojtjen antimisile, por nuk dihet se ku do të çojë ky dialog, pasi njëra palë është për vendosjen e raketave dhe tjetra jo.

Medvedev përsëriti edhe një herë se ndaj Teheranit do të ketë sanksione, por pa shkaktuar katastrofa humanitare. Pra, duket qartë se Rusia kërkon që nëpërmjet qëndrimit ndaj Iranit të ushtrojë ndikimin e vet në projektin amerikan të skudove antimisile, që lidhet me erën e presidentit Bush junior.

Obama nuk harroi pa nënvizuar se kjo marrëveshje është e rëndësisë historike në marrëdhëniet bilaterale të sigurisë bërthamore duke tejkaluar tensionet e erës Bush, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë se ishte Bush senior dhe Gorbaçov që nënshkruan marrëveshjen Start 1. Edhe Medvedev nga ana tij theksoi rëndësinë e saj.

Komentet e para pas nënshkrimit të marrëveshjes, kishin të bënin përsëri me Iranin. Ish nënkryeministri çek Vondra citohet të ketë thënë se kjo marrëveshje do të jetë e pakuptimtë nëse nuk ndal Iranin.


Por gjithësesi kjo marrëveshje që të hyjë në fuqi duhet të ratifikohet në Senatin amerikan. Dhe megjithëse Shtëpia e Bardhë shpreson që ta kalojë në Senat brenda këtij viti, kjo është një fjalë goje, pasi Marrëveshja e parë është ratifikuar tri vjet pas nënshkrimit të saj.

Megjithë pranverës midis Obamës dhe Medvedevit, në marrëdhëniet SHBA-Rusi, përveç divergjencave për vendosjen e raketave antimisile në Europë, midis dy ish kundërshtarëve të luftës së ftohtë ka edhe shumë divergjenca të tjera. Kështu Peter Baker nga New York Times sot shkruan se përpara nisjes nga Washingtoni Obama mori në telefon Presidentin e Gjeorgjisë Mihail Shakashvili duke e siguruar për mbështetjen Amerikane, po kështu sonte Obama do të ketë një darkë me kryeministrat e Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, dikur ish satelite të Rusisë Sovjetike që tani kanë kaluar në Bllokun e Aleancës Verio-Atlantike.

Rusia me një sipërfaqe prej 17 milionë kilometra katrorë dhe me një popullsi prej 141 milionë, tepër të vogël në krahasim me hapësirat, do të duhej të paraqitej me një strategji shumë më interesante për të fituar besim si tek amerikanët, ashtu edhe tek vendet e Europës Lindore.

Rusisë i duhet të ndërtojë një demokraci të tipit perëndimor, i duhet të thithë investime dhe të ndalë revolucionin demografik rus, largimin e rusëve nga Rusia.

Rusisë i duhet të krijojë një Rusi të sigurt dhe të lirë, që bota të fillojë e ta zbulojë Amerikën në Rusi, që do të thotë për ta kthyer Rusinë në një Tokë të pazbuluar, që thith interes dhe burime njerëzore

Kjo i duhet Rusisë. Rusia duhet të ketë një shtet në nivelin e kulturës që ka krijuar përpara ardhjes dhe si kundërthënie e bolshevizmit, stalinizmit dhe Gulagëve të krijuar nga sistemi sovjetik.
Tani në Rusi nuk ka më as Dostojevsk, as Lev Tolstoi, as Pushkin, as Pastërnak, as Babel, as Nabukov, bile as Jevtushenko. Që t'i kthehet këtij niveli i duhet të forcojë lidhjet me Amerikën dhe aleatët e amerikanëve.

Për shembull, nëse Rusia pranon pavarësinë e Kosovës, kjo Rusisë nuk i shkakton asnjë turbullim. Nëse Rusia do të vazhdojë që të ndjekë kursin e vjetër, atëherë pranvera midis Obamës dhe Medvedevit do të jetë efemere, do të jetë hipokrizi e rradhës. Dhe jo për fajin e Obamës. As për fajin e Bush juniorit apo të Bush seniorit, apo të Reganit, pasi po mbushet çerek shekulli që kur SHBA i kanë shtrirë dorën Rusisë. Në të njëjtën mënyrë si Amerika  i shtriu dorën Gjermanisë të posthilterit apo Japonisë. Gorbaçovi bëri hapin e parë, e shkriu BRSS-në.
Po pastaj ç'u bë ? Për një çerek shekulli sa ka kaluar Rusia sot do të duhej të ishte një vend ku të kish lulëzuar demokracia dhe ekonomia e tregut të lirë, ku të kishte hapur dyert për thithjen e emigracionit për ta ndalur revolucionin demografik rus, që është shumë më problem për Rusinë se problemet e Kaukazit.

Gjithsesi takimi Obama-Medvedev mund t'i shërbejnë vërtetë kthimit të një pranvere reale, në të mirë të sigurisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në kontestin midis Perëndimit dhe Rusisë.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Absurdland : NA ISHTE NJË HERË LDK-JA !Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2010)
MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II (04.02.2010)
JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU (04.01.2010)
E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York (04.01.2010)
SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times (03.30.2010)
PRESIDENTI BARAK OBAMA FALËNDERON SHKRIMTARIN NAUM PRIFTI PËR URIMET E DËRGUARA (03.28.2010)
VAJTJA NË EKSTREMNga PAUL KRUGMAN, New York Times (03.26.2010)
22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALENga Elida BUÇPAPAJ (03.25.2010)
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek (03.23.2010)
EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËSNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]