VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "QYTETÃŽ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"QYTETÃŽ I BRAKTISUR" I BALLKANIT

Nga PATRICK MOORE


E Enjte, 07.08.2010, 07:52pm (GMT+1)


Javën e kaluar pamë një tjetër akt vdekjeprurës dhune, në të cilin qenë të përfshirë kriminelët serbë në veri të lumit Ibër.

Duhet të kujtojmë këtu se me përjashtim të ngjarjeve të marsit 2004, të gjitha aktet e dhunës së qëllimshme politike në Kosovë, që nga viti 1999 e këtej, janë shkaktuar nga grupe të ndryshme serbe. Shqiptarët kanë dëshmuar sërish seohezioni i tyre social funksion shumë mirë dhe zakonisht ata nuk kanë lejuar që të provokohen.

Pavarësisht nëse këtë radhë zyrtarët në Beograd qëndronin, ose jo, pas shkaktarëve të trazirave siç ishte rasti me ish-kryeministrin Vojisllav Koshtunica - e vërteta mbetet se presidenti Boris Tadiq dhe zyrtarët serbë nuk ngurrojnë t'i fajësojnë të tjerët, edhe pse nuk kanë prova.

Në të vërtetë, reagimi i Beogradit këtë radhë ishte shumë i shpejtë, duke filluar me fjalimin e presidentit Tadiq përpara një audience ushtarakësh, në të njëjtën ditë që ndodhën incidentet në Mitrovicë.

Disa vëzhgues në Kosovë kanë sugjeruar se protestat, dhuna dhe reagimi i Beogradit ishin të orkestruara. Kjo qasje ndoshta nuk është shumë larg së vërtetës.

Ashtu si hajduti që thërret "kapeni hajdutin" Serbia kërkoi dhe arriti të sigurojë një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit, në mënyrë që bota të dëgjonte sërish - për të 100 mijtën herë- përrallën e vjetër të argumenteve serbe rreth Kosovës.


Veprimet flasin më shumë se fjalët


Serbia vazhdon të përzihet në punët e Kosovës. Pavarësisht kësaj autoritetet serbe nuk dinë gjithçka ndodh në veri të Mitrovicës e padyshim që ata nuk duken se janë në gjendje të kontrollojnë se çfarë po bëjnë shërbimet e tyre sekrete dhe kriminelët e organizuar.

Ashtu siç raporton së fundi shërbimi në gjuhën serbe i Radios Evropa e Lirë, veriu i Mitrovicës është realisht një zonë gri sa i përket sundimit të ligjit dhe sigurisë. Në këto kushte, kjo zonë është parajsë për krimin e organizuar. Unë e quaj "Qyteti i braktisur" i Ballkanit.

Nëse Beogradi do të ishte i sinqertë në besimin se Kosova vërtet është serbe, atëherë do të përpiqej të qeveriste zonat në veri të Ibrit në të njëjtën mënyrë si brenda Serbisë.

Presidenti Tadiq dhe njerëzit e tij duhet të punojnë shumë që të vënë nën kontroll kriminelët dhe të pastrojnë rrëmujën politike e të sigurisë që po krijohet në veri.

Nëse presidenti Tadiq dhe Qeveria e Serbisë janë realisht të interesuara që në mënyrë konstruktive të provojnë pretendimin e tyre mbi Kosovën, ata duhet të bëjnë përpjekje të posaçme për të vendosur qeverisje të përgjegjshme dhe shtetin ligjor në zonat në veri, të drejtuara nga serbët.

Ata duhet t'i trajtojnë shqiptarët, boshnjakët dhe grupet e tjera jo serbe në mënyrë të tillë që të dëshmojnë se Serbia i ka nxjerrë mësimet e duhura nga vitet '90 dhe është e gatshme të drejtojë një politikë të tipit evropian ndaj pakicave.

Por, lexuesit kosovarë e dinë më mirë se unë, se Beogradi nuk bën asnjërën nga të mësipërmet. Në fakt, dhuna në "Qytetin e braktisur" vazhdon, strukturat hije ende vazhdojnë të jenë në fuqi dhe jeta e pakicave është, e thënë butësisht, më pak tërheqëse se jeta e pakicës daneze në Gjermani.

Këtë javë presidenti Tadiq dhe ministri i tij i bezdisshëm i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, vazhdojnë të udhëtojnë përreth globit, në përpjekje për të çuar përpara pretendimet e tyre boshe rreth Kosovës.

Por, ata nuk bëjnë asgjë konstruktive për të treguar se ndiejnë një lloj përgjegjshmërie për Kosovën. Tadiqi, Jeremiqi dhe kolegët e tyre nuk i dënojnë radikalët dhe vrasësit në veri të Ibrit. Parlamenti i Serbisë nuk miraton ndonjë rezolutë për të dënuar aktet kriminale.

"Qyteti i braktisur" vazhdon si më parë. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)
PROJEKTUES I GJUHËS NDËRKOMBËTARE ME SHENJA - "JET ERA GLYFS" NGA TOMOR ZAVALANIEssé nga NAUM PRIFTI (06.29.2010)
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.28.2010)
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRONNë Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te ÇameriseNga FRANK SHKRELI (06.27.2010)
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?Nga XHEVDET MAZREKAJ (06.26.2010)
BARDHYL AJETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.26.2010)
ABSURDITETI I VIZITES SE KETIJ MUAJIZoti Basesku, njih pavaresine e Kosoves !Nga FRANK SHKRELI (06.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]