E Enjte, 11.14.2019, 02:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Shtunë, 07.17.2010, 12:35pm (GMT+1)

Traian Basesku, presidenti i Rumanisë, ka lëshuar një deklaratë shumë megallomane së fundmi, sipas së cilës Bashkimi Europian nuk do të ndikohet për anëtarësimin e Serbisë në BE nga vendimi i Beogradit për të mos e njohur Kosovën.

Sikur Traian Basesku të fliste në kostumin e presidentit rumun askush nuk do të shqetësohej për deklaratën e tij. Punë e madhe nëse Basesku do të thoshte se Rumania, pavarësisht se Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, është për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kësisoj deklarata e Baseskut do të komentohej ordodokse, si deklarata e një vendi ortodoks dhe e një presidenti ortodoks, por jo e një presidenti, vendi i të cilit është anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Traian Basesku i ka irrituar shqiptarët këtyre kohëve. Fakti i parë është se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por zemërimin më të madh shqiptarët me Baseskun e kanë gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri, kur presidenti rumun duke shkelur çdo lloj kurtuazie, si vend aleat i NATO-s me Shqipërinë, u interesua për fatin e minoritetit arumun, disa mijë syresh, të cilët gëzojnë në Shqipëri të gjitha të drejtat njëjtas me shumicën. E pra, Basesku në vend që t'u kërkonte llogari shqiptarëve, do të duhej të përfitonte nga rasti për të falenderuar shtetin shqiptar për trajtimin e shkëlqyer që i bën komunitetit aq të vogël arumun. Me këtë rast Basesku do të bënte mirë për të folur edhe për komunitetin shqiptar në Rumani, për t'i premtuar këtij komuniteti të njëjtin trajtim si shteti shqiptar.

Por Traian Basesku mbajti gjatë vizitës në Shqipëri një qëndrim megalloman dhe diskriminues diçka që nuk mund të përsëritet më, pasi Rumania ka në Europë vendin e vet, po ashtu si edhe shqiptarët, të cilët sot janë të privilegjuar, pasi shtrihen në shtatë shtete të Ballkanit, ndryshe nga rumunët.

Edhe deklarimi më i fundit i Baseskut bie erë diskriminim kundër shqiptarëve të Kosovës, pasi bën retorikë nga pozitat e një presidenti ortodoks, por jo të një presidenti homolog me Presidentin Sarkozy, për shembull, vendi i të cilit e ka njohur nga të parët pavarësinë e Kosovës.

Shqiptarët nuk janë kundër integrimit të Serbisë në BE, por ky integrim të bëhet pasi Serbia ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse vetëm kështu do të sigurohet stabiliteti aftagjatë i rajonit.

Ka një emërues të përbashkët midis pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Serbisë në BE, pasi vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të jenë ato që do vendosin për integrimin e Serbisë në BE. Dhe nëse do të flasim për Rumaninë, vota e Baseskut s'do të ketë asnjë vlerë dhe nuk mund të jetë kurrë e rëndësisë vendimtare për integrimin e Serbisë në BE. Votat e rëndësisë vendimtare për Serbinë do të jenë votat e Francës, Anglisë, Gjermanisë, Italisë etj, ndërsa vota e Baseskut do të jetë e rëndësisë minore, pasi Rumania me plot probleme, ende nuk i ka përmbushur kriteret për të qenë një vend me një demokraci të ngjashme me vendet që e përbëjnë bërthamën e Perëndimit, të cilat janë vendimtare për shtetin e Kosovës.

Nëse Baseskut vërtet i digjet shpirti për Serbinë, duke i konsideruar serbët vëllezër të fesë ortodokse, do të ishte mirë, si presidenti i një vendi që është anëtar i një institucioni që përfaqëson vlerat e Perëndimit, siç është BE dhe NATO, t'i bëjë thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës, si hapi i domosdoshëm për integrimin e Serbisë në BE. Nga ana tjetër Basesku të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse pretendon se është vërtetë president i një vendi anëtar të BE.

Sa për deklaratat e Traian Baseskut, përveç megallomanisë dhe kutërbimit shqiptarofob që bien, janë të pafuqishme për ta futur Serbinë në BE. Aq më tepër kur deklarata të tilla bien ndesh me strategjinë e vendeve kryesore të BE-së, të cilat e shohin Kosovën si pjesë të së tërës.

Kosova sot është pjesë integrale e Europës, kështu deklaratat e Traian Baseskut janë të pafuqishme për ta lënë Kosovën jashtë integrimeve Euroatlantike; deklaratat e Traian Baseskut janë të pafuqishme për të ndikuar në fatin e Kosovës; deklaratat e Traian Baseskut janë të pafuqishme për të pasur një rol të rëndësishëm në të ardhmen e Kosovës, pasi aleatët jetikë të Kosovës janë SHBA dhe BE. Por Europa e Bashkuar kërkon përpara së gjithash respektim të ndërsjelltë midis vendeve, pavarësisht etnive apo religjioneve, ku religjioni është pjesë e kulturës së vendit, por jo arsye për t'i diskriminuar ato vende që nuk kanë të njëjtën kulturë religjioze. Siç është rasti me Rumaninë dhe me Traian Baseskun që i diskriminon shqiptarët e Kosovës duke i paragjykuar si një nacion me shumicë joortodokse.

Në fund të fundit, BE dhe NATO janë institucione unifikuese dhe jo ndarëse. BE dhe NATO kanë si strategji integrimin e Europës dhe jo dizentegrimin e saj çka e shprehin në mënyrë eksplicite deklaratat megallomane dhe shqiptarofobe të Traian Baseskut.

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2010)
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÎ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)
PROJEKTUES I GJUHËS NDËRKOMBËTARE ME SHENJA - "JET ERA GLYFS" NGA TOMOR ZAVALANIEssé nga NAUM PRIFTI (06.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]