E Mërkurë, 11.13.2019, 06:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

OZIL GJERMANI

Nga ROGER COHEN, New York Times


E Djelë, 07.11.2010, 07:45am (GMT+1)


JOHANESBURG - Asnjë lojtar nuk më ka magjepsur mua më shumë në Kupën e Botës se Mesut Ozil. Ai ka një vetësiguri në përdorimin e topit, çka e kanë vetëm futbollistët e mëdhenj. Ku të tjerët janë të përngutur, ai ka kohë. Ai krijon hapësirë me një ngritje të supeve. Këmba e tij e majtë, me të njëjtën lehtësi, mund të japë një pas apo të lëshojë një gjuajtje.

Ozil, 21 vjeç, kategori më vete. Ai është një gjerman. Kjo është pjesë e magjepsjes sime. Ozil është një mysliman gjerman me origjinë turke i cili mendon se i ka shartuar traditat: "Teknika e mia dhe ndjenja për topin është në anën turke të lojës time. Disiplina, stili dhe përkushtimi tërësor është pjesa gjermane. "

Teknika e zhbëri Ganën në fazën e grupit me një gol të shënuar në fluturim e sipër. Stili la për të vdekur Gareth Barry-n e Anglisë teksa Ozil shpartalloi krahun e majtë për të krijuar golin e katërt të Gjermanisë në atë që do të ishte shembje e iluzioneve angleze. Anglia e gjorë, ishte e shtangur përballë shpikjes së Ozilit!

Ozil është një gjerman, por vetëm kaq. Koha që kam kaluar në Berlin në fund të viteve 1990 u shënua nga debati i zemëruar teksa vendi lëvizte nga pikëpamja "Volkisch" (popullore, shënim përkthimi) të kombësisë - e bazuar ajo në vijën e gjakut të Popullit Gjerman - drejt një ligji më liberal që dha miliona emigrantëve një hapësirë të shtetësisë për herë të parë. Ozil nuk do të kishte qenë gjerman pa ligjin e emigracionit të vitit 1999.

Është ky legjislacioni që ka lindur Gjermaninë e Ozilit dhe shokëve të tij Sami Khedira dhe Jerome Boateng (me prindër tunizian dhe ganian respektivisht) dhe Cacau (brazilian i natyralizuar) dhe Dennis Aogo (me prejardhje nigeriane). Populli ka hapur krahët për ta çuar Gjermaninë në tetëshen finale.

Ka një arsye të tretë, përtej madhështisë dhe së drejtës së trashëguar nga lindja, për magjepsjen time ndaj Ozilit. Ai është ndoshta në ekip vetëm ngaqë "Burri i Madh" i skuadrës gjermane, Michael Ballack, u dëmtua disa javë para kampionatit.

Në mënyrë të ngjashme kaloi Gana në tetëshen finale - përkundër humbjes përballë Gjermanisë - madje edhe në mungesë të "Burrit të Madh" të saj," yllit të dëmtuar Michael Essien. Sa për Uruguajin dhe Paraguajin, dy çerek finalistë të tjerë, ata nuk kishin "Burrë të Madh" të kësaj natyre.

Ndoshta nuk është një gjë e keqe që e para Kupë Botërore Afrikane ka parë yjet të dështojnë kur nuk u mbështetën nga puna në ekip. Kameruni, me Burrin e saj të Madh Eto'o të Interit, dhe Bregu i Fildishtë, me Burrin e Madh Dider Drogba i Chelsea-s, janë të dy jashtë kampionatit. Gana, ndërkohë, zgjati përmes disiplinës dhe koordinimit.

Afrika ka nevojë për më shumë se kaq. Qëkur shkolonizimi filloi në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ajo ka qenë shumë shpesh kontinenti i "Burrit të Madh". Kjo ishte nofka që VS Naipauli ia dha në "A Band in the River" (Një kthesë në lum" diktatorit afrikan që plaçkiti qytetin Kisangani në Kongo përmes mercenarëve të pajisur me licenca për të bërë çmenduri.

Plaçkitja nga kolonizatori thjesht hapi rrugën e mosndëshkimit të Burrit të Madhe në zhvatjen e pasurive të Afrikës.

Ndoshta shembujt më të shndritshëm kanë qenë në Zimbabve dhe Kongo, vendet potencialisht të pasur që kanë bërë prapa. Robert Mugabe me dorë të vetme e zhbëri Zimbabven, një akt i shfrenuar i pasqyruar në ""When a Crocodile Eats the Sun" (Kur krokodili ha diellin" të Pjetri Godwin.

Në Kongo, një diktaturë mbi 30-vjeçare e përkufizuar kleptokraci (kleptocracy me mbështetje perëndimore), Mobutu Sese Seko përhapi rrënimin që parapriu fazën e maskrës së mëvonshme të milionave. Midis ndeshjeve unë kam lexuar librin e jashtëzakonshëm të Tim Butcher, "Blood River" ("Lumi i përgjakur), një kronikë e papërfytyrueshme e një kombi thënë përmes një udhëtim të pamundur në të gjithë Kongon. Lexoni atë për ta kuptuar tragjedinë afrikane.

Kështu që unë jam i kënaqur që në këtë Kupës së Botës, Burrat e Mëdhenj është provuar se janë të zëvendësueshëm. Dhe unë jam i kënaqur se finalet mbahen në një vend që ka edhe ai problemet e Afrikës, por nuk ka ndjekur rrugën afrikane.

Afrika e Jugut ka pasuri minerale - 90 për qind të rezervave të platinumit të botës dhe 40 për qind e arit të saj - çka e bën "burimin më të pashterrshëm" ndër kombet afrikane duke përfshirë Nigerinë. Ajo ka atë që Moeletsi Mbeki, vëllai i ish-presidentit Thabo Mbeki, ma përshkroi mua si "një shoqëri shumë të deformuar" lindur në pjesë të mëdha minerare, me bujtina të vetme-seksi për punëtorë të ndodhur larg nga familjet e tyre dhe i futi në ato inkubatorët e AIDS-it dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme. Ajo është ende një vend ku varfëria është e racializuar.

Por ajo i ka rezistuar sindromit shkatërrues të "Burrit të Madh". Gjatë 16 viteve të fundit, Afrika e Jugut ka pasur katër palë zgjedhje të lira të katër presidentëve. Një gjyqësor i fortë dhe shtyp i lirë i pengon përpjekjet për t'i manipuluar ato. Ndërveprimi, sipas ligjit, i grupeve të ndryshme të interesit mban Afrika e Jugut të kthehet prej zgripit. Ky është një mësim i madh për një kontinent ku, nga viti 2025, një në çdo 4 persona nuk do ta arrijë moshën 24 vjeç.

"Ke Nako!" - "Është koha!" - thotë kori i këngës më e përhapur e kësaj Kupe të harlisur Botërore: "Tani është koha të bashkohen të zinj e të bardhë për të qenë krenaria e fuqisë së Afrikës." Po, është koha për një fund të Burrit të Madh Afrikan që e shkel atë krenari.

Kur kam jetuar në Gjermani, një social demokrat një herë më tha se fitorja përfundimtare e vendit mbi Hitlerin do të qëndrojë në rimëkëmbjen e komunitetit hebraik, në atë kohë në vijim hebrenjtë e joshur të ish-Bashkimit Sovjetik. Unë gjithmonë mendonja se ishte një ide kot, pak kitschy. Por Gjermania e Ozilit dhe Aogos është një fitore e tillë mbi Burrin e Madh që shkatërroi Europën.


Afrikë, mbaj shënim. /Elida Buçpapaj

--

July 1, 2010

Ozil the German

By ROGER COHEN

JOHANNESBURG -- No player has fascinated me more at the World Cup than Mesut Ozil. He has the languid self-assurance on the ball that comes only to the greatest footballers. Where others are hurried, he has time. He conjures space with a shrug. His left foot can, with equal ease, caress a pass or unleash a shot.

Ozil, at 21, oozes class. He's a German. That's part of my fascination. Ozil's a Muslim German of Turkish descent who believes he has married traditions: "My technique and feeling for the ball is the Turkish side to my game. The discipline, attitude and always-give-your-all is the German part."

The technique undid Ghana in the group stage with a fizzing volleyed goal. The attitude left England's Gareth Barry for dead as Ozil burst down the left wing to set up Germany's fourth goal in its demolition of English illusions. Poor England, consumed by inhibition before Ozil's invention!

Ozil's a German but only just. The years I spent in Berlin in the late 1990s were marked by angry debate as the country moved from a "Volkisch" view of nationality -- one based on the bloodlines of the German Volk -- to a more liberal law that gave millions of immigrants an avenue to citizenship for the first time. Ozil would not have been German until the immigration law of 1999.

It's this legislation that has birthed the Germany of Ozil and his teammates Sami Khedira and Jerome Boateng (Tunisian and Ghanaian fathers respectively) and Cacau (naturalized Brazilian) and Dennis Aogo (Nigerian descent). The Volk have spread wings to hoist Germany into the last eight.

There's a third reason, beyond brilliance and birthright, for my fascination with Ozil. He is probably only on the team because "The Big Man" of the German squad, Michael Ballack, was injured a few weeks before the tournament.

Similarly, Ghana has advanced to the last eight -- despite that defeat to Germany -- even in the absence of its "Big Man," the injured star Michael Essien. As for Uruguay and Paraguay, two other quarter-finalists, they had no "Big Man" to begin with.

Perhaps it's not a bad thing that the first African World Cup has seen stars fail where they were not backed by teamwork. Cameroon, with its Big Man Samuel Eto'o of Inter Milan, and Ivory Coast, with Big Man Dider Drogba of Chelsea, are both out. Ghana, meanwhile, has endured through discipline and coordination.

Africa needs more of that kind of spirit. Since decolonization began in the second half of the 20th century, it has too often been the continent of "The Big Man." That was the sobriquet V.S. Naipaul gave in "A Bend in the River" to the African dictator plundering the city of Kisangani in Congo through mercenaires granted license to run amok.

The colonizer's plundering merely gave way to the Big Man's impunity in stripping Africa's assets bare.

Perhaps the most glaring examples have been in Zimbabwe and Congo, potentially wealthy nations that have hurtled backward. Robert Mugabe has single-handedly dismembered Zimbabwe, a wanton act hauntingly evoked in Peter Godwin's "When a Crocodile Eats the Sun."

In Congo, over a 30-year dictatorship that defined kleptocracy (Western-supported kleptocracy at that), Mobutu Sese Seko spread the wreckage that has provided the fissured stage for the recent slaughter of millions. Between games I've been reading Tim Butcher's extraordinary "Blood River," a riveting chronicle of the unraveling of a nation told through an impossible journey across Congo. Read it to understand African tragedy.

So I'm pleased that in this World Cup, the Big Men have proved dispensable. And I'm pleased it's being held in a country that shares African problems but has not yielded to Africa's curse.

South Africa has the mineral wealth -- 90 percent of the world's platinum reserves and 40 percent of its gold -- that has proved the "resource curse" of African nations including Nigeria. It has what Moeletsi Mbeki, the brother of former president Thabo Mbeki, described to me as "a very warped society" born in part of big mining, with its single-sex hostels for laborers torn from their families and thrust into those incubators of AIDS and other sexually transmitted diseases. It is still a land where poverty is racialized.

But it has resisted the devastating "Big Man" syndrome. Over the past 16 years, South Africa has had four free elections and four presidents. A robust judiciary and free press frustrate attempts to cow them. The interaction, under the law, of various interest groups holds South Africa back from the brink. This is its great lesson for a continent where, by 2025, one in four of every person under 24 will live.

"Ke Nako!" -- "It's Time!" -- goes the chorus of the most haunting song of this exuberant World Cup: "Now it's time to unite as black and white to be the pride of Africa's might." Yes, it's time for an end to the African Big Man who trampled that pride.

When I lived in Germany, a Social Democrat once told me that the country's ultimate victory over Hitler would lie in the reconstitution of the Jewish community, then being pursued by luring Jews of the former Soviet Union. I always thought that was a vain, slightly kitschy idea. But the Germany of Ozil and Aogo is such a victory over the Big Man who destroyed Europe.

Africa, take note.

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÎ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)
PROJEKTUES I GJUHËS NDËRKOMBËTARE ME SHENJA - "JET ERA GLYFS" NGA TOMOR ZAVALANIEssé nga NAUM PRIFTI (06.29.2010)
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.28.2010)
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRONNë Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te ÇameriseNga FRANK SHKRELI (06.27.2010)
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?Nga XHEVDET MAZREKAJ (06.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]