VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 07.30.2010, 12:35pm (GMT+1)


Misha Glenny një ekspert i njohur britanik i Europës Juglindore kishte botuar dje një shkrim tek International Herald Tribune, të tilluar "Leave Serbia and Kosovo Alone" - që në shqip do të përkthehej "Lëreni Serbinë dhe Kosovën rehat", duke pasur një tingëllim aspak realist dhe gati surealist.

Misha Glenny e merr nismën e këtij shkrimi pas shpalljes së opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila do ta shihte si legjitime shpalljen e pavarësisë "në mënyrë uniletarale" siç shkruan shprehimisht Z.Glenny. Unë do të thosha se vendimi i Kosovës nuk mund të jetë unilaterist përderisa pavarësia e Kosovës është njohur nga vendet kryesore që përbëjnë thelbin e qytetërimit Perëndimor.
Më tej Z.Glenny hyn direkt në temë duke dalë me një propozim, që GJND  t'i drejtonte një mesazh Moskës dhe Washingtonit për "t'i ndërprerë ndërhyrjet". Sipas Z.Glenny "këtë betejë të veçantë duhet ta zgjidhin vetë Beogradi dhe Prishtina - me një ndihmë të vogël nga BE, ndërsa Rusia dhe SHBA duhet t'i ndërpresin përzjerjen e ujërave".

Ideja e Z.Glenny të cilën ai do të deshte t'ia përçonte GJND duket me një theks shumë romantik, duke u nisur nga formati që ka Z.Glenny si njohës i Ballkanit.

Sikur Z.Glenny të kishte pasur këtë idé që ka sot edhe në vitin 1998, kur Milosheviçi kishte nisur fushatën shfarosëse dhe shpërngulëse kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe Washingtoni ta kishte pranuar si të qenë idenë e Z.Glenny, që SHBA të linte Serbinë dhe Kosovën rehat, atëhere Milosheviçi do t'i kishte larë duart me shqiptarët e Kosovës, duke njollosur Bashkimin Evropian dhe Europën Perëndimore se si kishte ndejtur duarlidhur kur Hitleri i Ballkanit do t'i kishte shbirë shqiptarët ashtu si Hitleri hebrejtë. Por fatmirësisht SHBA dhe NATO nuk e lejuan Milosheviçin ta finalizonte skenarin e tij makabër në zemër të Europës.

"Kosova duhet të pushojë së kërkuari për ta parë të ardhmen e saj duke u ngjitur sa më ngushtë me  Washingtonin, ashtu si bëri Kryeministri Hashim Thaçi javën e fundit...", shkruan Misha Glenny në artikullin e tij  "Leave Serbia and Kosovo Alone". Glenny ka parasysh pritjen e mrekullueshme të Zëvendëspresidentit Amerikan Joe Biden ndaj Kryeministrit të Kosovës. Një kërkesë të ngjashme Glenny ia bën edhe Beogradit: që ky të heqë dorë së përmenduri Rusinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Por ideja e Z.Glenny, që Kosova të heqë dorë nga Washingtoni, nuk përkon aspak me mendësinë kombëtare dhe kolektive të shqiptarëve, të cilët i shohin SHBA si aleatin e tyre jetik dhe ekzistencial. Askush nuk mund t'ua kthejë mendjen shqiptarëve, padyshim as Z.Glenny, se pa Amerikën fati i tyre do të ishte vithisur. Kryeministri i Kosovës bën shumë mirë që të ardhmen e vendit të tij e lidh ngushtë me SHBA, ashtu si e lidh edhe me vendet e BE-së, pasi ai e sheh Kosovën pjesë integrale të BE-së dhe NATO-s.

Ideja e Z.Glenny për t'i krijuar hapësira Serbisë e Kosovës që t'i zgjidhin vetë problemet e tyre është paradoksale, çka do të mund ta çonte rishtas rajonin në një rrugë pa krye, dhe jam e sigurt se as vetë Z.Glenny nuk i beson idesë së tij, sepse nuk është aspak gjeniale, madje është tejet miope.

Nga këndvështrimi që e ka Beogradi për Prishtinën, kur posa GJND shpalli opinionin e vet, Serbia filloi një fushatë të re diplomatike për të ndalur valën e re të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Askush nuk mund të imagjinojë se Beogradi momentalisht është i interesuar të ketë harmoni apo rehati me Kosovën, sepse - po ta dëshironte vërtet - ai e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kanë vepruar SHBA edhe 22 vende kryesore të BE-së.

Serbia ka shpallur për të triliontën herë se nuk do ta njohë kurrë as në mënyrë implicite dhe as eksplicite pavarësinë e Kosovës; nga ana tjetër Kosovës i duhen edhe të paktën 31 njohje të reja që të votohet në Asamblenë e Përgjithëshme për të qenë vendi i 193-të anëtar i OKB-së. E pra ekzistojnë dy realitete: Nga njëra anë,  ai i palës serbe që deklaron se nuk do ta njohë për jetë e mot shtetin e ri të Kosovës, i cili është një realitet irealo-absurd, për të mos thënë kripto-ultranacionalist, ndërsa realiteti tjetri, ai i pranimit të Kosovës në OKB, i cili është një realitet i prekshëm dhe tepër konkret.

Diplomacia Perëndimore, me në krye SHBA dhe BE ka përshkuar një rrugë të gjatë dhe të mundimshme që Kosova të ketë arritur në stadin që ka sot. Kosova është përpara derës së OKB-së. Ky është edhe prioriteti kryesor për Kosovën, i cili do të pasohet nga prioritetet e integrimit të Kosovës në NATO dhe BE.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)
ARSHI PIPA (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (07.27.2010)
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.26.2010)
LEKSIONI PËR SERBINËNga PATRICK MOORE (07.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]