E Mërkurë, 07.24.2019, 09:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 07.26.2010, 07:00pm (GMT+1)

Vendimi i 22 korrikut 2010 për Kosovën nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është padyshim një fitore e çështjes së Kosovës dhe e çështjes sonë kombëtare në tërësi.

Është gjithashtu një fitore e drejtësisë. Dhe si e tillë meritonte përshëndetjen edhe nga fqinja jonë veriore, e mësuar që çdo fitore të drejtësisë ta përjetojë humbje të saj, aq më tepër kur padinë kundër pavarësisë së Kosovës e kishte ngritur pikërisht Serbia.

Në një revansh të atypëratyshëm shefi i diplomacisë së Beogradit ka njoftuar se brenda 48 orëve nga momenti i shpalljes së vendimit të GJND, pra 15:00 e 22 korrikut 2010, të dërguarit e posaçëm të presidentit serb do të shkonin në 55 shtete, ndërsa 40 vende të tjera do të kontaktoheshin urgjent në nivelin e ambasadorëve, për të lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

(Paranoja serbomadhe e ka shtyrë Beogradin që, nëpërjmet shefit të diplomacisë) të mëtojë se po i kundërvihet pavarësisë së Kosovës ngaqë "vendimi i Gjykatës mund t’u japë nxitje lëvizjeve të tjera separatiste në botë".

Ky revansh është në kuadër të revanshizmit të Serbisë ndaj humbjes së luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë në fund të shekullit të kaluar. Është në kuadër të mentalitetit revanshist që e shoqëron këtë vend së paku në shtatë shekujt e fundit, veçanërisht në kuadrin e revanshizmit anti Kosovë dhe antishqiptar të demonstruar aq vrazhdë në periudhën që nga Kongresi i Berlinit e deri sot.

Bashkësia ndërkombëtare, pré e paragjykimeve të saj se ne shqiptarët mund ta përdornim fitoren tonë për revanshizëm, nuk shpëtoi dot pa u përlyer në mëkat duke bërë veprime baraspeshuese. Një mentalitet të tillë të dëmshëm, mjerisht, e shfaqte ajo edhe në mesin e qershorit 1999, kur e linte veriun e Kosovës në duart e strukturave të Millosheviçit. Pasojat e këtij mentaliteti ndihen kaq vite më vonë dhe faturës së tyre nuk mund t'i shmanget dot bashkësia ndërkombëtare.

Ne shqiptarët, nga iliri më i lashtë e deri sot, nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi kurrë në gjak revanshizmin. Epërsitë tona kombëtare i kemi shfrytëzuar gjithmonë për të mirën edhe të fqinjve tanë. Mjerisht përgjatë mijëvjeçarëve jemi shpërblyer me monedhën e kundërt. Hakun për humbjet e tyre përballë tjetërkujt fqinjët tanë kanë kërkuar ta marrin tek ne. Nuk kanë qenë të zotë dhe nuk janë të zotë ta kërkojnë atje ku iu takon. Janë treguar të ligj, të dobët dhe frikacakë.

Miqësia dhe aleanca jonë me Amerikën dhe Perëndimin në tërësi,si dhe veçanësitë tona të tjera, na ndihmojnë ne të kompensojmë kohën e humbur, të vihemi në garë si të barabartë me të gjitha kombet perëndimore me të cilat kemi qëllime të përbashkëta. As miqësia jonë, as aleanca jonë, as progresi ynë, as integrimet tona nuk janë revanshizëm kundër të tjerëve. As pavarësia e Kosovës, as vendimi i GJND nuk janë revanshizëm kundër të tjerëve.

Nga ana tjetër, ne nuk pranojmë të jemi të revanshuar. Nëse ne iu kundërvihemi revansheve kjo nuk do të thotë aspak se biem në revanshizëm. Ne, si gjithmonë, revansheve iu përgjigjemi në mënyrë të përpjesëtuar. Iu përgjigjemi në masën e përshtatshme, për ta zbutur dëmin e çdo revanshizmi anti Kosovë, çdo revanshizmi antishqiptar. Kurrsesi nuk ia lejojmë vetes të rrimë duarkryq për shkak të ndonjë kompleksi se mund të na e marrin për ndonjëfarë revanshizmi përgjegjshmërinë tonë ndaj kauzës sonë.

Ofensivës diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të reja të Kosovës, ne i përgjigjemi me ofensivën e tillë të kundërt që garanton plotësisht njohjet e reja të suksesshme të Kosovës. Epërsia jonë, falë miqësive dhe aleancave tona, falë veçanësive tona të tjera, është e padiskutueshme. Ajo bën të mundur që ne të mos jemi të revanshuar. Ajo bën të mundur që ne ta ruajmë dhe ta thellojmë statusin e fitimtarit në luftën e viteve 1998-1999.

As në Kosovë, as kudo tjetër që shtrihemi, ne shqiptarët nuk mund të lejojmë që qenia jonë kombëtare të vazhdojë të tkurret, që hapësira jonë kombëtare të vazhdojë të rrudhet. Ne kërkojmë triumfin e drejtësisë. Dhe triumfi i drejtësisë nuk është asnjëherë revansh, as ndjenja përkatëse apo praktika përkatëse nuk është kurrë revanshizëm. Edhe bashkësia ndërkombëtare të pushojë së na paragjykuari dhe të heqë dorë nga çfarëdo tundimi për të na baraspeshuar ne përballë revanshistëve anti Kosovë, përballë revanshistëve antishqiptarë.

Revanshizmi që shkaktoi tragjeditë moderne të Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës duhet mundur përfundimisht. Vetëm duke e mundur përfundimisht këtë revanshizëm faktorët paqedashës e liridashës do të arrijnë t'i shpëtojnë nga mentaliteti revanshist fqinjët veriorë të Kosovës.

Nëse do të binte sadopak erë qytetërim, dhe nëse e ndiente vërtetë përgjegjësinë ndaj vendimit të GJND, ku Beogradi ka investuar gjithçka, atëherë ky vendim do të pasohej së paku me dorëheqjen e parevokueshme të shefit të diplomacisë së Beogradit.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEKSIONI PËR SERBINËNga PATRICK MOORE (07.23.2010)
Takimi Biden - Thaçi: WASHINGTONI NË MËNYRË EKSPLICITE MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2010)
NËNË TEREZA: NJË FIGURË E MADHE SHQIPTARE NDËRKOMBËTAREMe rastin e 100 vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (07.20.2010)
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.18.2010)
TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2010)
S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2010)
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÎ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]