E Mërkurë, 10.16.2019, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LEKSIONI PËR SERBINË

Nga PATRICK MOORE


E Premte, 07.23.2010, 02:27pm (GMT+1)

Më 22 korrik, Serbia përjetoi një disfatë tjetër. Nga fillimi i viteve të 90-ta, nisi dhe humbi katër luftëra: në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Por, disfata kësaj radhe ndodhi në zyrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, si përgjigje për një çështje që vetë Serbia e kishte iniciuar.

Fillimisht, Serbia zgjodhi vendin e betejës (Hagën), pastaj kësaj çështjeje i dha rëndësi të madhe politike e juridike dhe përfundimisht pësoi disfatë.

Argumentet e saj juridike kundër pavarësisë së Kosovës tash janë të vdekura. Para shkurtit të vitit 2008, po këta liderë të Serbisë kishin vënë theksin te disa argumente tjera që po ashtu kanë vdekur – ata kishin parashikuar se në Kosovë do të ketë kryengritje dhe jo stabilitet.

Dhe trazirat e vetme erdhën nga serbët. Trazirat erdhën nga bandat në veri të Mitrovicës, nga udhëheqja e korruptuar në Banja Llukë që bllokon reformat kushtetuese në Bosnjë dhe nga udhëheqja e Beogradit që refuzon të lë kosovarët të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq u kushtoi shumë para taksa paguesve serbë duke fluturuar nëpër gjithë globin për të bërë probleme për kosovarët.

Duke pasuar vendimin e GJND-së, Beogradi zyrtar tash duket se ka dështuar edhe në argumentin e tretë, sipas të cilit nuk është e drejtë që kosovarët "të marrin të gjitha" dhe serbët "asgjë".

Kanë harruar se plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës përmbajnë shumë gjëra për serbët. Nuk dijë vend tjetër në botë ku pakica që përbën 5 për qind të popullatës të ketë të garantuar 10 vende në parlamentin me 120 deputetë.

Dhe kuptohet, ne gjithashtu mbajmë mend një rregull politike nga antika, sipas të cilës popujt që fillojnë dhe humbasin luftëra duhet të presin të humbasin edhe territore.

Është koha që Beogradi të ndërpresë praktikën e shfrytëzimit të Kosovës për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme, në vend se të luftoj krimin, korrupsionin dhe varfërinë.

Serbia duhet të kërkojë integrimet evropiane dhe të pushojë së qeni burim i jo stabilitetit në Ballkan.

Ashtu siç i tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, presidentit të Serbisë Boris Tadiç, në bisedën telefonike, Beogradi duhet të punoj "në frymë konstruktive për të zgjidhur çështjet praktike me Kosovën dhe të avancoi jetën e popullit në Kosovë, Serbi dhe rajon".


...DHE PËR TË TJERËT

Vendimi i GJND-së ishte mësim edhe për tjerët që tentuan të ndalnin Kosovën të ndërtoi të ardhmen e vet në paqe.

Zëdhënësi i Stejt Departamentit ftoi "Evropn të bashkohet pas të ardhmes së përbashkët", ndërsa disa orë më vonë sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton tha se "Kosova është shtet i pavarur, ndërsa territori i saj i paprekshëm.

Ftojmë të gjitha vendet të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen në formë konstruktive në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ne ftojmë të gjitha vendet që nuk kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë".

Mesazh shumë i qartë. Është apel i drejtpërdrejtë vendeve që kanë refuzuar të njohin Kosovën për shkak të problemeve të brendshme siç janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe e aleati i besuar i Serbisë, Greqia.

GJND-ja e ka bërë të qartë se rasti i Kosovës ishte diç speciale dhe nuk ka asnjë kuptim të krahasohet me Kataloninë, Transilvaninë, Sllovakinë e jugut, Qipron veriore ose të tjera. Ka ardhur koha për Spanjën dhe të tjerët që të zgjidhin problemet e tyre të brendshme, pa u bërë barrë e Kosovës.

Kuptohet askush nuk mund të pret që diktaturat autoritare siç janë Rusia dhe Kina të mësojnë nga GJND-ja dhe rrjedhimisht reagimet negative nga Moska dhe Pekini nuk paraqesin befasi.

Për fat të keq, edhe ndonjë demokraci evropiane, siç është Sllovakia, duket e pa vullnetshme të mësoi leksionin.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mikulash Xhurinda, thotë se vendimi i GJND-së "nuk ka ndryshuara asgjë" për Sllovakinë. Asgjë!? GJND-ja shpartalloi gjithë argumentimin juridik të Serbisë!

Mbase është koha që zonja Klinton dhe kolegë tjerë të saj të përkujtojnë zotin Xhurinda se qeveria e tij duhet të zgjidhë problemin me hungarezët, por jo në formën që kosovarët të paguajnë çmimin. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Takimi Biden - Thaçi: WASHINGTONI NË MËNYRË EKSPLICITE MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2010)
NËNË TEREZA: NJË FIGURË E MADHE SHQIPTARE NDËRKOMBËTAREMe rastin e 100 vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (07.20.2010)
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.18.2010)
TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2010)
S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2010)
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÎ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]