E Djelë, 09.15.2019, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SIGURIA E QIELLIT MBETET ENDE NJË PRIORITET I SHËRBIMEVE INTELIGJENTE AMERIKANE

Nga JANET NAPOLITANO, Foreign Affairs


E Shtunë, 08.07.2010, 06:10am (GMT+1)

Që nga emergjenca në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, sistemi i aviacionit ndërkombëtar civil ka shërbyer si një motor i progresit– si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe në shumë kombe në mbarë botën. Një studim i vitit 2008 llogariti që kontributi nga aviacioni ishte 7.5% e të gjithë GDP globale ose 3.5 trilionë dollarë. Në të vërtetë, aviacioni mund të jetë "lëngu" jetësor për tregtinë në mbarë botën. Çdo javë 2500 fluturime transportojnë 500 000 njerëz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Europës; një total prej 2.2 bilionë pasagjerë fluturojnë çdo vit, mes tyre 10 milionë biznesmenë, studentë dhe vizitorë pothuaj çdo javë.

 Por sistemi i aviacionit ndërkombëtar ka hallkat e tij të dobëta, siç ilustrohen nga sulmet terroriste, sidomos edhe ajo e linjës së fluturimit në Detroit, pikërisht në dhjetor të 2009. Edhe pse ky incident përfshiu një fluturim brenda territorit të Amerikës, ky ishte një rreng terrorist ndërkombëtar që rrezikoi mjaft pasagjerë, nga të paktën 17 vende të ndryshme të botës. Sulmuesi me emrin Umar Farouk Abdulmutallab, ishte një qytetar nigerian i shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte trajnuar në Jemen, e kishte blerë biletën në Gana dhe kishte realizuar fluturimin nga Nigeria për në Amsterdam, para se të nisej për në Detroit. Me fjalë të tjera, rrengu i ditës së krishtlindjeve çoroditi rrjetin e aviacionit global – nënvizoi edhe njëherë realitetin, që përveç dekadave të zhvillimit të ekzaminimeve që nga 11 shtatori, rrjeti i aviacionit edhe sot e kësaj dite përballet me cenueshmërinë.

Siguria e aviacionit, ashtu si shumë sfida ndërkombëtare sigurie, errëson linjën midis asaj që është e huaj dhe e vendit. Për shkak se çdo aeroport ofron një hyrje potenciale në sistemin global, çdo komb përballet me kërcënime çdo ditë, pothuaj në mbarë botën. Dimensionet ndërkombëtare të përpjekjeve të sulmeve terroriste të 25 dhjetorit, sollën një urgjencë të re të nevojës për një reformë të re ndërkombëtare. Në këta 6 muajt e fundit, Departamenti Amerikan i Sigurisë në vend ka bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për një fushatë të paprecedent, për të forcuar sistemin e aviacionit ndërkombëtar kundër kërcënimeve që vijnë prej terrorizmit. Që nga janari, ky departament sigurie ka funksionuar më së miri bashkë me Organizatën Ndërkombëtare Civile të Aviacionit (ICAO). Organizata e Kombeve të Bashkuara që mban përgjegjësi për transportin ajror – ka marrë pjesë në 5 samite rajonale për aviacionin në 5 kontinente, me pjesëmarrje nga drejtues të zgjedhur, zyrtarë të lartë në mbarë Europën, në rajonin e Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme etj. Në të vërtetë, çdo samit ka nxjerrë nga një deklaratë historike mbi axhendën e koordinuar ndërkombëtare për sigurinë e aviacionit. Nëpërmjet këtij procesi, komuniteti ndërkombëtar ka arritur në një marrëveshje mbi 4 elementët kyç: zhvillimi dhe pozicionimi i teknologjive të reja të sigurisë, forcimi i masave të sigurisë dhe standardeve për aviacionin, rritja e shpërndarjes së informacionit dhe koordinimi i asistencës teknike ndërkombëtare.

Departamenti i Sigurisë gjithashtu ka bashkëpunuar me linjat ajrore ndërkombëtare, që kanë dhënë një mbështjetje të madhe për këtë përafrim të koordinuar ndërkombëtar lidhur me shtimin e sigurisë së aviacionit. Takimi i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të ICAO, që do të mbahet në Kanada në vjeshtë, do të paraqesë mundësinë për ta kthyer në progres këtë marrëveshje lidhëse bashkë me standardet ndërkombëtare që do të riformësohen që në themel, për një siguri më të madhe të aviacionit ndërkombëtar. Më shumë se një dyzinë kombesh tashmë kanë bashkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në forcimin e mëtejshëm të sistemit të aviacionit global, duke rritur buxhetin për sigurinë e aviacionit dhe duke përshpejtuar përdorimin e teknologjisë së imazhit të avancuar, edhe në aeroportet më të mëdha. Në këtë drejtim Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ecur përpara, duke pozicionuar zyrtarët, mjeshtrit e ajrit dhe skuadrat e qenve për shpërthimet e mundshme etj. Në fakt, Presidenti Barack Obama i ka dhënë prioritet shpejtësisë së shpërndarjes së AIT dhe vazhdimësisë së procesit për të rritur numrin e mjeshtrave të ajrit, skuadrat e qenve që zbulojnë lëndët eksplozive në të gjithë aeroportet e vendit. Po ashtu, edhe departamenti i sigurisë amerikane të aviacionit ka arritur një moment historik për aviacionin, duke marrë përgjegjësi për linjat ajrore dhe pasagjerët.

Nga fundi i vitit, ky departament do të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për të vendosur në ekran listën e terroristëve, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë marrë masa për sigurinë për të gjithë transportin e fluturimeve ndërkombëtare drejt Amerikës. Këto masa shfrytëzojnë kohën reale, inteligjencën e bazuar në kërcënimin, bashkë me shtresat shumëfishe si ato që shihen, edhe ato që nuk shihen, për të zvogëluar sa më shumë skenat terroriste. Së fundmi, ky Departament i Sigurisë Ndërkombëtare të Aviacionit vazhdon të bashkëpunojë me Departamentin e Energjisë dhe Laboratorët Kombëtarë për të ngritur ekspertizat e tyre, me qëllim që të përshpejtojë zhvillimin e teknologjive të reja të sigurimit të aviacionit për t’u hedhur kundër kërcënimeve terroriste. Përveç zhvillimit mjaft domethënës, disa hendeqe ngelin, gjithsesi. Midis tyre është edhe nocioni i përhershëm dhe pa mbështetje, nocion ky që është i papajtueshëm me standardet e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Edhe pse mbesin ndryshimet legale, politike dhe kulturore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tij transatlantik bashkohen, më shumë se sa ndahen në këtë pikë. Ashtu siç tregoi edhe përpjekja për bombardimin e nigerianit ditën e Krishtlindjeve, rrjeti i aviacionit global ende përballet me dobësi. Për t’u mbrojtur nga kërcënimet terroriste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të punojnë bashkë me partnerët përreth botës për të zhvilluar teknologji dhe politika të reja.

Por mungesa e të kuptuarit lidhur me fshehtësinë amerikane dhe privilegjet civile vazhdojnë, siç është besimi i gabuar që vetëm qytetarët amerikanë mund të zotërojnë informacionin që është grumbulluar. Si rezultat, disa marrëveshje bilaterale të ndryshme që mund të përmirësojnë shpërndarjen e informacionit, duke përfshirë edhe shkëmbimet që i përkasin shenjave të gishtave të kriminelëve dhe pasaportat e humbura ose të vjedhura, mbeten për t’u provuar. Disa zyrtarë të Bashkimit Europian tani janë duke kufizuar një prej mjeteve më të fuqishme për të identifikuar rreziqet për sistemin e aviacionit: rishqyrtimi i të dhënave të pasagjerëve. Ky informacion është një vlerë jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë kombet që e përdorin atë. Më 2008, p.sh. departamenti i sigurisë së aviacionit ndërkombëtar identifikoi më shumë se 1,800 pasagjerë nga e gjithë bota, që përligjnin një këqyrje të kujdesshme, për shkak të lidhjeve të forta me terrorizmin, krimin etj. Kjo ka të bëjë me informacionin që merret, kur bëhet kontrolli i biletës me anë të pasaportës.

Në të vërtetë, analizat e këtij departamenti të sigurisë luajnë një rol të rëndësishëm në rastet si ai i Najibullah Zazi, i cili u shpall fajtor se kishte kurdisur shpërthimin e një bombe në metrotë e Nju Jorkut; David Headley, që u shpall fajtor për rolin e tij më 2008 për sulmet terroriste të Mumbait; edhe Faisal Shahzad, i dyshuar për të njëjtën akuzë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane prej dekadash me radhë kanë shpërndarë në mes tyre rregullisht informacione për luftën kundër terrorizmit dhe krimit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në ruajtjen e fshehtësisë se si grumbullohet informacioni, magazinohet dhe shpërndahet. Zyra e të drejtave civile dhe zyra e fshehtësisë janë përfshirë në një proces politikëbërës. Për më tepër, ruajtja e fshehtësisë jo vetëm nuk është përfshirë, por është bërë e rëndësishme për çdo informacion. Një koordinim më i fortë me aleatët ndërkombëtarë ka për të lejuar Shtetet e Bashkuara që të shpërndajnë informacionin për terroristët dhe individët e tjerë të rrezikshëm. Ky shkëmbim ka për t’i siguruar më së miri pasagjerët. Qytetarët e të gjitha kombeve duhet të ndihen të sigurt, nëse fluturojnë për në Bruksel, Çikago, Nairobi apo Islamabad dhe kanë besim që zyrtarët në gjithë globin kanë të drejtë të kenë informacionin e duhur në kohën e duhur për të parandaluar dhe përçarë sulmet. Komuniteti ndërkombëtar ka sjellë nevojën për të bashkëvepruar për zhvillimin dhe shpërndarjen e teknologjive të reja, për të përmirësuar ndarjen e informacionit që terroristët të parandalohen në veprimet e tyre dhe të modernizohen standardet e sigurisë së aviacionit, nga të cilat ndikohemi. Masa të tilla kanë për ta forcuar sistemin që mbetet shumë i rëndësishëm për tregtinë globale, udhëtimet dhe siguron që një aksident si ai i dhjetorit të shkuar të mos ndodhë kurrë. Të gjitha kombet duhet të ndajnë përgjegjësitë për të kapur momentin, në mënyrë që të ruhet sistemi i aviacionit për shekullin që do të vijë, por dhe më tej.

Janet Napolitano është sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet e Sigurisë


 

Përktheu: Rudina Dahri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA NUK MUND TË KETË FAT MË TË MIRË SE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.05.2010)
KUJDES NGA POLITIKA PUTINISTE NE BALLKANNGA FRANK SHKRELI (08.04.2010)
BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.04.2010)
SPIUNAZHI RUS NË EVROPËN LINDORENga GREGORY FEIFER (08.04.2010)
PROBLEMI MË I MADH I SERBISËNga PATRICK MOORE (08.02.2010)
TË PANJOHURAT E NJË DIVORCI - NDARJET NË PARTINË E LIRISË DHE FATI I QEVERISËNga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (08.01.2010)
KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]