E Shtunë, 08.08.2020, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LETER Z. FAREED ZAKARIA, DREJTUES I PROGRAMIT FAREED ZAKARIA GPS GLOBAL PUBLIC SQUARE (GPS) NË CNN

Nga ILIR HYSA, New York

E Martë, 08.10.2010, 08:24am (GMT+1)





I nderuar z. Zakaria,

Jam një adhurues juaji dhe i programit tuaj Global Public Square (GPS). Vlerësoj objektivitetin dhe dëshirën tuaj për t’i shkuar deri në fund çdo çështjeje që diskutohet.
Megjithatë, këtë mesazh për ju e dërgoj për të shprehur zhgënjimin tim (dhe ndoshta të shumë të tjerëve që vlerësojnë të vërtetën) rreth mënyrës si ju zhvilluat intervistën tuaj të datës 8 Gusht, 2010 me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic.

Së pari, nuk jam i sigurt nëse përmbajtja e intervistës reflekton njohuritë tuaja të kufizuara rreth rajonit në fjalë apo lidhet me arsye të tjera. Ju mund të mos dini për Ballkanin sa dini për pjesë të tjera të botës dhe kjo është e kuptueshme. Megjithatë, kur morët përsipër të diskutonit një temë të tillë, ju duhet të ishit të paanshëm. Ju mund ta kishit bërë një gjë të tillë duke ftuar përveç zotit Jeremic edhe dikë që të fliste për anën tjetër të kësaj historie - dikë që mund të shpjegonte për shikuesit tuaj se pse pavarësia e Kosovës (Kosova siç e quajnë autoktonët tokën e tyre) është zgjidhja më e mirë për paqe në rajon dhe pse Serbia e ka humbur të drejtën morale të qeverisë Kosovën. Ju gjithashtu mund ta kishit bërë këtë duke përgatitur një përmbledhje më të mirë rreth arsyeve që detyruan Kosovarët të shpallin pavarësinë e tyre nga Serbia.

Ju nuk informuat shikuesit tuaj rreth disa pikave shumë të rëndësishme (që do të çonin natyrshëm tek intervista me të ftuarin tuaj) siç janë:


Kosova dhe Kosovarët kanë qenë subjekt genocidi dhe spastrimi etnik nga Serbët për një kohë shumë të gjatë të historisë së tyre. Kjo ishte arsyeja për të cilën NATO-ja ndërhyri ushtarakisht në 1999 dhe më vonë Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 1244 e cila e la Kosovën nën administrim ndërkombëtar dhe jo nën Serbinë.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt, 2008 Serbia parashtroi kërkesën e saj para Kombeve te Bashkuara që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shqyrtonte legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Organizata e Kombeve te Bashkuara i kërkoi gjykates të merrte çështjen dhe jepte opinionin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Ky opinion i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë erdhi në 22 Korrik, 2010 dhe me një shumicë 10 me 4 gjykata u shpreh qartazi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte cënuar ligjislacionin ndërkombëtar.

Në mbyllje, ju e lejuat zotin Jeremic të dalë pa lagur. Ju e bëtë atë të duket në sytë e opinionit public si një djalë i këndshëm, minister i jashtëm në moshe fare të re, një ish-student i Harvardit etj., pa i bërë atij pyetjet e vështira (për të cilat gazetarët e mirë njihen ). Pse shteti që zoti Jeremic përfaqëson ka një të kaluar aq gjakatare dhe nuk heq dorë nga diçka që e ka humbur përgjithmonë? Pse Rusia, Kina, dhe Greqia dhe jo SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Franca, Kandaja, Italia, etj., janë mes vendeve që nuk e njohin pavarësinë?

Pas vendimit te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shumë vende janë gati t’a njohin shtetin e ri të Kosovës dhe ju i dhuruat zotit Jeremic një platformë nga ku këtyre vendeve t’u bëhet thirrje për mos njohje dhe të kuptojnë se vendimi i tyre për njohje mund të jetë i gabuar dhe kjo është për të ardhur keq. Ju i keni borxh shikuesve tuaj një shpjegim rreth anës tjetër të historisë dhe unë shpresoj se ju do ta bëni këtë në të ardhmen e afërt.

Me zhgënjim,
Ilir Hysa
Kandidat për PhD
Nju Jork

--

Dear Mr. Zakaria,

I’m a fan of yours and a regular viewer of your program Global Public Square (GPS). I value your objectivity and your desire to go to the heart of the matter in every issue discussed.

However, this message to you is to express my disappointment (and probably of many others who value the truth) about the way you conducted your interview of August 8, 2010 with the Serbian Foreign Minister, Vuk Jeremic.

First, I’m not sure whether the content of the interview reflects your limited knowledge of the region or there is something else. You may not know about the Balkans as much as you know about other parts of the world and that’s understandable. However, when you take on a subject such as this you need to be fair. You could have done it by also inviting someone on the other side of the story – namely someone who could have explained why Kosovo’s Independence (Kosova as the natives call their homeland) is the best outcome for the region and why Serbia has lost its moral right to rule Kosovo. You also could have done it by having prepared a better summary about the reasons the Kosovars were forced to declare independence from Serbia.

You missed to convey to the viewers some very important pieces of information such as:

Kosovo and the Kosovars have been subject to genocide and ethnic cleansing by the Serbs for a very long time. This was the reason for which NATO intervened militarily in 1999 and later on the UN passed the resolution 1244 which left Kosovo under international administration and not under Serbia.

Following Kosovo’s declaration of independence on February 17, 2008, Serbia requested by the UN that the International Court of Justice (ICJ) take the case of the legitimacy of Kosovo’s independence. The UN Security Council asked the court to take the case and issue its opinion on it. The ICJ issued its opinion on July 22nd, 2010 and with a 10 to 4 majority made it clear that Kosovo’s declaration of independence did not violate international law.

In closing, you gave Mr. Jeremic a free pass. You made him come across as a likeable guy, the young foreign minister, a former Harvard graduate etc., without asking the hard questions. Why the country he represents has such a horrible blood trail and not giving up on something they have lost forever? Why Russia, China, and Greece and not the US, England, Germany, France, Canada, Italy etc., among the countries not recognizing the independence?

Following the ICJ ruling, many countries are about to recognize the new state of Kosovo and you provided to Mr. Jeremic a platform to turn those countries off and that is unfortunate. You owe your viewers an explanation about the other side of the story and I hope you do it in the near future.

With dissapointment,

Ilir Hysa

PhD Candidate

New York


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A ËSHTË MË E LEHTË TË FITOJMË BETEJËN PËR NJOHJE APO ATË PËR ZHVILLIM ? NGA FATON BISLIM (08.09.2010)
KUÇEDRA SHMANGET VETËM NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.08.2010)
AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË NDERON DY ISH ZYRTARË TË SAJ"Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë"Nga FRANK SHKRELI (08.07.2010)
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2010)
SIGURIA E QIELLIT MBETET ENDE NJË PRIORITET I SHËRBIMEVE INTELIGJENTE AMERIKANENga JANET NAPOLITANO, Foreign Affairs (08.07.2010)
SERBIA NUK MUND TË KETË FAT MË TË MIRË SE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.05.2010)
KUJDES NGA POLITIKA PUTINISTE NE BALLKANNGA FRANK SHKRELI (08.04.2010)
BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.04.2010)
SPIUNAZHI RUS NË EVROPËN LINDORENga GREGORY FEIFER (08.04.2010)
PROBLEMI MË I MADH I SERBISËNga PATRICK MOORE (08.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]