VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 11:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 08.12.2010, 10:54am (GMT+1)



Në Liqenin e Peruçacit të shterur nga thatësira janë zbuluar eshtra nga viktimat e dy konflikteve më të fundit, fshehur nga ata që i vranë barbarisht. Nuk dihet në janë myslimano-boshnjakë apo shqiptarë, apo edhe myslimano-boshnjakë edhe shqiptarë bashkë nga lista e gjatë e të zhdukurve. Tani dihet vetëm se kanë filluar procedurat e gjata të identifikimit të eshtrave përmes ADN-së. Të afërmit e viktimave, myslimano-boshnjakë dhe shqiptarë shpresojnë të gjejnë mbetjet e fundit të njerëzve të tyre për t'u blatuar të paktën nderime dhe lotë në banesën e fundit. Lista e shqiptarëve nga Kosova  të zhdukur nga koha e konfliktit përbëhet tani nga 1800 emra. Eshtrat e zbuluara në Liqenin e Peruçacit janë dëshmi e tragjedisë që kanë përjetuar myslimano-boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës, e cila dy vjet më parë ka shpallur pavarësinë nga Serbia. Kjo e fundit, nga ana e saj, nuk ndalet së mos hequri dorë nga Kosova.

Njëri prej atyre që vrapon më së shumti nga shteti në shtet duke bërë propagandë kundër Kosovës është ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç.

Ministri serb i jashtëm Vuk Jeremiç krenohet me backgound-in e tij akademik. Flet rrjedhshëm anglisht, pasi ka studiuar në Kambrixh dhe është postdiplomuar në Kennedy School of Government në Harvard. Duke qenë 35 vjeç përfaqëson gjeneratën e politikanëve të rinj të Serbisë, të cilët fati i ka shpëtuar t'i qëndrojnë larg periudhës kriminale të Serbisë të kohës së Milosheviçit.

Por bekgraundi akademik i Jeremiçit është në konstrast të plotë me përpjekjet e tij diplomatike kundër Kosovës, pasi zëri i tij i ri ka hyrë në rezonancë me zërat anakronikë të ultranacionalizmit, të atyre që vazhdojnë të krenohen me bëmat e gjëmat e Karaxhiçit dhe e ruajnë si relike Mlladiçin.

Kennedy School of Government për politikat dhe administrimin publik, nga ka marrë Master Jeremiç, është degë e Universitetit të Harvardit, ku kanë studiuar një pjesë e mirë baballarëve dhe burrashteteve të SHBA, duke filluar nga John Adams, John Quincy Adams, Theodore Roosevelt, Franklin Roosevelt, John F. Kennedy, George W. Bush,  Al Gore e Barack Obama, të cilët e përfaqësojnë vendin që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, krejt ndryshe nga ç' vepron Jeremiç.

Në këtë kontekst Vuk Jeremiç është në udhëkryqin e tij si politikan: a do të përfaqësojë zërin e tij apo të atyre që kanë shkaktuar tragjedi dhe drama në Ballkan, : a do sjellë në politikën serbe ato që ka mësuar në Kembrixh dhe Harvard apo do të ndjekë leksionet e vjetra të atyre që e kallën rajonin në flakë dhe i mbushën liqenet me eshtrat e krimeve të tyre. Në fund të fundit e përse të sakrifikojë kaq shumë karierën e tij politike Jeremiç për fajet e të tjerëve ?!

Si një politikan i ri, Jeremiç do të ishte dashur të insistonte që shteti i Serbisë, përderisa pretendon të jetë vend anëtar i BE-së, t'i zbulojë vendet ku regjimi barbar i MiIlosheviçit i ka fshehur gjurmët e krimit, siç ishte rasti më i fundit në Liqenin e Peruçacit.

Por atë që s'ka mundur ta bëjë Vuk Jeremiç e ka bërë natyra, e kanë bërë ligjet demokratike të natyrës, pasi natyra nuk ka duruar dot  të mbajë të fshehur në gjirin e saj një krim të përmasave të tilla, dhe ka dëshmuar në mënyrën e saj.

Natyra që i fryn lumenjtë  e liqenet, duke bërë që të pushtojnë e mbysin hapësira, ashtu i zbraz dhe i than  ata, duke ua zbuluar shtratet, siç bëri me Liqenin e Peruçacit, duke nxjerrë në shesh eshtrat e njerëzve të mjerë të vrarë barbarisht për fajin e vetëm se nuk i përkisnin nacionalitet serb dhe besimit ortodoks. Natyra e ka tharë ujin e Liqenit Peruçac duke e shndërruar atë në Liqenin e Eshtrave.

Liqeni i Peruçacit është kësaj here skena e dëshmisë së krimit të kryer nga makinera serbe e Milosheviçit, e mbajtur fshehur që nga konflikti kundër myslimanëve boshnjakë të Bosje-Hercegovinës apo gjatë konfliktit të Kosovës, që shkaktoi 10 mijë viktima, mijëra të zhdukur dhe 1 milionë shqiptarë të dëbuar me dhunë, të cilët arritën të kthehen në vatrat dhe shtëpitë e tyre falë ndërhyrjes të NATO-s dhe mbështetjes që kanë marrë nga SHBA dhe Perëndimi.

Pavarësia e Kosovës është shprehja adekuate në përgjigje të asaj tragjedie që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës, dëshmi e së cilës sot janë eshtrat e gjetura rastësisht pas njëmbëdhjetë vitesh në Liqenin e Peruçacit. Fragmentet e gjurmëve të krimit të makinerisë serbe të kohës të Milosheviçit, zbuluar sot  në Liqenin e Peruçacit duhet ta zgjojnë nga deliri edhe Vuk Jeremiçin, i cili duke qenë i privilegjuar nga mosha dhe edukimi akademik, duhet të sjellë një gjuhë tjetër në Serbi, përshtatur integrimeve që ka arritur rajoni dhe pretendimeve që ka Serbia për t'u integruar në BE. Pasi rrugë tjetër nuk ka. Në NATO dhe BE duhet të takohet i gjithë Ballkani.


VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !


Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ









ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUQIA AMERIKANENga JOSEPH S. NYE (08.12.2010)
POLITIKA E BANKROTITNga PATRICK MOORE (08.11.2010)
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.10.2010)
LETER Z. FAREED ZAKARIA, DREJTUES I PROGRAMIT FAREED ZAKARIA GPS GLOBAL PUBLIC SQUARE (GPS) NË CNN Nga ILIR HYSA, New York (08.10.2010)
A ËSHTË MË E LEHTË TË FITOJMË BETEJËN PËR NJOHJE APO ATË PËR ZHVILLIM ? NGA FATON BISLIM (08.09.2010)
KUÇEDRA SHMANGET VETËM NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.08.2010)
AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË NDERON DY ISH ZYRTARË TË SAJ"Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë"Nga FRANK SHKRELI (08.07.2010)
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2010)
SIGURIA E QIELLIT MBETET ENDE NJË PRIORITET I SHËRBIMEVE INTELIGJENTE AMERIKANENga JANET NAPOLITANO, Foreign Affairs (08.07.2010)
SERBIA NUK MUND TË KETË FAT MË TË MIRË SE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]