VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.27.2010, 01:28pm (GMT+1)


Nënë Tereza, figura më e shkëlqyer e shekullit XX dhe XXI, është shqiptare. Ajo nuk i takon asnjë partie politike, ajo nuk i takon asnjë grupacioni politik apo ideologjik, ajo i takon Zotit dhe njerëzimit.

Nëse ndokush kërkon që të gjejë një pikë afrimi dhe reference për të kuptuar afërsinë e Zotit dhe praninë e tij, mjafton që të njihet me figurën e Nënë Terezës, e cila ndërkohë simbolizon ngrohtësinë që duhet të ketë shteti për qytetarin e tij.

Nënë Tereza
ia përfaqëson vlerat Perëndimit, por rrezatimi i humanizmit të saj nuk i njeh kufizimet dhe nuk ia ndryjnë dot kufijtë. India kërkon ta ketë të vetën, Maqedonia po ashtu, por ajo, duke qenë shqiptare i takon gjithë botës. Nënë Tereza është ikonë për qytetërimin Perëndimor, jo më kot asaj iu akurdua Çmimi Nobel për Paqen më 1979, ndërkohë është ikonë për çdo shpirt njeriu, të cilit Zoti i ka falur jetën si dhuratë, pa marrë parasysh se cilës racë, etni apo feje i takon.

Vetëm regjimi diktatorial komunist në Shqipëri, nga më kriminalët në botë, e ndaloi Nënë Terezën të vinte këmbë në atdheun e saj për t'u takuar kësaj jete me nënën dhe motrën e saj, por ky regjim nuk do të arrinte kurrë të ndalte Nënë Terezën të krenohej se ishte shqiptare dhe t'i jepte bekimin shqiptarëve.

Çdo komb i qytetëruar Perëndimor do ta deshte ta kishte Nënën Terezën përfaqësuese të identitetit të vet kombëtar; çdo qytetar në Perëndim do të deshte që në gjakun e vet të kishte ADN-në e Nënë Terezës, si figurë e humanizmit kristian dhe humanizmit botëror, njëkohësisht, nën sermonin se të gjithë banorët e këtij rruzulli, pa dallim feje, ideje, ngjyre dhe race janë të barabartë midis tyre. Ky është sermon i Zotit dhe lirisë, vlerës më të madhe të Perëndimit.

Nënë Tereza nuk kishte fëmijë, ndërkohë ajo ishte Nëna e të gjithë fëmijëve të botës, për të cilët ajo i lutej Zotit, si t'i kishte fëmijët e vet. Nënë Tereza ishte mishërimi i Shën Marisë dhe Fatimes njëkohësisht, por ajo ishte diçka më shumë se aq, pasi ishte bija e Zotit. Ajo lindi virgjëreshë, jetoi virgjëreshë dhe vdiq virgjëreshë, ajo nuk mëkoi me gjirin e saj fëmijët e vet, ndërkohë ajo ishte nëna nëna ime, nëna e nënës time, nëna e gjyshes dhe stërgjyshes time, dhe do të jetë nëna e stërnipave dhe stërmbesave të mi, edhe kur ishim paganë, edhe kur u kristianizuam dhe tash që jemi myslimanë. Feja është shprehje e besimit, ndërsa Zoti shpreh gjithë  Universin, dhe Nënë Tereza ishte bijë e Zotit dhe gjithë Universit.

Kam pasur fatin të takohem disa herë me Nënë Terezën. Së pari kur isha korrespondente e Zërit të Amerikës, në vizitën e saj të parë tek Presidenti i Shqipërisë, z.Sali Berisha, pas zgjedhjeve të 22 Marsit 1992.  Ajo do të shoqëronte edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Vojtilën, në pranverën e 1993, kur në Aeroportin e Tiranës do t'i tregoja se një pjesë të këngëve dhe lutjeve të saj i kisha përkthyer në shqip dhe i kisha botuar tek Zëri i Rinisë. Ajo do të kënaqej pa masë, do të më lëmonte flokët e do të më bekonte dhe lus Zotin që bekimi i saj të më ndjekë gjithë jetën, mua familjen time dhe pasardhësit e mi, brez pas brezi.

Por bekimet e saj ajo ua blatonte më së shumti atyre që ishin në nevojë dhe në mjerim. Sot bota është e armatosur gjer në dhëmbë me armatime nga më të sofistikuarat, të cilat kanë destinacion shuarjen e jetës, ndërsa Nënë Tereza ishte e armatosur me armën më të fuqishme të kësaj bote, që është dashuria, pasi tek dashuria dhe dhembshuria ajo shihte ilaçin më mrekulli dhe çudibërës.

Si qëndrim atavik nga diktatura dhe regjimet pushtuese, është një qark antishqiptar, tepër i kufizuar, që përpiqet t'i japë Nënë Terezës konotacion fetar, ndërkohë që jeta dhe vepra e Nënë Terezës i ka tejkaluar të gjitha barrierat që e kufizojnë lirinë e njeriut dhe ka qenë në shërbim të humanizmit.

Nënë Tereza tregoi se çdo njeri përbën në vetvete një potencial të madh, të cilin Zoti ia ka dhënë për të ndihmuar dhe bërë mirë, si rruga e vetme dhe e sigurtë për të luftuar të keqen dhe qoftëlargun. Nënë Tereza po ashtu i rrëfeu njerëzimit se Vokacioni i saj ishte dashuria. Të jesh dishepull i Nënë Terezës, do të thotë të jesh dishepull i dashurisë prej së cilës ka lindur njeriu, njerëzimi dhe çdo mrekulli e kësaj bote.

(Ky Opinion u botua tek Bota Sot)




KËNGË NË FORMË LUTJE  

NGA NËNË TEREZA
(26 Gusht 1910 - 5 Shtator 1997)

(Këngë e Nënë Terezës në formë Lutje që e shqiptoi vetëm disa ditë përpara se të vdiste)

Si shumë po vepron qoftëlargu në anët tona !
12 misione me figura shenjtësh
do të doja të kisha në Shqipëri,
patjetër në Kosovë dhe 12 të tjera,
të luteshin murgeshat e mia
për të larguar të keqen
nga atdheu im.

Dua të kthehem në Shqipëri
t'u shërbej
më të varfërve të të varfërve të gjakut tim
Dhe në nderim
të kujtimit të prindërve dua të kthehem,
pranë tyre të mbyll sytë.

Ta dimë,
seicili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha.

(27 Gusht 1997)
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)
SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.22.2010)
E PARA VJEN KOSOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2010)
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)
ISLAMI NË DY AMERIKATNga ROSS DOUTHAT, New York Times (08.16.2010)
PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ (08.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]