E Shtunë, 11.16.2019, 10:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 08.30.2010, 06:48am (GMT+1)

Gjermania i ofroi Serbisë partineritetin e saj kryesor politik dhe ekonomik. Dhe i kërkoi asaj ta tërheqë mbrapsht rezolutën kundër verdiktit historik të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë të 22 korrikut 2010 për ligjshmërinë absolute të pavarësisë së Kosovës.

Ofertën e Gjermanisë e shqiptoi ministri i Jashtëm Guido Vestervele, në Beograd, në etapën e dytë të turneut të tij disaditor të filluar në Sarajevë dhe të përfunduar në Prishtinë. Mediat perëndimore, veçanërisht ato gjermane, në prag dhe gjatë qëndrimit të kryediplomatit Vestervele, theksuan fort vizionin modern gjerman me përparësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor, krejt të ndryshëm nga ai i baballarëve të kombit gjerman të kohës së Oto Bismarkut, vizion ky i themeluar nga kollosët Helmut Kol e Hans Ditrih Gensher dhe i thelluar nga politika e diplomacia e Berlinit gjatë njëzet viteve të fundit.

Nuk është e pakët të kesh partneritetin kryesor të Gjermanisë, njërit ndër vendet botërore me ekspansionin më të madh ekonomik, krahas Amerikës dhe Kinës, motorit kryesor tradicional të integrimeve evropiane, faktorit politik gjithnjë e më të pranishëm e më të dëgjueshëm ndërkombëtar. Natyra gjermane, karakteri gjerman, për më tepër, dihet, nuk e njeh retorikën, në kuptimin e saj klasik, në të kundërt, njeh shoqërimin e fjalës me vepra.

Beogradi e ktheu mbrapsht ofertën e Gjermanisë. Nuk pranoi ta tërheqë rezolutën famëkeqe serbe kundër Kosovës. Kështu Serbia bënte harakirin e radhës. Punë e madhe për të nëse nuk e bënte për të mirën e vet. Boll që ashtu i bënte dëm Kosovës.

Më shumë se në emër të vet, Gjermania shkonte në tri kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Beogradin, në emër të Brukselit dhe dërgonte mesazhin e politikës së formuluar nga kryediplomatja evropiane Eshton pas verdiktit historik të 22 korrikut 2010 për Kosovën. Vestervele i tha Serbisë se vendi ku ajo do të bisedojë me Kosovën është Brukseli dhe jo Nju Jorku, i tha Serbisë se fati i saj nuk është Nju Jorku po Brukseli.

Serbia e hodhi poshtë ofertën e Gjermanisë për të qenë partnere kryesore politike dhe ekonomike e saj. Serbia e hodhi poshtë ofertën e Bashkimit Evropian për integrim me përparësi. Dhe nuk pranoi ta tërheqë rezolutën e saj famëkeqe kundër Kosovës dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme.

Në Beograd janë zgjuar dy nostalgji ogurzeza për Serbinë: nostalgjia e periudhës së Luftës së Ftohtë, kur Beogradi ishte i privilegjuari i Perëndimit dhe Lindjes, i botës së parë të dytë dhe të tretë. Kjo kohë nuk kthehet kurrë, edhe sikur të pëlcasin nga politikanit i parë tek i fundit i kryeqytetit serb. Federata ishte thesari të cilin serbomëdhenjtë e hodhën përfundimisht në greminë dhe nuk del prej andej kurrë me çfarëdo krrokame t'i falet Beogradi qoftëlargut.

Beogradit i është zgjuar edhe nostalgjia për Nënën Rusi. Dhe harron se ka perënduar një herë e përgjithmonë për Serbinë koha e shumë nënave. Nuk mund ta bësh lojën e Rusisë në Kombet e Bashkuara dhe të kërkosh të jesh e privilegjuara evroveriatllantike njëkohësisht. Dhe harron se kapitalin e grumbulluar nga federata e ka çuar ajo vetë dëm, e ka prishur ajo vetë për faqe të zezë me katër luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, kundër sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Duke u bërë tentakul e zgjatur e Rusisë në Ballkan, ndoshta Serbia mendon se do ta kërcënojë Evropën në mënyrë permanente me destabilitet. Pas një vargu kasaphanash në Ballkanin Perëndimor, pas një politike gjithnjë e destruktive ndaj fqinjëve, Serbia duhet ta kuptojë se vjen një ditë që Perëndimi lodhet me të, mëzitet me të, Serbia duhet ta kuptojë se politika kundërvënëse ndaj Perëndimit nuk mund të jetë më shpërblyese. Aq më keq, nuk mund të jetë shpërblyese në kuadër të projektit të saj të Serbisë së Madhe, të cilin e kërkon nëpërmjet gjysmës së Bosnjës dhe një të tretës së Kosovës. Këto prirje të theksuara kaq shumë kohët e fundit në Beograd ia çojnë ngjethjet në palcë të kockës gjithkujt në gadishull. Dhe nuk mund të mos ketë kundërpërgjigjen e përpjesëtuar.

Përditë e më shumë Serbia po i ngjan kështu asaj shpezës së keqe krrokatëse që, pasi iu turret kokave të të tjerëve, i kthehet përfundimisht kokës së vet, ngaqë, siç thotë filozofia popullore "e ka më ngat".

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.27.2010)
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)
SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.22.2010)
E PARA VJEN KOSOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2010)
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]