E Shtunë, 10.19.2019, 08:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 09.08.2010, 08:37am (GMT+1)

Përkujtimi me madhështi dhe njëkohësisht përvujtëri i 100 vjetorit të së lumes Nënë Tereza, nga rangu i besimtarëve dhe i qytetarëve deri tek ai i shtetarëve, me pjesëmarrje të lartë dhe të përkushtuar, është edhe një dorë e zgjatur miqësie e Shqipërisë, Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve që troket çiltër në dyert e Vatikanit.

Miqësinë ndërshtetërore dhe ndërnjerëzore me Vatikanin dhe krishterimin perëndimor e kanë gjithnjë në krye të rendit të ditës edhe shtete e kombe ku aktualisht dhe historikisht nuk ka dhe nuk ka pasur të krishterë. Ndaj një politike të tillë shërbejnë kontaktet ndër-religjioze, si dhe pikëtakime të tjera interesash të përbashkëta a të përafërta nga më të ndryshmet. Vatikani konsiderohet si një çelës i veçantë për marrëdhënie sa më të suksesshme dhe integrime me Evropën dhe Perëndimin.

Kosova, Shqipëria, shqiptarët në përgjithësi, me një histori dymijëvjeçare të krishterimit perëndimor, me një prani të konsiderueshme të katolikëve shqiptarë në përbërje të kombit tonë, me një theks të fuqishëm katolik të kulturës dhe të identitetit tonë, kemi infrastrukturën më të bollshme pothuaj në të gjithë gadishullin tonë për të pasur marrëdhëniet më të ngushta me Vatikanin.

Në brendësi të gadishullit të Ballkanit (Ilirikut) shqiptarët janë të vetmit që e ruajtën krishterimin perëndimor. Vende dhe kombe të tjera u shndërruan tërësisht në të krishterë lindorë, ndërsa të tjerë pjesërisht në të krishterë lindorë dhe në myslimanë. I vetmi komb që u sakrifikua, madje deri në zgripin më të hollë e më të skajshëm të mbijetesës kolektive, është kombi shqiptar. I vetmi komb që e vuri vëllezërinë e gjakut mbi dallimet fetare ndaj të krishterëve të vet, pra edhe katolikëve, është kombi shqiptar. Toleranca ndërmjet myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, një tolerancë krejtësisht ndërvëllazërore ndërshqiptare është tashmë proverbiale dhe përbën një thesar të veçantë me të cilin kombi ynë e pasuron identitetin e Evropës dhe të Perëndimit në përgjithësi.

Katolicizmi shqiptar ka rëndësi, pra, jo vetëm për rrënjët historike të tij në këtë vend e në këtë komb, jo vetëm për papët, kardinalët, shenjtorët e tjerë, por edhe për veçoritë që ka ai në Ballkan si në asnjë hapësirë tjetër të botës, por edhe për rolin që ai ka pasur dhe duhet ta ketë të shumëfishuar në Evropën krishtere dhe perëndimin e krishterë.

Nga ky kënd e nga ky kuptim, politika në Tiranë e në Prishtinë, në mënyrë absolutisht koherente këto njëzet vite të pas Luftës së Ftohtë ka ngulmuar në forcimin e miqësisë me Vatikanin. Me një vizion dhe shpirt të kampionit evropian e perëndimor Presidenti Ibrahim Rugova trokit aq shpesh, fort e ngulmueshëm në Vatikan tek Papa Gjon Pali II dhe i gjeti gjithmonë dyert e hapura. Në vizitën e prillit 1993 në Shqipëri, Papa Gjon Pali II u prit me dashuri, në mënyrë masive, nga të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve nga të gjitha hapësirat e tyre dhe diaspora.

Nënë Tereza, sa ishte gjallë, sidomos në ato vite kur ajo vinte shpesh në Shqipëri dhe takohej hapur me shqiptarët nëpër botë, e kuptonte rolin e saj edhe në jetë, edhe pas jetës, edhe në prani, edhe në mungesë, në miqësinë e bashkëkombësve të saj me Vatikanin. Sidomos ato vite, Nënë Tereza punoi me intensitet të madh e vetëdijë të thellë, hyjnore, edhe për jetën, edhe për pasjetën e saj në relacionet shqiptarë-Vatikan, shqiptarë-krishterim perëndimor. Adhurues i Nënë Terezës, mik i madh i shqiptarëve, Papa Gjon Pali II e kuptoi këtë dhe, me procedura të shpejta bëri lumnimin e Nënë Terezës dhe e vuri në rrugën e duhur procesin e shenjtërimit të shpejtë të saj.

Edhe kremtimet e vjetshme të veçanta në përkujtim të përvjetorit të lumnimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II, edhe viti 2010 i kushtuar krejtësisht Nënë Terezës nga Tirana dhe Prishtina do parë dhe përshëndetur, veç të tjerave, edhe si përpjekje sensibilizuese e të dy kryeqyteteve tona ndaj Vatikanit për ta pasur në qendër të vëmendjes procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ndryshe nga procesi i Nobelit dikur, për të cilin nuk ua kishte nevojën aspak shqiptarëve, Nënë Tereza nuk mund të ndikonte as të ndërhynte në proceset e lumnimit dhe shenjtërimit. Kjo është detyrë tashmë e ne shqiptarëve, veçanërisht e katolikëve shqiptarë.

E kam kuptuar dhe përshëndetur atë politikë të Tiranës që edhe publikisht është përpjekur të ndikojë në Vatikan për përfaqësim më të mirë të katolikëve shqiptarë në Selinë e Shenjtë. Papa Gjon Pali II, përkrahësi i madh i çështjes së Kosovës, nuk mund të bënte më shumë se zgjedhjen e Mikel Koliqit, të parit kardinal shqiptar pas disa shekujsh, si dhe lumnimin e Nënë Terezës, ndërsa për shenjtërimin e saj ai nuk jetoi as sa për kohën më minimale të nevojshme.

Kosovën e pavarur dhe sovrane, jemi dëshmitarë, e njohën pa humbur kohë një mori vendesh të krishtera perëndimore, shumë prej tyre katolike. Ndërkohë, mjerisht, janë ende pak vendet myslimane, ortodokse, politeiste dhe të tjera, të cilat e kanë njohur deri tash shtetin më të ri të botës.

Përpjekjet për të rritur përfaqësimin e katolikëve shqiptarë në Vatikan janë përpjekje domethënëse për të rritur miqësinë e Kosovës, Shqipërisë, të shqiptarëve në përgjithësi me Vatikanin. Këto përpjekje të Tiranës dhe Prishtinës janë një diplomaci e madhe, në kuptimin e një diplomacie vizionare, sepse synojnë rritjen e peshës, të rëndësisë, të rolit të katolikëve shqiptarë në proceset religjioze krishtere perëndimore, çka bashkëkombësit tanë, vëllezërit tanë të gjakut e meritojnë edhe për shkak të krishterimit dymijëvjeçar të pandërprerë shqiptar, edhe për shkak të mbijetesave të papërshtatshme fqinjësore gjatë shekujve, edhe për shkak të përballjes vigane me ateizmin shtetëror, edhe për shkak të meritave të pashoqe ndaj kombit dhe kishës, edhe për shkak të cilësive të rralla individuale dhe kolektive të shqiptarëve katolikë e të klerikëve katolikë në konteksin unik të një kombi me tolerancë shembullore ndërfetare.

(Ky opinion është botuar me 10 Shtator tek Bota Sot)

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME ÇMIMIN "DUART E SHPRESËS" ISH ZËVENDËS SEKRETARIN E SHTETIT AMERIKAN, AMBASADORIN NICHOLAS BURNSNga FRANK SHKRELI (09.07.2010)
NGA DO T'IA MBASH ZOTI TADIQ?Nga PATRICK MOORE (09.07.2010)
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANENga ELIDA BUÇPAPAJ (09.07.2010)
SUPER-E THYER, SUPER-E KURSYER, SUPER-FUQI?Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times dhe International  Herald Tribune (09.06.2010)
VDEKJA E POETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.06.2010)
AMERIKA PAS IRAKUTNga ROGER COHEN, New York Times (09.04.2010)
Në kërkim të lideritRUGOVA I RI SHKAKTON FURTUNË NË KASTËN E VJETËR TË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI (09.02.2010)
IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010) Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York (09.01.2010)
FATI I UKSHIN HOTITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]