VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi BotënTRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 05:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Përvjetori i një Lëvizjeje që Tronditi Botën

TRIDHJETËVJETORI I KRIJIMIT TË LËVIZJES SOLIDARNOSHQ

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 09.02.2010, 06:56am (GMT+1)

 

 

Lech Valesa

Kjo jave shenon 30-vjetorin e krijimit te levizjes polake, qe ne Poloni dhe anembane botes njihej si sindikata Solidarnoshq, nje levizje shoqerore anti-komuniste e pa-dhune, e cila ne kulmin e influences se saj bashkoi dhjete milione polak. Ky pervjetor ka rendesi historike per te gjithe ish-boten komuniste ne zonen gjeografike te Euro-Azise, pasi ngjarjet e asaj kohe ne Poloni paten nje efekt gradual e te gjithanshem edhe ne vendet e tjera te rajonit, pra edhe ne trojet tona shqiptare. Per me teper, ky pervjetor ka rendesi per shqiptaret, pasi dihet se levizja paqesore Solidarnoshq e puntoreve polake kishte influencuar edhe mendimet e fillozofine politike te Dr. Ibrahim Rugoves, i cili kete levizje e shikonte pjeserisht si model per arritjen e objektivave te shqiptareve per çlirimin e Kosoves nga zgjedha serbe.

Ne Gusht te vitit 1980, puntoret ne "Kantierin Lenin" te qytetit Gdansk filluan nje greve, te pa-degjuar dhe te pa shembullt deri atehere, per boten komuniste. Greva qe zgjati dy jave, çoi ne nenshkrimin e nje marreveshjeje me qeverine komuniste polake, e cila me ne fund pranoi kerkesat e punetoreve. Ne fillim, kerkesat e puntoreve te kantierit ne Gdansk ishin te karakterit lokal, por nderkaq, grevat u perhapen edhe neper fabrika anembane Polonise duke e ngritur numrin e kerkesave ne ate qe u njoh si lista me "21 pike", e cila perfshinte te drejtat e punetoreve ne pergjithesi, çeshtje shoqerore, siç ishin lehtesimi i cenzures, te drejta te reja per Kishen Katolike, lirimin e te burgosurve politike, permersimin e sherbimit shendetesor dhe legalizimin e sindikatave te punetoreve. Si rrjedhim, pranimi i ketyre kerkesave nga regjimi polak, perfundoi ne krijimin e sindikates se pare te lire, jo komuniste polake -- Solidarnoshq, e cila nente vjete me vone solli ne pushtet Zotin Lech Walesa, kryetarin e Solidarnoshqit, duke rrezuar keshtu regjimin komunist te Varshaves, vendi i pare nga satelitet sovjetike, ne Evropen Lindore, qe beri nje gje te tille.

Eshte e pa mundur te merret me mend se do te kishin ndodhur ndryshimet politike ne Evropen Lindore te vitit 1989 dhe me vone, po mos te ekzistonte levizja Solidarnoshq dhe marreveshjet e arritura ne ate kohe me qeverine polake, marreveshje keto qe influencuan, jo vetem politiken mbrenda Polonise, por ne te njejten kohe edhe marredhenjet nderkombetare. Gjate 1980-ave, me kujtohet se -- pas krijimit te Solidarnoshq-it, ne Perendim shprehej shqetesimi se ngjarjet ne Poloni do te çonin ne shtypjen e kesaj levizjeje, siç kishte ndodhur me pare, kur popujt e Evropes Lindore ishin perpjekur te çlironin veten nga zinxhiret e dominimit sovjetik -- si ne Gjermanine Lindore me 1953, ne Hungari me 1956 dhe ne Cekoslovaki me 1968 -- revolucione keto qe u shtypen brutalisht nga forcat sovjetike.

Suksesi i levizjes Solidarnoshq ne Poloni, sipas shume eksperteve, pergatiti rrugen per politiken e ashper anti-komuniste qe ndoqi Presidenti amerikan, Ronald Reagan gjate 1980-ave. Gjithashtu, ata thone se afersia e pikepamjeve te Presidentit Reagan dhe Papes Gjon Palit te dyte ne lidhje me politiken çnjerezore te komunizmit, pershpejtoi procesin e çmontimit te komunizmit ne Evrope. Ilustruese per kete eshte fakti se me 12 Qershor te vitit 1987 Presidenti Reagan ishte ne Berlin e Papa Gjon Pali i Dyte ndodhej ne Gdansk te Polonise, por me te njejtin mesazh: liri e demokraci, respekt per te drejta te njeriut, dhe ne te njejten kohe shprehen shpresen se ndryshimet do te realizoheshin ne te gjitha vendet ku mohohej liria per te adhuruar Zotin.

Lech Walesa i tha ditet e fundit nje televizioni amerikan se para vizites se Papes ne Gdansk, ai kishte perkrahjen e jo me shume se dhjete vetave per levizijen e tij anti-komuniste, por pas vizites se Papes, numri u rrit ne dhjete milione. Si rrjedhim, regjimi komunist shpalli te paligjshem levizjen Solidarnoshq dhe kunder Papes u be atentat, por as Papa Gjon Pali i Dyte as Presidenti Reagan nuk u frikesuan nga armiqte e tyre. Ne te te vertete, ata intensifikuan bashkepunimin dhe bashkerendimin e perpjekjeve deri ne renien e Murit te Berlinit, qe me ne fund solli lirine dhe demokracine per qindra miliona njerez anembane Evropes Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Presidenti polak, Zoti Bronislaw Komorowski, me rastin e 30-vjetorit kete jave, te krijimit te Levizjes Solidarnoshq tha se "pas asnje dyshim, Levizja Solidarnoshq dhe lufta ne kantierin e Gdansk-ut dhe anembane Polonise, si edhe fitorja e revolucionit te vitit 1980 dhe 1989, bejne pjese ne momente te rralla te historise, qe ne (polaket) kemi percaktuar te ardhmen e Evropes, e ndoshta te botes."

Sekretarja amerikane shtetit, Zonja Hillary Clinton i dergoi "pershendetjet me te perzemerta" popullit polak me rastin e ketij pervjetori, duke thene se "ne i nderojme ata qe, 30 vjete me pare, qendruan kunder tiranise. Heronjte e Solidarnoshq-it ishin te vetdijshem se populli polak deshironte dhe meritonte me shume nga vendi i tyre dhe ata vune themelin e Polonise se sotme."

Ne kete pervjetor, edhe ne shqiptaret duhet t'i kujtojme dhe t'i falenderojme heronjte e Soilidarnoshq-it per flijimet dhe sakrificat e tyre, te cilat me ne fund çuan ne shperberjen e nje sistemi qe kishte roberuar individe e popuj per pothuaj nje gjysem shekulli. Historia duhet te njohe se ishin polaket ata qe meritojne kredine per gjunjezimin e bllokut sovjetik, para kerkesave te Levizjes Solidarnoshq per liri, demokraci dhe per dinjitet njerezor. Atje, ku shume levizje te meparshme kunder komunizmit kishin deshtuar, krijimi i Levizjes Solidarnoshq, perberi fillimin e mbarimit te regjimeve komuniste anembane Evropes Lindore e ish-Bashkimit Sovjetik.

 Papa polak Vojtila dhe Presidenti Ronald Regan

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IRAKU - FUNDI I NJË LUFTE TË PAPËRFUNDUAR(Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Presidenti Obama në fjalën e tij të 31 Gushtit 2010) Nga ILIR HYSA, PhD Candidate, New York (09.01.2010)
FATI I UKSHIN HOTITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.31.2010)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.31.2010)
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.27.2010)
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]