E Premte, 09.20.2019, 04:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 08.31.2010, 08:48pm (GMT+1)

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, më 30 gusht 2010, mungoi në apel përsëri një emër i madh i kombit tonë, Ukshin Hoti.

Ukshin Hoti është nga ato figura biografia e të cilëve vazhdon të plotësohet e të pasurohet edhe në çfarëdo mungese të tyre fizike, si në rastin e tij, edhe kur nuk dihet më prej tyre as nam, as nishan.

Në biografinë e Ukshin Hotit shkruhet për arsimin e tij dhe për jetën e tij derisa fillon rrugën e armiqësimit të hapur kundër pushtuesit. Nga ajo datë, 19 Nëntor 1981, Ukshin Hoti i bën vetëm katër vite jete në liri, domethënë jashtë burgut ose jashtë izolimit. Në këto pak vite është marrë me mësimdhënie, politikë të mirëfilltë dhe me publicistikë. Data tjetër, guri i dytë kilometrik në biografinë e Ukshin Hotit është 16 Maji 1999, më pak se një muaj nga çlirimi i Kosovës, kur mbaronte afatin e burgut dhe, sipas dëshmive të të bashkëburgosurve shqiptarë, tre zyrtarë të sigurimit serb e muarën me vete nga Burgu i Dubravës (Istog, Kosovë). Prej asaj date familja, të afërmit, Kosova, opinioni shqiptar, opinioni i interesuar në botë nuk dinë më asgjë për fatin e Ukshin Hotit.

Me shkollim të plotë në shkencat politike, i profilizuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, me specializime pasuniversitare edhe në universitetet amerikane, Ukshin Hoti ishte i vetmi i majtë shqiptar me formim perëndimor. Libri i tij "Filozofia politike e çështjes shqiptare", botuar më 1995, të cilin e kam lexuar me vëmendje dhe interes, dëshmon se Ukshin Hoti ishte i vetmi filozof në politikën e majtë moderne shqiptare. I tillë, ai do t'iu nënshtrohej vetëm bindjeve të tij prej kur ai haptas iu dilte krah studentëve shqiptarë në kërkesat për Kosovën Republikë e deri në çfarëdo fundi që mund të ketë pasur.

Nacionalist i majtë perëndimor, Ukshin Hoti do ta bënte jetën e tij pjesë të natyrshme të jetës së kombit të tij dhe fati i tij do të bëhej kështu pashmangshëm pjesë e fatit të kombit. Tri ditë pas largimit të tij nga burgu i Dubravës, më 19 maj 1999, dihet se në atë burg ka ndodhur, siç thonë kronikat e kohës, masakra më e përgjakshme, ku janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe. Atë pranverë të vitit 1999, në kulmin e fushatës ajrore të NATO-s kundër makinerisë serbe të luftës, Krusha e Madhe, fshati i Kosovës ku Ukshin Hoti lindi më 1943, do të shënohej në hartën e njerëzimit si një nga qendrat më të mëdha të masakrave të Serbisë. Babain dhe vëlllain, si dhe 174 bashkëfshtarë të tij do t'ia masakronin forcat serbe.

Pas 16 majit të vitit 1999, për figurën e Ukshin Hotit mund të shtohet përditë nga një rresht, ku të përsëritet e të përsëritet se mllefi, zemërimi, urrejtja e Serbisë kundër kësaj figure është përherë e më i pangopshëm, është një mllef, një zemërim, një urrejtje nga ato që nuk dinë kurrë të falin, nuk pranojnë kurrë të falin. Në një përpjekje sensibiluzuese të opinionit ndërkombëtar për lirimin e Ukshin Hotit nga burgu, diku në mesin e viteve 1990, Ismail Kadare shprehej: "Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."

Motori i mendimit të gjeniut Kadare, nxjerr tingull të veçantë kur shprehet për politikanin e intelektualin e madh disident, si atëherë kur ai ndesh në mineral të rrallë. Dhe përmbyllet me një parandjenjë të zymtë. Ndoshta parandjenja e Kadaresë ka gabuar, ndoshta profecia ka mbetur e pakryer. Sidoqoftë, misteri të cilin Beogradi e trash rreth fatit të kësaj figure, duket se jo vetëm e kënaq hakmarrjen e paprerë ndaj tij, por edhe i kënaq cmirat dhe zilitë e dikurshme ndaj kësaj figure ndër bashkëvuajtësit, bashkëveprimtarët dhe... bashkëmendimtarët.

Natyrisht, Ukshin Hoti ka pasur bashkëvuajtës dhe bashkëveprimtarë. Por sa ka pasur bashkëmendimtarë? A ka qenë ai në fushën e mendimit politik një lis vetmitar në një kuotë tepër të lartë, prej të tjerëve i paarritshëm?

Në biografinë e Ukshin Hotit, të pas 16 majit 1999, sidoqoftë mungon ngulmimi për ndriçimin e fatit të tij. Ngulmim që nuk duhej të kishte reshtur kurrë. Që nuk duhej të kishte kursyer veten kurrë. Në biografinë e tij mungon edhe qëndrimi i institucionalizuar ndaj trashëgimisë së tij. Ukshin Hoti ka lënë vetëm dy libra të botuar, ndërkohë që ka pasur një veprimtari të bollshme publicistike në gazeta e revista shqiptare.

Ndaj një figure të tillë, çfarëdo kundërthëniesh të përfytyrohen apo të ushqehen ndaj fatit të tij të pas 16 majit 1999, transparencat nuk mund të kenë më statusin e tabuve. Aq sa të dijë, Prishtina duhet të nxitet të flasë. Ndërsa Beogradi duhet të detyrohet patjetër ta bëjë këtë.

Dhe nuk i përket asaj moshe kur mund të shpallej i vdekur. Nëse i mbijetuar, do të ishte 67 vjeçar.

Në jetë, aq sa kam mundur ta shfletoj unë kuptimin e jetës së tij, Ukshin Hoti është përpjekur t'i zhdukë hendeqet kundërthënëse midis tij dhe shqiptarëve të tjerë, midis mendimit të tij dhe mendimit tjetër kombëtar, duke e bërë veten sa më thjesht pjesë të fatit të përbashkët. Dhe tash ai mungon bashkë 1800 shqiptarë të tjerë të zhdukur atë pranverë të vitit 1999 nga forcat pushtuese. Mes tyre, çka besoj se Ukshin Hoti nuk do ta donte kurrsesi, mbetet trilleri më i bujshëm shqiptar, sado i heshtur, sado i hijesuar apo i errësuar të jetë intelektuali, politikani, filozofi, shkrimtari ynë.

(Ky opinion është botuar me 1 Shtator 2010 tek Bota Sot)

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ (08.31.2010)
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.27.2010)
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]