E Premte, 09.20.2019, 03:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 10.24.2010, 03:44pm (GMT+1)

Jo se edhe unë po bie prè e tundimit ndaj kësaj fjale, në të vërtetë aq e modës, ndonëse kurrnjëherë e lëvruar nga unë. Por si term ajo është bërë tejet e pazëvendësueshme në sferat burokratike.

Titulli i shkrimit tim më shqip do të ishte "E drejta e Kosovës për të hyrë në dosjet e spiunëve të saj". Shkasin e shkrimit e marr nga një lajm i Shkupit, ku thuhet se

"Komisioni për Verifikimin e Fakteve në Maqedoni, një organ që po bën pastërtinë e figurave publike, pohon se në arkivat e vendit nuk ndodhen të gjitha dosjet e shërbimeve sekrete, dhe shton se një numër i madh i tyre duhet të jenë në Beograd, që nga koha e Jugosllavisë." Më tej: "Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ndodhet në Beograd ku ka kërkuar që dosjet e shtetasve të Maqedonisë të transferohen në Shkup. Ligji për pastërinë e figurave në Maqedoni përfshin periudhën nga viti 1945 deri në 1991. Personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete nuk lejohet të ushtrojnë poste zyrtare."

Këto pak rreshta e përbëjnë thelbin e gjithë asaj që unë dua të parashtroj në rreshtat e mi këtu më poshtë. Një shtet ish komunist, sipas meje, është demokratik aq sa ai e ushtron të drejtën për të hyrë në dosjet e spiunëve të saj, duke i qëruar spiunët nga zyrat e administratës së vet dhe duke e pastruar figurën zyrtare të shtetit të vet, duke e pastruar kështu fytyrën e tij edhe përballë shteteve të tjera, edhe përballë qytetarëve të vet. Një shtet i ri, gjithnjë sipas meje, si edhe puna e Maqedonisë në lajmin e mësipërm, është shtet aq sa ai arrin të hyjë në dosjet e spiunëve të vet, kudo që të ndodhen ato dosje. Aq më tepër, pra, Kosova, e ka të domosdoshme për të hyrë në dosjet e spiunëve të saj në një kohë sa më të shpejtë të mundshme. Nëse Maqedonisë i interesojnë dosjet për periudhën 1945-1991, Kosovës do të duhej t'i interesonin dosjet për periudhën deri më 2008, kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran.

Nëse Maqedonia i ka një pjesë të dosjeve të spiunëve të saj në Beograd, me siguri Kosova i ka atje pjesën më të madhe të tyre. Veçanësitë e statusit të Kosovës gjatë periudhës së pushtimit dhe veçanësitë e shkëputjes së saj kanë bërë që pjesa më e madhe e dosjeve të spiunëve të jenë në Beograd. Nëse Maqedonisë i interesojnë dosjet e spiunëve thjesht për ta pastruar administratën shtetërore, për të ngritur kështu standardet e demokracisë dhe, vetvetiu, për të konsoliduar shtetin, arsyet e Kosovës për ta bërë këtë janë të shumta dhe të shumëfishta në krahasim me Maqedoninë dhe me vendet e tjera të ish federatës.

Maqedonia nuk ishte një nga përbërësit më të parapëlqyer dhe më të privilegjuar të ish federatës jugosllave. Megjithatë, në këtë drejtim, ajo nuk ka të krahasuar me Kosovën. Pra, vetvetiu, kuptohet se Maqedonia nuk ka qenë objekt aq i përqëndruar sa Kosova për shërbimet sekrete me qendër në Beograd. Edhe mundësia që Beogradi të vazhdojë t'i mbajë në aktivitet këto shërbime në Kosovë ekziston shumë më tepër se në Maqedoni dhe në vendet e tjera të ish federatës e të rajonit.

Sllovenia dhe Kroacia vende që e kanë kryer këtë proces shumë më thellë dhe pa vonesa, duket se e kanë kryer atë pa zhurmë e bujë. Kjo ka ndodhur, them unë, falë mirëkuptimit mes faktorëve politikë. Maqedonia bën për herë të parë zhurmë, ngaqë janë përplasur për këtë partitë e atjeshme, pozita dhe opozita, madje janë përplasur kryesisht dy partitë më të mëdha shqiptare, ku Partia Demokratike Shqiptare në opozitë e akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim në pushtet se zyrtarët e saj në administratën shtetërore të Maqedonisë kanë qenë spiunë të regjimit komunist jugollsav.

Ngjyrimi "spiun i regjimit komunist jugosllav" i kontekstit të Maqedonisë është tejet më i lehtë se ai i kontekstit të Kosovës. Kosova është trajtuar në mënyrë armiqësore nga Beogradi gjatë gjithë kohës. Prandaj tema e pastrimit të figurave të zyrtarëve të administratës shtetërore të Kosovës është shumë më delikate se në kontekstin e Maqedonisë.

Megjithatë as për Kosovën kjo temë nuk mund të jetë tabu. Madje duhet të jetë një ndër temat kryesore në trajtimet e bisedimeve apo dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Edhe miqtë e aleatët tanë duhet ta kuptojnë sa e ndjeshme është kjo temë midis dy vendeve fqinje në bisedime aq vendimtare, ku Serbia mund ta përdorë si thembër Akili këtë pikë të dobët të Kosovës në këtë proces, ku Kosova duhet të përfaqësohet domosdo nga njerëzit e saj më të pastër.

Zgjedhjet e tashme parlamentare do të kishin qenë një rast i mirë për Kosovën që ta shkarkojë pjesëmarrjen politike nga pasojat e së shkuarës së pushtimit, pra nga të ndoturit prej pushtuesit. Miqtë dhe aleatët do të jepnin një ndihmë tjetër të pallogaritshme nëse ia lehtësonin Kosovës këtë barrë dhe ia bënin asaj të mundur që të mos ketë në administratën e saj njerëz në shërbim kundër interesave të saj. Ky hap, në fakt, do ta bënte Kosovën shtet më shumë se çdo hap tjetër.

(Botuar në Bota Sot më 23 tetor 2010)

--

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.23.2010)
MESDHEU DHE EVROPASelia ku takohen civilizimet e mëdha kulturore dhe historikeNga DR. ALBAN DACI (10.22.2010)
NËSE KINA E LIRON FITUESIN E NOBELIT, AJO DO TË TREGOJË FORCËN E SAJNga VÀCLAV HAVEL DHE DESMOND M. TUTU, Washington Post (10.22.2010)
RRUGA QE "BASHKOI" POLITIKEN SHQIPTARE DHE  MIRESJELLJET POLITIKE Nga FRANK SHKRELI (10.21.2010)
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2010)
NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]