VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi
E Martë, 10.06.2009, 08:31am (GMT+1)

 

 

Voal-online -Pas Cindy Crawford, Demi Moore, Nelly Furtado, Stella Tennant e Pamela Anderson, edhe Elle Macpherson është konvertuar në lindjen në shtëpi. Në kundërtendencë me shumë famoze si Angelina Jolie, Britney Spears, Madonna e Victoria Beckham, që kanë parapëlqyer më tepër një operacion cezarian të programuar, modelja 46 vjeçare, aktore dhe afariste australiane, e njohur si "The Body", ka sjellë në jetën më 2003 fëmijën e saj të dytë në një vaskë lindjeje, në shtëpi, duke ndjekur ritmet natyrale të fëmijës së saj.

Ka qenë kjo një përvojë kaq pozitive sa ta shtyjë t'iu japë përkrahjen e saj qindra nënave  australiane të cilat kanë marrë pjesë ditëve të shkuara në Kanbera në një manifestim kundër qeverisë federale, e cila në fakt kërkon ta nxjerrë jashtë ligjit lindjen e fëmijës në shtëpi.

 

Një mori nënash, të sapolindurish, fëmijësh dhe mjekesh obstetre, të pajisur me pllakate, me fotografi të fëmijëve të lindur në shtëpi dhe shumë çadra, ndonëse nën një shi që binte papaushim, kanë realizuar një protestë para selisë së Parlamentit australian për ta mbrojtur të drejtën e grave që të zgjedhin një opcion që, për shembull, në Holandë përbën 33% të lindjeve. Kompanitë e sigurimeve mjekësore nuk marrin përsipër pagesat për lindjet në shtëpi dhe qeveria nuk ka ndërmend të financojë në këtë drejtim. Mjeket që ndihmojnë lindjen në shtëpitë rrezikojnë të gjobiten me 30 mijë dollarë.

Elle MacPherson ia ka dërguar një mesazh personal përkrahjeje protestës së nënave australiane: "E kam lindur fëmijën tim në ujë, në një mjedis të ngrohtë dhe të mbrojtur, me ndihmë mjekësore të mrekullueshme. Kjo më ka bërë të ndihem shpirtërisht e sigurtë dhe të sjell në jetë ëmbëlsisht fëmijën time. Do të doja që nënave australiane t'iu jepet mundësia ta përjetojnë përvojën time. Befasohem kur marr vesh që më pak se  5% e nënave australiane mund të zgjedhin zhytjen në ujin e ngrohtë për të ndjerë më pak dhimbje gjatë lindjes.
E ftoj me ngulm sistemin shëndetësor në Australi për t'iu ofruar grave mundësinë për këtë zgjedhje."

 

(http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë (10.05.2009)
Lionel Mesi, historia e një suksesi të lindur nga dhimbja (10.03.2009)
Polanski të qëndrojë në shaletin e tij? (10.02.2009)
Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA (10.01.2009)
In Memoriam: Radio Evropa e Lirë kujton dy kolegët e saj: Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar (10.01.2009)
Skarlet: Jam më pak femërore se Penelopa (09.30.2009)
Rashida Dati, ish ministrja e Drejtësisë të Francës, e kritikuar rëndë në një libër shkruar nga i vëllai (09.30.2009)
Avril Lavinje, vajza kanadeze që i çmend adoleshentët e pesë kontinenteve (09.27.2009)
Roman Polanski ndalohet sot në Zürich nga policia për dënimin e vjetër në SHBA (09.27.2009)
Redgrejv në Kosovë (09.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]