VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 07:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA
E Enjte, 10.01.2009, 10:22am (GMT+1)

 

 

 

Nobel për paqen më 2002, James Earl Carter detto Jimmy, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi më 1 tetor 1924 në Plains (Georgia) në një familje baptiste me interesa në sektorin e bujqësisë. Carter është i vetmi president i SHBA që e ka marrë çmimin Nobel pas largimit nga posti. Ky çmim është kryesori mes çmimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve të panumërta që Carter ka marrë sidomos pas largimit nga posti. Tashmë, teksa viti 2009 shkon drejt mbarimit, Carter është ish presidenti i dytë më i moshuar amerikan: tre muaj e 19 ditë më i ri se George H. W. Bush.

 

Pas diplomimit në Akademinë Detare në Annapolis (Maryland) më 1946, Carter martohet me Rosalynn Smith. Nga martesa e tyre lindën katër djem: John William, James Earl II, Donnel Jeffrey e Amy Lynn.

Pasi shërbeu shtatë vjet si oficer i marinës president i ardhshëm amerikan kthehet në Plains për t'u zhytur krejt në arenën politike, nga e cila do të merrte ftute të ëmbëla duke filluar prej vitit 1979, kur u bë guvernator i Georgia-s. Pas atij çasti Carter dallohet si administrator i vëmendshëm dhe pararojë, sidomos ndaj problemeve me të cilat përballet. Një prej të gjithave: çështja e ekologjisë e cila merrte përmasa të jashtëzakonshme qysh në mbarim të viteve 1960; por merret edhe me barrierat raciale, kundër të cilave del hapur.

I armatosur me përvojën e betejave të vështira, jopopullore sa dhe të rënda, shpall kandidaturën për president në dhjetor të vitit 1974 duke nisur një fushatë zgjedhore dy vjet të gjatë.


Në Kuvendin Demokrat emërohet menjëherë; zgjedh senatorin Walter F. Mondale si shok të garës. Në vijim bën një fushatë të ashpër kundër Fordit, të cilën e fiton në mënyrën më brilante.

Përgjatë presidencës Carter punon shumë për ta luftuar rritjen e vazhdueshme të inflacionit dhe të papunësisë. Për fat të keq, në përmbyllje të katër viteve të tij si president, taksat dhe inflacioni arrijnë vlera rekord dhe përpjekjet për t'i zvogëluar shkaktuan një rënie të shkurtër ekonomike.

Në politikën e brendshme vë në qendër një plan për politikën energjitike për të ulur çmimet e shtrenjta të saj, bazuar në liberalizimin e tyre për të nxitur shtimin e prodhimeve.


Rrit frytshmërinë qeverisëse nëpërmjet reformës së shërbimit publik dhe vijon me liberalizimin e industrisë ajrore dhe të transporteve. Në krye të shqetësimeve të tij është gjithnjë problemi mjedisor.

Në politikën e jashtme theksimi nga Carter i çështjes së të drejtave njerëzore u prit me ftohtësi nga Bashkimi Sovjetik dhe vende të tjera. Në Lindjen e Mesme, nëpërmjet Marrëveshjes së Camp David të vitit 1978, Carter jep kontributin e tij për të zgjidhur mospajtimet mes Egjiptit dhe Izraelit.
Ndërton një rrjet të mrekullueshëm të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Arrin Traktatin për Kufizim të Energjisë Bërthamore (Salt II) me Bashkimin Sovjetik. Por ratifikimi i Traktatit mbeti pezull për shkak të pushtimit të Afganistanit nga ana e Moskës.

Katërmbëdhjetë muajt e fundit të administratës Carter u mbizotëruan nga lajmet lidhur me sekuestrimin e stafit të ambasadës amerikane në Iran. Pasojat e sekuestrimit dhe rritja konstante e inflacionit kontribuan në veprën e Ronald Reagan në vitin 1980.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë Carter kthehet në Georgia ku në vitin 1982 themelon në Atlanta Qendrën jofitimprurëse Karter (Carter Center) për të nxitur paqen dhe të drejtat njerëzore në botë.

 

Çmimi Nobel dhënë ish presidentit Jimmy Carter u motivua për "dhjetëra vjet përpjekje të mëdha kushtuar kërkimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve ndërkombëtare, për të bërë që të përparojë demokracia dhe të drejtat njerëzore, si dhe për të përhapur zhvillimin ekonomik e shoqëror".

"Gjatë presidencës së tij thuhet më tej në komunikatën e shpërndarë nga Komiteti Norvegjez për çmimin Nobel në vitet 1974- 1981,ndërmjetësimi i Carter-it ka qenë një kontribut vital për Marrëveshjen e Camp David mes Egjitpit dhe Izraleit, i cili do të ishte në vetvete një rezultat i mjaftueshëm për ta cilësuar Çmim Nobel për Paqen. Në një kohë kur lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit ishte ende mbizotëruese, Carter ka theksuar me vendosmëri të shtuar rolin e të drejtave njerëzore në politikën ndërkombëtare."

 

 

Në vitet 1990 dhe në vitet e para 2000 Jimmy Carter ka kryer një mori ndërmjetësimesh ndërkombëtar, si i dërguar sekret i Presidentit Klinton apo në misione të tjera diplomatike në Korenë e Veriut, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Amerikën Latine.                  

Carter ka qenë kritik ndaj faljes kundërthënëse të Presidentit Clinton ndaj Marc Rich, duke e quajtur të "mjerë". Kritikoi gjithashtu luftën në Irak në shumë intervista dhe shkrime në mediat amerikane dhe botërore. Në qershor 2005 kërkoi mbylljen e Guantanamos. Vitet e fundit ka vazhduar të flasë dhe të shkruajë gjithnjë e më me forcë kundër dënimeve me vdekje, torturës.Më 2006 në BBC kritikoi rritjen e ndikimit religjioz në politikën e SHBA. Përkrahja e tij ndaj kandidatit Obama pati ndikim në fitoren e tij në zgjedhjet primare. Carter ka theksuar këto cilësi të Presidentit Obama: Ndershmëri, inteligjencë dhe zotësi politike.

Carter ka qenë një autor tejet prodhues pas largimit nga presidenca, duke shkruar vetë 21 nga 23 librat që mbajnë firmën e tij. Me të shoqen Rosalyn ka shkruar një libër të ilustruar e e bija Amy. Në libër ka tema etike, religjioze, poezi.

 

Carter ka marrë pjesë në shumë ngjarje ceremoniale si hapja e bibliotekës së tij presidenciale dhe hapjet e bibiliotekave të Ronald Reagan, George H. W. Bush dhe Bill Clinton. Ai ka marrë pjesë edhe në shumë forume, leksione, panele, funerale e ngjarje të tjera. Ai dha një lëvdatë në funeralin e Coretta Scott King, bashkëshortes së Martin Luther King Junior dhe në funeralin e rivalit të dikurshëm, më vonë mik i ngushtë personal e bashkëpunëtor diplomatik Gerald Ford.

Carter ngjalli debat në shtator 2009 kur tha: "Unë mendoj se pjsa më e madhe e inatit të thellë të dëshmuar ndaj Presidentit Barack Obama bazohet në faktin se ai është zezak dhe se ai është afrikano-amerikan." Obama nuk u pajtua me Carter: "Ka njerëz që nuk më duan për shkak të racës? Jam i sigurtë se ka," tha Obama në CNN. "Kjo nuk është më e rëndësishme tani."

 

Carter synon të varroset përballë shtëpisë së tij në Plains, Georgia. Ndryshe nga shumë Presidentë, që prej Herbert Hoover, të cilët janë varrosur në bibliotekën e tyre presidenciale ose në muzeumin presidencial, me përjashtim të John F. Kennedy, varrosur në Arlington National Cemetery, dhe Lyndon B. Johnson, varrosur në fermën e tij.President Carter dhe  e shoqja, Rosalynn, kanë lindur në Plains. Carter gjithashtu ka theksuar se janë planifikuar edhe një funeral në Washington, D.C. me vizita në Carter Center./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
In Memoriam: Radio Evropa e Lirë kujton dy kolegët e saj: Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar (10.01.2009)
Skarlet: Jam më pak femërore se Penelopa (09.30.2009)
Rashida Dati, ish ministrja e Drejtësisë të Francës, e kritikuar rëndë në një libër shkruar nga i vëllai (09.30.2009)
Avril Lavinje, vajza kanadeze që i çmend adoleshentët e pesë kontinenteve (09.27.2009)
Roman Polanski ndalohet sot në Zürich nga policia për dënimin e vjetër në SHBA (09.27.2009)
Redgrejv në Kosovë (09.24.2009)
Kosova nderon me Mirënjohje aktoren e shquar britanike Vanesa Redgreiv (09.23.2009)
Gorbaçov iu qëndron vendimeve të 1989ës (09.22.2009)
Ahtisari u bashkëngjitet liderëve botërorë (09.21.2009)
Diva e Bollivudit: Sensualiteti është në sytë (09.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]