VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 04:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri

E Shtunë, 10.10.2009, 03:41pm (GMT+1)



Voal-online - Corriere dela Sera sot e sjell një reportazh për të birin e Presidentit të Francës, të cilin e nis me pyetjen ? E ku do arrijë Jean Sarkozy? Në Francë, opinionin  publik dhe klasa politike pyet prej kohësh për fatin e jashtëzakonshëm të birit me flokë biond, djali i dytë i presidentit të Francës. Ai i ka ndërprerë studimet për drejtësi për t'u martuar me trashëgimtaren e Grupit Darty dhe pritet në dhjetorin që vjen të bëhet baba për herë të parë. Jeta e Jean i ngjan një filmi. Meqë është shumë i apasionuar pas teatrit, ai vazhdon studimet në shkollën e teatrit Jean-Laurent Cochet. (Jean-Laurent Cochet).[

Por ajo që ka shkaktuar habi më të madhe, është se kur ai është vetëm 23 vjeç, është kandidati i vetëm pa konkurrent i presidencës të Epad, entit që administron zonën financiere dhe të bizneseve Défense. Défense, disktrikti i rrokaqiejve, me zyra, banesa dhe qendra tregtare, në pjesën perëndimore të Parisit. Défense e mori emrin nga statuja  "La Défense de Paris" ("Mbrojtja e Parisit"), që u ndërtua më 1883 për të kujtuar ushtarët që e mbrojtën Parisin gjatë luftës franko-prisiane. Ky emër shpesh është provokues për të huajt, që e lidhin sikur të ketë të bëjë me ushtrinë.

Nuk është barcaletë. Défense është kuartieri i bizneseve të kryeqytetit, dhe qendra më e madhe e Europës, me një faturë prej 1 miliardë Eurosh, me administrimin e 800 hektarësh zyrash që përfshijnë pesë komuna. Ku pritet orë pas ore që ky ent të shkrihet me një tjetër ent, për të forcuar edhe më potencialin strategjik, që lidhet me projektin e Parisit të Madh, të cilin presidenti e lançoi përpara disa ditësh, një projekt administrativ dhe urbanistik që do t'i bëjë një transformim radikal kryeqytetit .

Në praktikë, kandidatura e Sarkozy-së të ri, paraqet vijimësinë e dinastisë në territorin e Neuilly-sur-Sei­ne, qytezës në derë të Parisit, atje ku ka lindur presidenti dhe ka sendërtuar karrierën e tij politike, duke filluar prej kreut të bashkisë që e drejtoi kur i kishte vetëm 27 vjeç. E nuk thotë më kot proverbi, "Bëmë baba të të ngjaj." Sakozy i ri, e ka filluar karierën e tij 22, pak më i ri se i jati.

 Neuilly nuk është ndonjë komunë e zakonshme. Ajo ka një rëndëi themelore për gjeografinë e fuqisë të pushtetit të Francës. Është një qendër biznesi, por edhe zona e rezidencave të familjeve të mëdha, më të njohura industriale dhe fisnike të Francës, emrat më të shquar dhe të famshëm të financës dhe jet-set-eve (xhet-seteve).

Jean, i biri me gruan e parë i presidentit, siç e thamë, ka vrapuar në karrierë shumë më shpejt në kohë se i jati: ai aktuallisht është këshilltar i komunës, lider lokal i partisë, protagonist fitues i një luifte të egër për pushtet dhe tani këshilltar i departamentit të Hauts-de-Seine, nga më të pasurat e Francës.

Défense, «Manhattan-i parizian», i zhvilluar gjatë kohës kur presidentë të Francës ishin  Zhiskar DeÊsten (Giscard d'Estaing ) dhe Miteran (Mitter­rand), ka qenë gjithnjë në qendër të vemendjes për  Sarkozy I. Ka mbetur gjithnjë në qendër të ambicieve të presidentit, dhe ai  ka qenë gjithnjë i përkushtuar për Défense, me rrokaqiej të lartë,  ku gjenden 2500 zyra biznesesh dhe vazhdon të mbetet, sepse këtu kalon rruga më e trafikuar e Francës, që e lidh atë me Etoile.

Epad për Jean Sarkozy është natyrisht trampolinë për të zënë vendin e presidencës të Këshillit të Përgjithshëm të departamentit në zgjedhjet e vitit 2011.

E pastaj ? Jean Sarkozy ka në objektiv vendin e Patrick Devedjian, presidenti aktual i Këshillit të Përgjithshëm të Hauts-de-Seine, i cili do të duhet të largohet kur të mbushë 65. Ai posa i ka mbushur në gushtin që shkoi 65 vjeç.

Vetëm se gjatë kësaj kohe, opozita nuk bën gjë tjetër veç e akuzon Sarkozy-në për nepotizëm. Por këto janë gjëra që ndodhin, që aktivitetet industriale të kalojnë nga babai tek bijtë, këto janë historitë e familjeve të industrialistëve të mëdhenj, historitë e dinastive, klaneve të fuqishme.

Por, Sarkozy i madh nuk ka ndërmend që ta lëshojë kaq shpejt fronin. Ai do të rikandidojë për president edhe në zgjedhjet e 2012-tës, me një mundësi të padiskutueshme për fitore. Duke pasur parasysh edhe gjendjen e të majtës të Francës, Sarkozy pére, baba, ka mundësi të madhe që të fitojë edhe zgjedhjet e 2017-tës. Por edhe vrapin e Jean Sarkozy-së askush nuk mund t'ia ndalë. Le të shohim.


 Në foton poshtë - Défense - Manhateni parizian

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë (10.09.2009)
Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë (10.08.2009)
Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria (10.07.2009)
Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi (10.06.2009)
Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë (10.05.2009)
Lionel Mesi, historia e një suksesi të lindur nga dhimbja (10.03.2009)
Polanski të qëndrojë në shaletin e tij? (10.02.2009)
Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA (10.01.2009)
In Memoriam: Radio Evropa e Lirë kujton dy kolegët e saj: Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar (10.01.2009)
Skarlet: Jam më pak femërore se Penelopa (09.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]