VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"


Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere
E Djelë, 10.11.2009, 01:08pm (GMT+1)


Marina Berluskoni: Ajo çka po bëhet rreth Mondadori-t një skandal juridik


Milano Kanë kaluar pak javë dhe skenari për Marina Berluskonin, duket se ka ndryshuar rrënjësisht. «Për keq» pëshpërit. «Jemi parë një muaj më parë, të kujtohet ? (Rreth një muaj më parë Marina Berlusconi ka dhënë  intervistë po tek Corriere della Sera shënim i Voal-online) .Në fund të një stine vere aspak të qetë. Kisha imagjinuar se mund ta shihej e ardhmja me pak më tepër optimizëm, duke menduar për një rimëkëmbje pas një krize ekonomike botërore. Besoja se me çka kishte ndodhur, ishte më e keqja, por nuk ishte kështu ». Për një moment në sallonin e shtëpisë së saj mbretëroi heshtja. Në një tavolinë aty ngjitur fotografia e kryeministrit. Ajo vazhdon: «Nuk besoja që zemërimi i atëhershëm mund të rritej edhe më. Gabova. E si mund të pranohet një situatë e tillë, e ngjashme me një gjueti shtrigash kundër njeriut ? Është një pjesë e Italisë, e vogël, por e rrezikshme, që nuk arrin të dorëzohet, dhe të pranojë faktin se shumica e italianëve dëshiron të jetë e qeverisur nga Silvio Berluskoni ».Marina Berluskoni, presidente e Grupit Finninvest, sipas Forbes, për vitin 2009, në listën e grave më të fuqishme të planetit zë vendin e 33-të. Kjo listë kryesohet nga Angela Merkel. Michele Obama ka vendin e 40-të. Melinda Gates, gruaja e Bill Gates ka vend të 36-të, Nancy Pelosi, që kryeson Kongresin Amerikan, zë vendin e 35-të, Hillary Clinton e 36-ta, e famshmja Oprah Winfrey vendin e 41-të, Mbretëresha e Anglisë vendin e 42-të.


Corriere della Sera: Kështu thua. Edhe ti beson për një komplot, për një makinacion të përmasave të mëdha me objektivin final vdekjen politike të kryeministrit ? Kështu mendon?
Marina Berlusconi: «Mendoj se kundër tim eti janë duke i provuar të gjitha, prej 15 vitesh, por në muajt e fundit, sulmi është bërë shumë i dhunshëm dhe i paturp. Janë përpjekur që ta shkatërrojnë në planin personal, me shpifje. Tani janë duke u përpjekur që ta godasin edhe në planin ekonomik, me këtë vendimin skandaloz për Mondadori-n... ».

Corriere della Sera: Por kjo nuk është rruga juridike, është një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Marina Berlusconi: «Po sipas jush, e çfarë duhet të mendojnë italianët, kur Gjykata Kushtetese mbështet sot të kundërtën e asaj që thoshte pesë vjet më parë ? E pastaj, është e qartë se kritikat duhej të vinin normalisht nga politika, që nuk jep asnjë shenjë jete ?».

Corriere della Sera: Të dëgjosh babain tënd, e majta del të jetë shumë e fuqishme.
Marina Berlusconi: «Më duke fare e qartë, por nuk është opozita që bën "opozitë". Politika nuk është më, është vetëm një grup editorial, ndonjë tribun televiziv, një grup togash, disa profesorë: persona që nuk kanë asnjë mbështetje popullore ».

Corriere della Sera: Ata jo, por Pd po. Edhe Di Pietro...
Marina Berlusconi: «Lëre mënjanë Di Pietro-n. Sa herë që flet, nxjerr një mrekulli, nga ato që të bëjnë për një çast të ndihesh thellësisht e turpëruar që je italiane ».
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Herë e turpëruar, herë flet për grusht shteti.

Marina Berlusconi: «Në diktatura, nëpër sheshe çojnë tankset, në një demokraci si jona, që dikush kërkon që ta izolojë, qëllojnë me lule, por objektivi është i qartë, për të rrëzuar verdiktin e zgjedhësave ».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Nëse më lejohet, fjalët e tua më ngjajnë si të një mitingu.
Marina Berlusconi: «Jo unë nuk bëj mitingje dhe nuk merrem me politikë, unë merrem me bizneset tona. Por drejtoj një grup, që është dënuar të paguajë 750 milionë Euro çka është një skandal juridik. Dhe kujt duhet që t'ja japë këtë mal me para ky grup ? Editorit të gazetës që ka marrë misionin të shkatërrojë kryeministrin duke përdorur çdo mjet. A ka kjo të bëjë me politikën ? Më duket se po, e atëhere çfarë duhet të bëj, të rri me gojë të mbyllur ?».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Vërtetë që është impresionante, të kujton kohën 20 vite përpara, të Berluskonit kundër De Benedetti, (aksioner kryesor  i grupit editorial L'Espresso, që boton veç të tjerave edhe gazetën e përditëshme italiane La Repubblica, që ka kohë që sulmon Berluskonin sqarim i voal-online).

Marina Berlusconi: «Do të thosha të De Benedetti-it kundër Berluskonit. Im atë është një burrë që nuk mban zemërim. Ndërsa kundër tij, përtej interesave dhe manovrave politike, është në lojë edhe një sentiment gërryes dhe frustrues si zilia ».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Zilia ? E ç'hyn këtu zilia ?
Marina Berlusconi: «Beh, nga njëra anë është një burrë që nga asgjëja, shpiku televizionin komercial, nga ana tjetër është një zotni që ka shkatërruar njërën prej markave industriale më të famshme italiane. Nga njëra anë është një burrë që do të hyjë në librin e historisë të Republikës si lideri më jetëgjatë dhe më i dashur për italianët, nga ana tjetër është një zotni që mban në duar teserën nr.1 të një  partie që nuk ka lindur kurrë ».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Por...
Marina Berlusconi: «Dhe e di se çfarë i bën krejtësisht të ndryshëm me njëri-tjetrin ? Im atë është një biznesmen i vërtetë, që krijon pasuri për të gjithë; ndërsa inxhinieri përfaqëson një kapitalizëm kanibalesk duke pasur si ambicie të fitojë vetëm për vete e duke dashur që të tjerët t'i lejë me gisht në gojë.  Në realitet, De Benedetti kishte dashur që të jetë si Berluskoni, por s'ia ka arritur ».

Corriere della Sera: Nuk beson se je duke përdorur fjalë të ashpra?
Marina Berlusconi:  «Këto fjalë jam duke i përdorur për atë, që ka disa muaj që është duke u përpjekur të linçojë kryeministrin e Italisë, duke ulëritur në mënyrën më paradoksale se në Itali mungon liria e shprehjes. Të jenë të qetë, liria e fjalës nuk është në rrezik, dhe për fat, ekziston ende liria e fjalës dhe e mendimit, dhe unë do të shkoj deri në fund ».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Shkon me fjalë por dënimi juridik kundër Mondadorit qëndron.

Marina Berlusconi: «Nuk jam ekspert i së drejtës, por kam kaluar një natë pa gjumë për të lexuar vendimin, e kam komentuar edhe me avokatët tanë, dhe me të vërtetë nuk gjej asnjë përkufizim tjetër për ta definuar si një skandal të drejtësisë.. ».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: E ku është skandali ?
Marina Berlusconi: «Ndërkaq më lejoni: në vitin 1991 marrëveshja në vijim e hedhjes poshtë të ligjit ia kaloi një De Benedetti tejet të kënaqur një pjesë të rëndësishme të Mondadorit të atëhershëm: Repubblica, Espresso e 18 të përditshme lokale të Finegil».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Hyni në temë.
Marina Berlusconi: «Gjykatësi civil Raimondo Mesiano ka kurorëzuar në realitet një proces të tij të ri penal, duke arritur në konkluzione të cilat madje as në gjykata penale nuk ishin parë. Kështu në bazë të paragjykimit të zakonshëm "nuk mund të mos dinte", babai im, pa u ftuar asnjëherë në gjykim, u shndërrua në një korruptues, ndërkohë që do të ishte i padrejtë vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës të vitit 1991 që ishte në favor të De Benedetti, duke ia dorëzuar në fakt kontrollin e Mondadorit në dëm të Fininvest».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: Por pastaj një gjyqtar i Gjykatës së Apelit qe dënuar për korrupsion.
Marina Berlusconi: «Por gjyqtarët ishin tre. E dy të tjerët kanë dëshmuar se për atë verdikt kishin vepruar kokëmëvete, në mënyrë të pavarur. Pra, sipas tyre, vendimi i Gjykatës së Apelit ishte absolutisht i drejtë."


Corriere della Sera: Mesiano është i bindur për të kundërtën.
Marina Berlusconi: «Jo dhe aq. Ai i bën llogaritë me përafërsi: nuk janë prova të sigurta, por mjafton që ka të ngjarë të jenë të tilla. E prandaj: pavarësisht se dy juristët romanë thonë jo, "mjafton që ka të ngjarë të jenë të tilla" që në të vërtetë kishte qenë gjyqtari i tretë i Gjykatës së Apelit ai që kishte ndikuar, dhe prapë "mjafton që ka të ngjarë të jenë të tilla" ngaqë po të kishte pasur ndikime Gjykata do të kishte vendosur ndryshe, duke favorizuar De Benedetti-n. Nuk ka asnjë provë të sigurtë, natyrisht, por "mjafton që ka të ngjarë të jenë të tilla".


Corriere della Sera: Epo kur ka të ngjarë atëherë është pothuaj  e sigurtë.
Marina Berlusconi:
«Por vazhdojmë... Pikërisht kjo është pika më tronditëse. Gjykatësi civil merret edhe me përqindshmërinë e "ka të ngjarë". Sa të ngjarë do të kish pasur De Benedetti për të fituar ? 80%, thotë Mesiano, e nuk kuptohet pse 80% e jo 30 ose 50%. Është fakt se jep tek Cir 80% të asaj që kish kërkuar si dëmshpërblim. Duke i marrë për ar të kulluar përlllogaritjet që kishte bërë vetë Cir, pa kërkuar madje as këshillim teknik. Vendos një dënim me 750 milionë euro kështu, e gjithçka vetëm. Që kjo të mund të përcaktohet me dy terma, "drejtësi" dhe "civile", më tingëllon vërtet paradokasle. Për të përdorur një eufemizëm."

Corriere della Sera: Gjithçka politike edhe këtu ?
Marina Berlusconi:
«Im atë ka pasur procese, akuza dhe hetime ku është dashur që  të thirret nga drejtësia 26 herë. Por, në adresë të tij pas këtyre proceseve nuk ka asnjë dënim, pra drejtëisa e ka nxjerrë të pafajshëm. Dhe nëse për të bërë një provë mjaftojnë tre rezultate, këto 26 akuza që janë kthyer në asgjë, a nuk janë një provë persekutimi  ?».

Corriere della Sera: je duke folur për gjykatat. Nuk mund të jenë të gjitha togat e kuqe.
Marina Berlusconi:
«Tek gjykatat kam besim të madh, dhe prandaj, duke ditur se Fininvest ka operuar gjithnjë duke respektuar rregullat, kam besim se apeli do të na japë ne të drejtë. E di, se pjesa më e madhe e gjykatësve punojnë me ndërgjegje dhe pa paragjykime, shpesh midis vështirësive, duke bërë një punë jo për talk show apo për karierën e partive».

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Corriere della Sera: E atëhere ku është persekutimi ?
Marina Berlusconi: «Pa dyshim, e gjithë kjo ka ndodhur nga një grup gjykatësish, që përdorin togat e tyre për të bërë politikë. Padyshim që është një minorancë, por që kanë në dorë gjëra që bëjnë bujë dhe që mund të provokojnë dëme të rënda ».

Corriere della Sera: Pra, Fininvest nuk ka probleme, është në gjendje të mirë, ka likuiditete.
Marina Berlusconi: «...Dua të them, se Fininvest ka para në kasafortë, dhe pastaj do të mjaftonte të shitej diçka atje, të akumulohej diku, të kursehej diku tjetër. Por këtu nuk jemi duke folur për xhepat e Silvio Berlusconi-t ose të familjes së tij, jemi duke folur për grupin e bizneseve dhe sipërmarrjeve më të rëndësishme të Italisë, që u jep punë 20 mijë vetëve, që ka paguar gjithnjë taksa... ».

Corriere della Sera: E pra dënimi me 750 milionë Euro qëndron.
Marina Berlusconi: «As që nuk e çoj në mendje hipotezën për të paguar një shifër të tillë. Jemi duke folur për një holding, që ka në krye shoqëri solide që administrohet në mënyrë të shkëlqyer, si Mediaset dhe Mondadori, por një goditje prej 750 milionësh Euro, do të trondiste këdo, duke riskuar mundësitë për investime dhe  zhvillim të mëtutjeshëm ».

Corriere della Sera: E atëhere ?
Marina Berlusconi: «Mendo pak për Mediaset-in, për angazhimet shumë ambicieze të tij në teknologjitë e reja dhe në përmbajtje, sipas standarteve të zhvillimit ndërkombëtar. Sa për të kujtuar, se Mediaset është duke sfiduar një kolos si Murdoch-u që ka marrë monopolin. Mendo pak edhe për Mondadori-n që gjatë këtyre 18 viteve ka shkruar një histori suksesesh dhe lirie, dhe që sot vazhdon të rrisë eksportin e made in Italy. E gjithë kjo do të thotë vetëm një fjalë: investime, investime dhe vetëm investime ».

Corriere della Sera: E kjo do të thotë se do të ulni investimet ?
Marina Berlusconi: «Është e qartë se do të bëjmë gjithçka për të mbajtur sa më të lartë nivelin e bizneseve tona, për rritjen e tyre ekonomike, por nuk kam si të mos e them me forcë dhe me zemërim se kjo luftë ka krijuar probleme serioze. Po zemërimi, ky është termi korrekt: sepse janë goditur njëzet mijë persona që punojnë aty, janë goditur në mënyrë të poshtër, të pabesë, të rëndë ».

Corriere della Sera: Dhe babai yt ? Këto ditë kanë qenë për të, të vështira e të tensionuara.
Marina Berlusconi: «Pikërisht me të, një muaj më parë, kemi folur për goditje të pabesa, për thika pas shpine dhe për faktin se fatmirësisht im atë është njeri me reflekset gati. Këto javë situata është acaruar për më keq. Por kush ëndërron që ta godasë pas shpine, duhet të heqë dorë, sepse im atë nuk është vetëm njeri me reflekse, por edhe një burrë me nerva të çelikta ».

Corriere della Sera: Ke folur me të edhe gjatë këtyre orëve besoj. E çfarë keni thënë mes jush ?
Marina Berlusconi: «Sa herë që e marr në telefon, për t'i ngritur moralin, në fund është ai që më ngre mua moralin. Ashtu siç dinë të bëjnë zakonisht njerëzit e mëdhenj ». /Përktheu Elida Buçpapaj

 

 

Berlusconi me pesë fëmijët e tij, nga dy martesa, midis tyre është edhe Marina.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri (10.10.2009)
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë (10.09.2009)
Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë (10.08.2009)
Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria (10.07.2009)
Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi (10.06.2009)
Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë (10.05.2009)
Lionel Mesi, historia e një suksesi të lindur nga dhimbja (10.03.2009)
Polanski të qëndrojë në shaletin e tij? (10.02.2009)
Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA (10.01.2009)
In Memoriam: Radio Evropa e Lirë kujton dy kolegët e saj: Rosa Ajiri dhe Amir Zamanifar (10.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]