VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xhein Birkin, një vajzë 62 vjeçare, zanë delikate dhe natyrale

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Xhein Birkin, një vajzë 62 vjeçare, zanë delikate dhe natyrale
E Mërkurë, 10.14.2009, 11:28am (GMT+1)

 

 

 

Në këtë shtëpi banon dikush që ka frikë nga vetmia. Dikush që nuk flak tutje asgjë, as kujtimet më të dhimbshme. Kush mund të kishte përfytyruar Jane Birkin të gjallë në një shtëpi plot me objekte, me ndarje të brendshme prej kremi damasku, me një palosje që varet nga tavani i dhomës së ndenjes si një çadër orientale e me dhjetëra pamje ë korniza të varura nëpër mure ose të vendosura mbi tavolinë.


Janë foto, shumë të populluara dhe tejet të vjetra, dhe skicime disi fëminore. Janë e kaluara po edhe e tashmja, pranë e pranë, bashkuar. E pabesueshme të shohësh Jane Birkin tek lëviz në këtë skenografi paksa dekadente, ajo që ka qenë simbol i femrës së çliruar, një angleze e Swinging London e njëherësh një pariziene chic. Prej kur më 1969 dihatjet e saj me Serge Gainsbourg në Je t'aime moi non plus trallisën botën, por edhe kur Antonioni e zhveshi në filmin Blow Up (më 1966), Birkin ka të ngjitur me tutkall në trup etiketën e lirisë, të cilën, në të vërtetë, për çka ajo nuk qahet.

 

Bash si etiketat e organizatave humanitare të ngjitura prej saj në të stërmbushurin "sac Birkin" nuk qahen në çantën që Hermes ia kushtoi më 1984, objekt kulti si më e famshmja "Kelly". Por në një jetë plot me tre fëmijë, katër burra bashkëjetues, nja pesëmbëdhjetë albume, gjashtë shfaqje teatrore, më se pesëdhjetë filma si aktore e dy filma si regjisore, ka vend edhe për një simbol të luksit absolut, aq më tepër kur ajo i jep shkëlqim me atë buzëqeshjen e saj çarmosëse: sytë që i picërohen tej mase dhe goja që i shkon vesh me vësh a thua se do t'ia pushtojë krejt fytyrën. Jane Birkin është ende shumë e bukur.

 

Gjashtëdhjetë vitet e saj pa truk janë veshur me një palë pantallona jeshilë ushtarakë dhe në një glof të ngushtë cachemire, të hollë si një pashmina. Me atë trup të saj të fuqishëm, megjithatë jashtëzakonisht femëror, lëviz si një djalosh: ka një gjatësi të hatashme të hapit dhe një ecje tejet hijerëndë, aspak të lehtë. Vërshon në guzhinë, bën gati gjellë elbi zë zier me pakëz vaj, dhe, pasi na e zgjat njërën sosh, ulet drejtpërdrejt në dyshemenë prej moketi, pranë një sofre, ha në pjatën e saj. Mbi divan është kapërdisur Dora, hija e saj e pandashme prej kaq vitesh, një bulldoge e stërmadhe, kundërmimet e pakëndshme të të cilës, i mbytin një mori qirinjsh të parfumuar që rrinë gati gjithë kohën ndezur.


"Të gjithë bulldogët bëjnë kështu," shfajësohet Birkin, para se të rreshtojë një lum fjalësh me tema nga më të larmishmet, e prandaj të zgjedhura prej, asaj vetë, por është mrekulli: ta dëgjosh atë është sikur të përjetosh magjinë që vjen nga "stream of consciousness" (rryma e vetëdijës) së saj plot me elemente të ndërthurura nga e sotmja, e djeshmja dhe kryesisht të së shkuarës së shumë të largët. Duket sikur vdekja e nënës së saj, më 2004, ia ka forcuar një ndjesi të humbjeve. Pas vdekjes së babait të saj dhe të shoqit Serge Gainsbourg, më 19991, pak ditë ndërmjet tyre; pas vdekjes së nipit poet të adhuruar Anno (biri i vëllait Andrew) njëzet vjeç, në një aksident rrugor në Milano; pas përfundimit të historive të saj me katër burra (kompozitori John Barry, Serge Gainsbourg, regjisori Jacques Doillon dhe gazetari e shkrimtari Olivier Rolin); por sidomos pas skadimit të kohës biologjike për të bërë fëmijë, Jane Birkin ka ngadalësuar frenin e dorës.

 

Ka bërë skenarin e një filmi. Historia e jetës së një gruaje mes 45 e 50 vjet, plot personazhe. Këta të tanishmit (bijat) e ata të së kaluarës (të gjithë të tjerët). Nuk është një "trillim artistik": është bash historia e saj, ka ndërruar vetëm emrat. I janë dashur dhjetë vjet, por e ka bërë filmin e saj. Titullohet Boxes, arkat, dhe do të jepet këto ditë në Kanë (16-27 maj) në një seksion special kushtuar gjashtëdhjetëvjetorit të festivalit. "Doja të bëja një film mbi krizën e një gruaje që përjeton një moment të tmerrshëm: çfarë i duhem kujt tani që nuk mund të bëj fëmijë? çfarë do të ndodhë? a do të kem të drejtën e dashurisë së fundit? apo do të jetë vetëm një kujtim? a do të ketë ndokush dëshirën të më puthë?", thotë ajo.

 

Befasi tjetër: feminiteti është larg sferës njerëzore të Jane Birkin. Pse ka qenë muza e aq shumë artistëve, pas moshës që ka, a nuk mund të jetë ajo që ishte një herë e një kohë: do të jetë ky problemi i saj? Shumë personalitete të forta kanë qenë pjesë e jetës së saj. Para të gjithëve babai, i cili në film ka realizimin e mrekullueshëm të Michel Piccoli. "Ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i paqortueshëm. Qëkur isha e vogël më çonte në manifestime kundër dënimit me vdekje. Kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç më ka aktivizuar me Amnesty International. Ishte kundër burgjeve.

 

Po a nuk ishte luftëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore babai i saj? "Ishte bërë spiun në shërbim të Britanisë së Madhe. Kumbarja ime ishte Sarah Churchill. Por pas luftës ai ka vazhduar të luftojë kundër sistemit të burgosjeve, deri në fundin e jetës. Kam pasur një fat të madh: nuk më është dashur ta kërkoj larg burrin ideal. E të gjithë burrat e mi e kanë kuptuar menjëherë se ata duhej të adhuronin babain tim. Mbrëmjeve Serge dhe babai im merrnin së bashku barin e gjumit, raporti mes tyre ishte magjepsës edhe ta shikoje."

 

Në filmin Bxes është edhe nëna e saj, interpretuar nga Geraldine Chaplin, janë tri vjazat e saj figlie (e Lou Doillon, e vogla, është në rolin e Charlotte, vajzës së dytë), tre nga katër burrat e saj (skenari i filmit është bërë kur Jane Birkin ishte ende me Rolin, pra nuk kishte kaluar ende me burrin e katër). Dhe është ajo vetë. Luan rolin e vetvetes. "Nuk do të doja të luaja vetveten, kjo është e sigurtë. Por kam pasur plot tri refuzime. Njëra nga ato ishte Geraldine Chaplin. Xhironim një film në Kubë kur ia kam dhënë skenarin. Më ka thënë: "Nuk mund ta bëj këtë rol, në ekran do të dukem më e vjetër se në realitet. Nuk të bëj ndonjë të mirë. Vetëm ti mund ta luash vetveten. E kështu Geraldine ka vendosur të luajë rolin e nënës sime."

 

Jane-Anna lëviz në një shtëpi të hatashme antike. Duket si shtëpia e orëve he zanave, por në fakt është shtëpia e saj. Streha e Jane Birkin në Bretagna. Shtëpia është e mbushur me arka prej të cilave dalin kujtimet dhe ku radhiten ata që janë dhe ata që nuk janë më. "Kur motra ime e ka parë filmin ma ka dërguar një sms: falënderoi Michel Piccoli-në e Geraldine Chaplin-in, sepse mendonim se ishim jetime dhe nuk qenkemi." Është nënë dhe bijë njëkohësisht, ajo është bërë gjyshe kur ishte 45 vjeç dhe ka katër nipa të cilët dëshiron t'i ketë gjithnjë pranë. Për Gainsbourg flet pak, sepse kohët e fundit - me Arabesque, albumin e saj të fundit ku ajo i ka regjistruar këngët e saj me një orkestër arabo-andaluze e ka kuptuar se ka kënduar shumë për të dhe në gjithë botën. Ajo e kishte lënë atë në vitin 1981 për mospajtime (e për hir të Jacques Doillon).


Por një herë e përmend. Kur tregon se e kishte çuar në Rusi koncertin Arabesque dhe kishte folur për Çeçeninë: në një intervistë radiofonike dhe para koncertit. "Më duhej të shkoja në Rusi, ndonëse e dija për faktet që kishin ndodhur në Çeçeni do të më duhej të heshtja. Më duhej ta bëja, sepse prej andej vinte familja e Serge." Pasioni i saj tani janë përkushtimet sociale: ka qenë në Bosnje gjatë luftës, in Birmani për të mbështetur luftën e heshtur të Aun San Suu Kyi, ka kënduar në Ramallah e edhe në Ruanda gjatë genocidit. "Është një privilegj i madh të shkosh në ato vende. Shkoj si të mundem. Këndoj me një instrumentist ose pa të fare, a cappella, në mes të rrugës. Duhet shkuar, dhe disa gjëra nuk thuhen me letër, as me telefon, prandaj dërgoj korrierin time. Këndoj për t'iu thënë njerëzve: jemi me ju, mendojmë për ju. Nëse jeta nuk do të më dërgonte gjetkë, do të isha bërë infermiere e të qëndroja me ata. Tani e vetmja gjë që mund të bëj, është të kthehem këtu dhe të flas për ato që kam parë."

Roli i saj i parë kinematografik ka qenë më 1965 në filmin The Knack (Palma e Artë në Kanë) me regjisorin Richard Lester, regjisor simbol i Swinging London. Ajo mund të bëhej një krijesë hyjnore e lëvizjes. Pse u tërhoq? "Nuk e bëra me qëllim. Jeta është plot me kthesa të papritura, të paparashikueshme. Im shoq John Barry ishte nisur për në Amerikë. Isha njëzet vjeç, kisha lindur Kate dhe isha shumë e trishtuar. U ktheva të jetoja me prindërit e mi, por më vinte rëndë. Atëherë vendosa të bëj provën për një film. Në Paris. Kështu e kam njohur Serge e nuk jam kthyer më."

 

Por më parë kishte qenë Blow Up. "Duhej të ishte vetëm një pjesëmarrje, por ai film e ka shënuar karrierën time. Antonioni ka treguar një delikatesë ekstreme me mua dhe gjithnjë e ka ndjkur nga afër karrierën time. Ka përkushtim, ndershmëri, durim. Më kujtohet prova për filmin Blow Up: dikush më kërkoi ta shkruaj emrin tim në mur. E shkrova shumë të vogël. Më ulëruan: më të madh! Tek gërma e tretë, JAN, u ktheva nga ata. Dikush ulëroi prapë: pse bën kështu? Më kanë thënë se duhet të bëj kështu, iu përgjigja. Bën kështu, sepse dëshiron të tërheqësh vemendjen? Atëherë shpërtheva në të qara, duke u përpëlitur: më kërkuan ta shkruar emrin me gërma të mëdha. Dëgjova: cut (lëre)! Atëherë Antonioni ka ardhur drejt meje. "Këtë doja të dija: a je delikate. Tani do t'i jap tri faqe t'i lexosh, por mendohu mirë, sepse në film duhet të jesh krejtësisht nudo." U ktheva në shtëpi dhe i tregova gjithçka tim shoqi John. "Nëse të duhet të zhvishesh, një film nga Antonioni është ai për të cilinia vlen ta bësh," më ka thënë: Por ka shtuar: "E megjithatë e di se nuk do të pranosh kurrë. Sepse edhe në shtëpi kur zhvishesh e shuan dritën." "Medet!" I kam thënë vetes. "Do ta bëj." Dhe prej aty ka marrë gjithçka pikënisje./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere (10.11.2009)
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri (10.10.2009)
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë (10.09.2009)
Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë (10.08.2009)
Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria (10.07.2009)
Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi (10.06.2009)
Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë (10.05.2009)
Lionel Mesi, historia e një suksesi të lindur nga dhimbja (10.03.2009)
Polanski të qëndrojë në shaletin e tij? (10.02.2009)
Ndërmjetësuesi Nobel Xhimi Karter, Presidenti i 39të i SHBA (10.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]