VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aishuaria Rai, perëndesha absolute e Bollivudit

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 09:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Aishuaria Rai, perëndesha absolute e Bollivudit
E Premte, 10.16.2009, 12:32pm (GMT+1)

 

 

 

Aishwarya Rai, e thirrur shkurt Aishe, është aktorja më e dashur e kinematografisë së Bollywood (Bollivudit), emrit që ka marrë kinematografia e Indisë, me qendër në qytetin Bombei (Mumbai), në shëmbëllim të emrit Hollywood (Hollivud). Aishwarya Rai ka lindur në Mangalore, Karnataka, të Indisë më 1 nëntor 1973. Është një aktore që luan filma në gjuhët indiane, tamile, bengale dhe angleze. Ajo e arriti famën më 1994 kur u bë Miss World.

 

Aktorja është bijë e Krishnaraj dhe Vrinda Rai. Është praktikuese e besimit Hindu. Rai e ka përshkruar veten duke thënë "kam besim të pafund në Zotin dhe në miqtë e mi". Njohësit e saj thonë se ajo është shumë e përkushtuar ndaj familjes. Ajo jeton në Bombei (Mumbai) me prindërit e saj.

 

Fillimisht ajo ishte e fejuar me Salman Khan, aktorin me të cilin luajnë rolet kryesore në filmin "Hum Dil De Chuke Sanam". Ata u ndanë pak vite më vonë, duke tërhequr pa masë vemendjen e mediave indiane. Aishwarya tha Salman e kishte keqtrajtuar atë fizikisht, çka bëri që rrugët e tyre të ndahen. Pak kohë më pas, më 2004, ajo u fejua me aktorin Vivek Oberoi. Ata u ndanë më 2006, kur ajo e kuptoi se i fejuari po përdorte emrin e saj për të rritur popullaritetin e tij.

 

Pastaj kolumnistët e nisën ta lidhin aktoren me aktorin e famshëm të Bollivudit, Abhishek Bachchan, djalin e Amitabh Bachchan. Më në fund, më 14 janar 2007, Abhishek and Aishwarya zyrtarisht shpallën fejesën e tyre. Martesa e çiftit do të bëhet më 19 prill të këtij viti.

 

 

 

 

Filmi i parë në të cilin luajti Aishwarya Rai ishte në gjuhën tamile, kishte titullin "Mani Ratnam". Në Bollivud ajo u muar nga Rahul Rawail, për filmin "Aur Pyaar Ho Gaya", një film që nuk ra në sy të askujt. Sidoqoftë projekti i saj i tretë, një film në gjuhën tamile, "Jeans", ishte një sukses komercial. Pastaj ajo luajti një tjetër film në të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtën temë, duke pasur të njëjtin sukes. Në vitet 1999 dhe 2000 ajo luajti në dy filma shumë popullorë. Në vitin 2002, duke luajtur në filmin "Devdas", ajo arrinte suksesin më të madh fitimprurës deri atëherë. Ky film tërhoqi vemendjen e kinematografisë botërore, duke pasur një shfaqje speciale në Festivalin e Kanës të atij viti dhe duke arritur vlerësimin e kritikës ndërkombëtare.

 

Në vitin 2003 Aishwarya Rai ishte anëtare e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Kanës. Në vitin 2004 u zgjodh nga revista TIME, botimi për Azinë, si një nga "100 Most Influential People" (100 njerëzit më me ndikim ) në Azi. Asaj iu kushtua në Amerikë emisioni televiziv "60 Minutes" nga rrjeti CBS më 2 janar 2005, emision me titullin "The Most Beautiful Face in the World" (Fytyra më e bukur në botë). Një muaj më vonë ajo ishte e ftuara kryesore në emisionin "Late Show" të David Letterman, rrjeti televiziv CBS, dhe më 25 prill 2005, ajo luajti në të njëjtin rrjet televiziv, në shfaqjen "Women Across the Globe" të emisionit "Oprah", nën drejtimin e së famshmes Oprah Winfrey. Një portret i madh i saj është në muzeun "Madame Tussaud" në Londër.

 

Në të kaluarën aktorët dhe aktoret e Indisë kishin qenë të famshëm në Azi, por kryesisht të panjohur në pjesën tjetër të botës. Aishwarya është një nga aktoret e pakta indiane që është orvatur të hedhë hapin në territorin Perëndimor. Edhe pse ajo ishte gjithnjë në qendër të kolumnave gossip, ku spekullohej se do të kishte karrierë në Hollivud, në realitet vetëm në vitin 2004 ajo luajti më në fund në një film të huaj, kur regjisori britanik Gurinder Chadha e mori atë për të luajtur heroinën e Bride dhe Prejudice (Nusja dhe paragjykimi), një version i bazuar në parametrat e Hollivudit, por i ndikuar versioni i Bollivudit, përshtatur nga romani klasik i Jane Austen, Pride and Prejudice (Krenaria dhe paragjykimi).

 

Zbarkimi tjetër i saj, filmi Mistress of Spices, me regji të Paul Mayeda Berges, do të dilte në Britaninë e Madhe në prill 2006. Ajo luajti në rolin e Umrao Jaan të filmit me të njëjtin titull që doli më 3 nëntor 2006. Filmi ishte dështim komercial, por aktorja mori vlerësime të larta për interpretimin e saj. Ajo luajti një rol të një personazhi disi negativ në filmin "Dhoom 2", vijim i serialit hit të vitit 2004, që doli më 24 nëntor 2006. Më 11 janar 2007, filmi i saj "Guru", u dha premierë në Toronto, një gjë shumë e rrallë që një film i Bollivudit të jetë premierë në Amerikën e Veriut.

 

Aishwarya Rai është e gjatë 5 këmbë dhe 7 inç (152,5 plus 20 = 172,5 centimetër). Kënga "Kajra Re", të cilën Aishwarya e këndoi në filmin «Bunty Aur Babli Â» u votua në një sondazh të gazetës më të madhe të vendit, «Hindustan Times Â» (Kohët e Hindustanit) si kënga më e  mirë e vitit 2005 dhe kënga më e kërcyer në koreografinë indiane të vitit 2005. Rai u paraqit në Closing Ceremony (Ceremoninë Përmbyllëse) të Lojërave të Komonuelthit 2006 (Komonuelthi përmbledh vendet që kanë qenë dikur koloni britanike). Ajo përfaqësoi kultuën indiane të industrisë artistike dhe kinematografike, në emër të « 2010 Commonwealth Games Â», të cilat do të mbahen në Nju Delhi. Për tri minuta kërcimi që pati gjatë ceremonisë, Rai u pagua me një shumë të barbartë me 600000 dollarë amerikanë.

 

Kur ceremonia për të dhënë çmimet IIFA (International Indian Film Academy- Akademia Ndërkombëtare Indiane e Filmit) u zhvillua në Amsterdam, hollandezët emërtuan një varietet tulipani me emrin Aishwarya. Në vitin 2000, Aishwarya Rai, Miss World 1994 nga India, u shpall Most Beautiful Miss World of All Time (Mis Bota më e Bukur e të Gjitha Kohërave). Ajo u zgjodh femra e parë e famshme për të pasur yllin e saj në Dubai Studio City Wall of Fame (Muri I Famës në Studion e Qytetit Dubai) gjatë ceremonisë së dhënësi së çmimeve IIFA Awards në Dubai.

 

Në vitin 1997 ajo merrte çminin e aktores së re më të talentuar të ekranit për filmin "Aur Pyar Ho Guya". Aktorja ka pasur gjashtë kandidatura si Aktorja më e Mirë për Filmfare Awards dhe e fitoi dy herë këtë çmim. Në vitin 1999 ajo pati dy kandidatura në kategorinë e Aktores më të Mirë dhe fitoi dy herë për rolin e saj në filmat "Hum Dil De Chuke Sanam" dhe "Taal" dhe e fitoi këtë çmim për filmin "Hum Dil De Chuke Sanam". Në vitin 2000 ajo u kandidua në kategorinë e Aktores më të Mirë në Rol Kryesor dhe gjithashtu në kategorinë Aktores më të Mirë në Rol Jokryesor. Në vitin 2006 mori çmimin Personaliteti Indian me Famë Globale nga Akademia Ndërkombëtare Indiane e Filmit. Ajo ka marrë çmimin Bukuria e Vërtetë Indiane më 2005.

 

Më 2007 Aishwarya Rai mori në Indi çmimin Mjegullnaja Yjore e Vitit në kategorinë e femrave. Gjithashtu ka marrë çmimin e Aktores më të Mirë në Rol Sensacional, çmimin e Kritikës për Aktoren më të Mirë, çmimin për Artisten e Florinjtë dhe një mori çmimesh, mirënjohjesh e vlerësimesh të tjera indiane, aziatike e botërore në industrinë artistike, në industrinë e paserelave dhe në industrinë kinematografike. Aktorja ka zaptuar edhe ballinat e para në një mori revistash në vendin e saj, gjetkë në Azi, në Europë dhe në Amerikë.

 

 

Pas muajsh spekullimi më në fund Aishuaria Rai do të martohej me aktorin Abhiçek Bahçan. Kremtimet e martesës së çiftit më të artë të Bollivudit (Bollywood Hollivudi indian), Abhishek Bachchan dhe Aishwarya Rai, filluan të mërkurën me një festë paramartesore me këngë, kërcime dhe parodish (këngë humoristike) të interpretuara nga miqtë dhe të afërmit e ngushtë të çiftit. Kremtimet do të kulmoheshin të premten në martesën tradicionale hindu, prej nga nis jetën zyrtare në martesë që mendohej se do të krijonte edhe çiftin më të fuqishëm të Bollivudit. Rai - një ish Miss World dhe Bachchan - trashëgimtar i familjes më të famshme të aktorëve të filmave në India. "Abhiash," i thërrasin ata të dy mediat indiane, duke imituar emrin Brangelina, siç thirret në Hollivud çifti më i famshëm, Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Kremtja paramartesore, e njohur si "sangeet" mbahet sot, të mërkurën, në shtëpinë e  Bachchan në Mumbai (Bombei). Kremtimet të nesërmes, të enjten, u zhvendosen në shtëpinë e Rai-t, ku dora e nuses do të pikturohej më këna (kânë), henna, siç i thonë në Indi, në shtetin perëndimor të këtij vendi, Rajasthan, atje ku aktorja Elizabeth Hurley u martua me burrin indian me ceremoni tradicionale një muaj më herët. Dasma e së premtes do të ishte një ceremoni e ngushtë me prani të vogël, sepse gjyshja tetëdhjetëvjeçare e dhëndërrit, thoshin mediat indiane, nuk ishte mirë me shëndet. Rai, 33 vjeç, dhe Bachchan, 31vjeç bir i aktorit ikonë Amitabh Bachchan u fejuan në janar, pas një romance të shkurtër. Bachchan-ët e ruajtën privatësinë e tyre me rreptësi dhe iu kanë thënë të ftuarve të mbajnë gojën mbyllur për hollësitë e dasmës. "Bachchan-ët na kanë porositur ne të mos flasim për këtë dasmë," tha aktori i Bollivudit, Suniel Shetty, një i ftuar. Kjo dasmë është lajmi kryesor i mediave gjatë gjithë këtyre ditëve në Indi, të cilat janë të etura për të bërë gjithçka që të publikojnë hollësi nga dasma dhe për planet e muajit të mjaltit. Një ftesë e cila nuk është bërë për dasmë duket që e ka ndarë më dysh industrinë indiane të filmit, si të ftuarit, si të paftuarit. Media indiane e ka quajtur të papranueshëm faktin që në listën e të ftuarve nuk është superstari i Bollivudit, Shah Rukh Khan, me të cilin Bachchan ka një rivalitet të jashtëzakonshëm për popullaritet në Indi. "Unë nuk jam ftuar në dasmë. Por çiftit ia uroj të gjitha të mirat," tha Shah Rukh Khan në gazetën tabloide të Mumbait, "Mid-day". Shtëpia e Bachchan-ëve është bërë si fortesë për të mos i lejuar vizitorët e padëshiruar dhe gazetarët, duke ngjallur zëra në mediat se e drejta ekskluzive e pasqyrimit të martesës mund t'i jetë dhënë ndonjë kompanie të huaj. Martesa po iu shkakton kokëçarje organeve të rendit, rreth 500 policë janë dërguar për t'i mbajtur nën kontroll adhuruesit e çiftit. Rai dhe Bachchan kanë punuar bashkë në së paku pesë filma.

Rai, e cila ka luajtur në mbi 40 filma, ishte Miss World më 1994. Edhe Bachchan ka luajtur në rreth 40 filma.

 

Pas tri ditë kremtimesh paramartesore, çifti popullor i kinematografisë, Abhishek Bachchan dhe Aishwarya Rai u martuan në Mumbai të premten. Sipas ceremonisë tradicionale hindu, dhëndërri kalëroi një gjog para se çifti të bënte betimin rrotull një zjarri të shenjtë. Edhe pse Bachchan-ët nuk kanë dashur të bëjnë një dasmë të bujshme, për shkak se gjyshja e dhëndërrit ishte e sëmurë, qindra adhurues u grumbulluan rrotull shtëpisë së tyre të premten. Duke mbajtur në kokë një turban ngjyrargjendi dhe një kurorë lulesh, Bachchan bëri një vrapim mbi gjog dhe u përshëndet me turmën. Pastaj festa u vendos në një mjedis tjetër afër banesës së tyre, ku klerikët e madhëruan martesën e tyre duke kënduar hymne të ladhe india në mes të brohoritjeve. Gjithsesi ishte një ditë e kulmuar për fansat, të cilët mbushën rrugët pranë mjediseve të dasmës, disa prej tyre madje fjetën rrotull shtëpisë së tyre. "Unë nuk kam ftesë, por dua të bekoj çiftin," tha Keshav Srivastav, ngjashmëria e madhe e të cilit me plakun Bachchan ngjalli brohoritje në turmë. Por jo gjithçka rrodhi lumturisht. Një grua, e cila tha se ishte modele dhe ish e dashura e Bachchan, iu tha reporterëve se donte të vriste veten për shkak se Bachchan i pati premtuar asaj për martesë pas "marrëdhënieve fizike". Policia e arrestoi për vetëvrasje të mbetur në tentativë.

 

Në vitin 2008 ajo luajti përkrah Hrithik Roshan në dramën historike të Ashutosh Gowariker, Jodhaa Akbar, një jetëshkrim artistik i perandorit musliman Jalaluddin Muhammad Akbar, luajtur nga Roshan, dhe e shoqja e tij hindu Jodha Bai, luajtur nga Rai. Filmi ishte një sukses kritik dhe komercial, duke fituar shuma përrallore në Indi. Estetët më të shquar të vendit nuk mbaruan dot me lëvdatat për efektin e syve të aktores në realizimin e personazhes së saj. Ajo mori plot çmime në vendin e saj për këtë rol. Nga fundi i vitit 2008 ajo luajti me të shoqin Abhishek Bachchanand dhe vjehrrin Amitabh Bachchan në një film të ri. Në vitin 2009 luajti rolin e një eksperteje të kriminalistikës, Sonia Solandres, në një komedi. Këta dy filma nuk patën suksesin e pritur kritik as komercial. Ajo është në vazhdim të pjesëmarrjes në një varg filmash të tjerë që realizohen sivjet dhe dalin në kinema vitin tjetër.

 

Më 2009 Rai mori çmimin Padma Shri për për kontibutin në kinemanë indiane. Po sivjet ajo nuk shkoi të marrë çmimin francez të dytë për nga rëndësi, Urdhëri i Frnacës, Ordre des Arts et des Lettres, sepse babai ishte i sëmurë rëndë dhe ajo donte që e gjithë familja të merrte pjesë në këtë gëzim. Janë vetëm tre aktorë indianë Amitabh Bachchan, Nandita Das dhe Shahrukh Khan që kanë fituar Urdhërin e Francës. Në qershor 2009, Rai u shpall Femra Yll e Dekadës në veprimtarinë e Indisë të njëllojtë me atë që mbahet për çmimet Oskar në Los Anxhelos./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhein Birkin, një vajzë 62 vjeçare, zanë delikate dhe natyrale (10.14.2009)
Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere (10.11.2009)
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri (10.10.2009)
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë (10.09.2009)
Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë (10.08.2009)
Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria (10.07.2009)
Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi (10.06.2009)
Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë (10.05.2009)
Lionel Mesi, historia e një suksesi të lindur nga dhimbja (10.03.2009)
Polanski të qëndrojë në shaletin e tij? (10.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]