VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Karmen Elektra: "Çmendem për sms tunduese"

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Karmen Elektra: "Çmendem për sms tunduese"
E Enjte, 10.22.2009, 09:51am (GMT+1)

Kollaj të jesh sexy kur je Carmen Electra (por edhe Tara Patrick, që është emri i saj i vërtetë, emrin tjetër ia ka vënë Prince kur ajo ishte kërcimtare e tij) dhe ke një fizik të kolmë, plot me erotizëm dhe silikone, sa të mos mbetet burrë pa u trallisur. Megjithatë edhe vdekëtareve të rëndomta të universit femëror iu ka dhënë ca shpresa: hyjnorja Carmen, për t'i ndihmuar vajzat e sotme të bëhen "femme fatale", kohë më parë ka botuar librin "How To Be Sexy" (Si të jesh sexy), shkruar me shkrimtaren Sheryl Berk, çmimi $22.95, ku ua mësonte të "fshehtat" e mjeshtërisë, natyrisht jo ato të një kujdestareje plazhi të serialit Baywatch. Libri është një udhëzues për të zbuluar, trajtuar dhe nxjerrë në pah gruan e shfrenuar që rri fshehur në trupin e çdo femre, pavarësisht se kush është ajo. "Ideja e librit më ka ardhë pasi kisha bërë DVD-në "Aerobic Striptease"- ka thënë ajo. Në video iu mësoja vajzave një mënyrë argëtuese për të qenë sexy e në libër bëj saktësisht të njëjtën gjë, duke dhënë këshilla të bazuara në përvojat e mia personale. Në karrierën time kam pasur fatin të punoj me trukuesit, flokëtarët dhe stilistët më të mirë dhe kështu i kam hedhur në letër këshillat e tyre të çmuara për paraqitje sa më të mirë të pamjes së jashtme." Një prej tezave kryesore të saj është se seksualiteti është në thelbin e çdo femre, mjafton të kesh vetëdijën dhe të veprosh. "Ato kanë nevojë vetëm për një ndihmë të vogël për të nxjerrë në pah anën e tyre sexy." E shfrenuara Carmen thotë se bisedat tunduese me tekste në celularë i shërben shumë mirë qëllimit. Pra, ajo adhuron sms-ët erotikë. "Jam e çmendur për mesazhe me ndjesi seksuale e provokante. Nuk ka asgjë të keqe që këtë praktikë ta zbatojnë të gjitha, por vetëm kujdes: mos e tepëroni me çmendurinë tuaj dhe dërgojini mesazhet njeriut të duhur!" Librin ua kushton nënës dhe motrës, të dyja të vdekura më 1998./Elida Buçpapaj

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pikaso, piktori që lakuriqësinë e vishte me ndjenja (10.18.2009)
Aishuaria Rai, perëndesha absolute e Bollivudit (10.16.2009)
Xhein Birkin, një vajzë 62 vjeçare, zanë delikate dhe natyrale (10.14.2009)
Marina Berluskoni: "Kundër tim eti gjueti shtrigash - dhe tani në shënjestër janë bizneset tona"Intervista e vajzës së madhe të Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, dhënë dje tek Corriere (10.11.2009)
Qyteti i biznesit - Manhateni parizian - në duart e Sarkozy-së të ri (10.10.2009)
Sharon Ston e traumatizuar: I dështoi dy herë fëmijët në muajin e pestë (10.09.2009)
Kirk Dagllas ëndërron Anzhelinë Zholinë (10.08.2009)
Rita Levi Montalçini: Të rinj, mos u trembni nga pleqëria (10.07.2009)
Elë Mëkferson përkrah lindjet në shtëpi (10.06.2009)
Pas 50 vjetësh u martua me ushtarin që njohu në luftë (10.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]