VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ISH GUVERNATORI I VIRXHINIAS GJENDET FAJTOR PËR KORRUPSION

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ISH GUVERNATORI I VIRXHINIAS GJENDET FAJTOR PËR KORRUPSION

E Premte, 09.05.2014, 11:12am (GMT+1)

Ish-guvernatori i Virginias Bob McDonnell dhe bashkëshortja e tij mund të dënohen me disa dekada burg, pasi një gjykatë mori vendimin të enjten se çifti kishte marrë rryshfete nga një biznesmen.

Zoti McDonnell u gjet fajtor për 11 akuza korrupsioni, pasi kishte pranuar rroba luksoze dhe udhëtime në këmbim të promovimit të një kompanie farmaceutike për prodhimin e vitaminave.

Gruaja e tij u gjet fajtore për 9 akuza të ngjashme. Dikur një yll në rritje i Partisë Republikane, McDonnell u zgjodh guvernator i Virginias në vitin 2010 dhe qëndroi në atë post deri në janar, kur ndaj tij u ngrit aktpadia.

60-vjeçari dhe gruaja e tij Maureen kanë pranuar rryshfete me vlerën e 177 mijë dollarëve nga ekzekutivi i uzinës farmaceutike Jonnie Williams. Mes dhuratave janë një fustan që kushton 11 mijë dollarë, i firmës Oscar de la Renta dhe një tjetër prej rreth 6 mijë dollarësh, i firmës Louis Vuitton.

Biznesmeni Williams po ashtu i kishte dhënë politikanit të pandershëm një orë të markës Rolex, ku ishin gdhendur fjalët "guvernatori i 71të i Virginias."

McDonnell e pagoi një pjesë të shumës, por kjo nuk i pengoi prokurorët ta vazhdonin procesin e filluar ndaj tij.

Çifti do të dënohet në janar të vitit 2015. Secili prej tyre përballet me deri 30 vjet burgim për shumicën e akuzave. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IZRAELI NDALOI MEDIAT QË TË RAPORTOJNË PËR SHTETËSINË E SOTLOFFIT (09.05.2014)
'HAKMARRJA' E VALERISË - HOLLANDE MË MBYT ME MESAZHE DASHURIEFragmentet e para të nxjerra nga libri-shock i ish premiere damë, prej nesër në qarkullim (09.03.2014)
NJË TJETËR GAZETAR I VRARË (09.03.2014)
ERDOGAN - TURQIA I VAZHDON REFORMAT PËRGJATË LINJAVE TË BE-së (08.28.2014)
MARRËDHËNIET OBAMA-CLINTON (08.28.2014)
VRITET NJË AMERIKAN QË LUFTONTE PËRKRAH MILITANTËVE NË SIRI (08.28.2014)
VRASËSI I PABLO ESCOBARIT LIROHET PAS 22 VJETËSH (08.28.2014)
LAGARDE - NUK DORËHIQEM (08.28.2014)
CHRISTIE BRINKLEY - 60 VJEÇARJA MË TUNDUESE NË BOTË (08.26.2014)
SOT TAKOHEN POROSHENKO E PUTIN (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]