E Djelë, 04.28.2024, 03:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Një baron dhe njohës i Evropës Juglindore - Ministri i ri i Ekonomisë në Gjermani
E Hënë, 02.09.2009, 02:37pm (GMT+1)

Radio DW - Në fundjavë ministri i Ekonomisë, Gloss komunikoi kërkesën për dorëheqje. Si pasues të 64 vjeçarit Gloss, kryetari i CSU-së, Horst Seehofer emëroi sekretarin e Përgjithshëm të partisë Karl-Theodor zu Guttenberg.

 

Zu Guttenberg është angazhuar veçanërisht në politikën ndaj Evropës Juglindore

 

Karl-Theodor zu Guttenberg, Sekretar i Përgjithshëm i partisë Kristiansociale në Bavari, është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Shoqatës për Evropën Juglindore. Si studiues në fushën e drejtësisë dhe të shkencave politike zu Guttenberg është një njohës i mirë i politikës së jashtme, ai është angazhuar veçanërisht në politikën ndaj Evropës Juglindore. Në funksionin e kryesuesit grupit parlamentar të kristiandemokratëve / kristiansocialëve në komisionin e politikës së jashtme  ai është marrë me misionin e Bundesverit (ushtrisë gjermane) në Afganistan, me politikën ndaj Rusisë si dhe me marrëdhëniet me Turqinë. Ai ka përvojë edhe në fushën e ekonomisë, si drejtues ekzekutiv i sipërmarrjes familjare Guttenberg sh.p.k. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ai ka qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë aksionare Rhön-Klinikum.

 

Ngjitje të rrufeshme në karrierën politike

 

37 vjeçari ka bërë brenda pak muajve dy ngjitje të rrufeshme në karrierën politike: pas ndryshimeve në qeverinë bavareze dhe në partinë kristiansociale, që qeveris në Bavari, atë para pak muajsh e emëruan sekretar të përgjithshëm. Dhe tani pas dorëheqjes që komunikoi në fundjavë ministri federal i Ekonomisë Michael Gloss, zu Guttenberg-u emërohet si pasardhës për ta vazhduar karrierën politike në Berlin. 

Guttenberg-u lindi më 5 dhjetor 1971 në Mynih si biri i dirigjentit Enoch zu Guttenberg dhe i konteshës Christiane von Eltz. Pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1991 në Rozenhajm, zu Guttenberg-u kreu shërbimin ushtarak në batalionin 233 të këmbësorisë alpine duke e përfunduar atë me gradën e nënoficerit rezervë dhe më pas ndoqi studimet në shkencat juridike dhe politike. Në vitin 2007 ai mbrojti doktoraturën në drejtësi. 

Qysh nga shkurti i vitit 2000 Karl-Theodor zu Guttenberg është i martuar me konteshën Stephanie von Bismarck-Schönhausen (* 1976), e bija e kontit  Andreas Graf von Bismarck-Schönhausen (* 1941)dhe e gruas së dytë të tij Charlotte Kinberg (* 1951). Së bashku ata kanë dy vajza.

 

Zu Guttenberg rrjedh nga një familje fisnikësh

 

Ai rrjedh nga një familje fisnikësh, rrënjët e së cilës për herë të parë përmenden në vitin 1158 në Franken të epërme. Stërgjyshi i  tij, Karl Ludwig Freiherr von dhe zu Guttenberg (1902-1945) ka pasur kontakte të ngushta me luftëtarët e rezistencës kundër nacionalsocialistëve në qarkun e Krajzauerit. Gjyshi i Karl Theodor zu Guttenberg-ut (1921-1972) në vitet 60-të ishte një politikan i spikatur i partisë kristiansociale në fushën e politikës së jashtme në Bundestag. Ai ishte njëkohësisht njëri prej arkitektëve të koalicionit të parë partiak me bazë të gjerë në Republikën Federale të Gjermanisë. /Voal-online


 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Franklin Delano Roosevelt, i vetmi President i SHBA-ve i zgjedhur për katër mandate (01.27.2009)
Mishelë Obama, Zonja e re e Parë e Amerikës (01.20.2009)
Martin Luther King vizionari gjenial i paqes (01.17.2009)
Xhulio Anderoti: kam ndonjë sekret shtetëror që do ta marr me vete në parajsë (01.14.2009)
Tina Fey një Primadona e komedisë televizive në SHBA (01.12.2009)
Me rastin e 100 vjetori (01.07.2009)
525 Vjetori i Huldryh Zvinglit, reformatorit të madh zviceran, i treti pas Martin Luterit dhe Kalvinit (01.01.2009)
Zherar Depardjë është 60 vjeç (12.27.2008)
Helmut Shmit bëhet 90 vjeç (12.24.2008)
Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës (12.15.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]