VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës
E Enjte, 02.11.2010, 01:52pm (GMT+1)

 

 


Afrika e Jugut sot e feston 20 vjetorin e lirimit të Nelson Mandelës nga burgu.
Mandela u lirua në vitin 1999 pasi kaloi 28 vjet në burg për shkak se i udhëhoqi protestat kundër qeverisë së aparthejdit.
Katër vjet më vonë, ai u zgjodh presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut.
Mandela 91 vjeçar është vlerësuar lartë për futjen e vendit në epokën e demokracisë së plotë.

 

Një personazh historik, një prej atyre që, duke qenë gjallë, bëjnë pjesë në legjendë. Nelson Mandela, në fakt, është simbol i Afrikës së Jugut, cilësor që e ka fituar nëpërmjet një jete të tërë lufte kundër aparteidit dhe për lirinë e popullit të tij. Tipari kryesor i tij ka qenë morali i lartë dhe përkushtimi me të cilin ua ka kushtuar jetën e tij të tjerëve. Bir i kryetarit të fisit Thembu, pra me origjinë aristokratike, Nelson Rolihlahla Mandela lindi më 18 korrik 1918. Pasi mbaroi studimet në shkollat vendase për zezakët duke u diplomuar për drejtësi, më 1944 hyn në politikën aktive, duke u bërë anëtar i Kongresit Kombëtar Afrikan dhe duke drejtuar për vite të tëra fushata paqësore kundër regjimit "Apartheid", pra kundër atij regjimi politik që favorizon, edhe në rrafshin ligjor e juridik, segregaconin, pra të jetuarit e zezakëve ndaras të nga të bardhët.


Më 1960 vjen episodi që përcaktoi përgjithmonë jetën e liderit zezak. Regjimi i Pretorias, gjatë asaj që u quajt "masakra e Shapervillit", eliminoi gjakftohtësisht 69 militantë të KKA. Pastaj e nxori jashtë ligjit organizatën. Mandela, për fat, e mbijeton mizorinë dhe arrin të ikë. Duke i grumbulluar rreth vetes eksponetët e tjerë të mbetur gjallë, ai krijon një lëvizje luftarake,  e cila ishte e vendosur ta çrrënjosë regjimin dhe të mbrojë të drejtat me anë të armëve. Arrestohet më 1963. Pas një procesi nëntëmujor, dënohet me burgim të përjetshëm.

 

Dëshminë më të lartë të përkushtimit të tij politik e shoqëror të Mandelës e gjejmë në fjalën e mbajtur në gjyq para dhënies së verdiktit: "Jam gati të paguaj çmimin, edhe pse e di sa e trishtim dhe dëshpërim është për një afrikan të jetë në burgjet e këtij vendi. Kam qenë në këto burgje dhe e di sa i ashpër është diskriminimi kundër afrikanëve. Kjo nuk më kthen as mua dhe as tjerët nga rruga që kemi nisur. Për njerëzit, liria në tokën e vet është ideali më i lartë i jetës. Askush nuk mund t'ua ndërpresë atyre këtë rrugë. Më i fortë se frika për jetën çnjerëzore të burgut është zemërimi për kushtet e tmerrëshme në të cilat ndodhet populli im që ndodhet jashtë këtyre burgjeve në këtë vend. Nuk kam dyshim se të gjithë e dinë pafajësinë time dhe se kriminelët që meritojnë ndëshkimin e drejtësisë janë anëtarët e qeverisë."

 

Kalojnë mbi njëzet vjet dhe, pavarësisht se njeriu i madh, është në kushtet e segregacionit të burgut, larg syve të botës, larg dritës së opinionit publik, përfytyrimi i tij, pra vizioni i tij, dhe morali i tij rriten në sytë e njerëzve dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Regjimi e mban në terr të plotë, por ai gjithnjë e më shumë është simbol i luftës dhe truri i kryengritjes. Në shkurt 1985, i vetëdijshëm për këtë dhe i vetëdijshëm se regjimi nuk mund ta prekte një simbol të tillë, ai ngre në këmbë rebelimin e një opinioni tejet të gjerë ndërkombëtar. Presidenti i atëhershëm, Botha,e liron me kusht që të heqë dorë nga lufta e armatosur. Në fakt, akuza për krim të armatosur, duke vënë theksin te lufta, është vetëm me qëllim që ta diskreditojë figurën e Mandelës, duke e paraqitur atë si mishërim të dhunës. Mandela, gjithsesi, nuk e pranon një tundim të tillë, vendos të mbetet në burg. Më1990, nën trysninë ndërkombëtare, Mandela lirohet. Më 1991 zgjidhet president i KKA. Më 1993 merr çmimin Nobel për paqe, ndërsa vitin tjetër, në zgjedhjet e para të lira të vendit si dhe zgjedhjet e para ku votonin edhe zezakët, zgjidhet President i Afrikës së Jugut, në bazë të kushtetutës, edhe kryetar i qeverisë. Qëndron në detyrë deri në fund të 1998. Në jetën e tij të shkurtër të zyrtarit të lartë, ai ka përballur edhe një betejë tjetër raskapitëse. 39 ndërmarrje farmaceutike hapën një proces dhe e çuan në gjyq Nelson Mandelën. Akuza thoshte se kishte shpallur më 1997 "Medical Act", një ligj që e lejonte Qeverinë e Afrikës së Jugut të importonte dhe prodhonte ilaçe për shërimin e AIDS (SIDA-s ) me çmime të larta. Vetëm trysnitë e opinionit ndërkombëtar kanë bindur ndërmarrjet të heqin dorë nga beteja e mëtejshme ligjore.

 

Sa i përket jetës private, duhet shënuar se ai ka pasur tri gra. Për gruan e parë, martuar kur ai ishte shumë i ri, pak dihet. E dyta, e famshmja Uini (Winnie ), shfaqur më 1958 e shndërruar falë përfshirjes ne luftën politik përkrah të shoqit "nënë e kombit afrikan". Gjatë viteve të vështira, gjithsesi, ajo është përfshirë në skandale të llojeve të ndryshme. Më 1997 u divorcuan zyrtarisht. Mandela, kur ishte tetëdhjetë vjeç, u martua sërish, tashmë me pesëdhjetëvjeçaren Gracia, të vejën e presidentit të Mozambikut, vrarë në një incident ajror të organizuar nga shërbimet sekrete të regjimit segregacinist të bardhë.

 

Që nga largimi prej detyrave shtetërore, Mandela është përqendruar mbi çështjen e sëmundjes botërore, siç e quan ai AIDS-in, një sëmundje që po e shfaros popullsinë e Afrikës Nënsahariane. Në këtë betejë ai kërkon të rreshtojë në radhë të parë rininë. Mandela nuk e ka braktisur plotësisht politikën, për të cilën ai vuajti 27 vjet në burgje. Ai ngre zërin për çdo shqetësim në kuadrin e politikës botërore dhe sidomos për kontinentin e tij, Afrikën. Rrjeti i bamirësisë i Mandelës, Nelson Mandela Foundation, ia merr atij pjesën më të madhe të kohës. Përkrah tij janë të rreshtuar yje të artit, të sportit, të jetës politike në mbarë planetin tonë./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti (02.09.2010)
Bien kambanat e dasmës për Chelsea Clinton (02.08.2010)
Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain' (02.06.2010)
Emma Watson është aktorja më e paguar e Hollivudit (02.05.2010)
Cristiano Ronaldo ose i peshuari me flori (02.03.2010)
Puroja e lënë përgjysmë e Uinston Churchill blerë në ankand 5 000 euro (02.01.2010)
Sekreti i Margret Theçer: 28 vezë në javë (01.30.2010)
John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit (01.29.2010)
Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit (01.27.2010)
Haiti: John Travolta në Port-au-Prince (01.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]