E Shtunë, 10.24.2020, 09:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ZINEDIN ZIDAN: FALJE MATERACIT? MË MIRË TË VDES
E Mërkurë, 03.03.2010, 12:46pm (GMT+1)



Voal-online -Zinedine Zidane nuk ndërron mendje as sot e kësaj dite pas goditjes me kokë që ia dha lojtarit italian interist në finalen Botërorit të Futbollit 2006. "Nëse do t’i kërkoja falje, do të më mungonte respekti ndaj vetes sime dhe do ta shfajësoja sjelljen e tij. Nëse do të kishte qenë Kakà, një djalë i mrekullueshëm do t’ia kisha kërkuar falje.” Mbrojtësi italian përgjigjet nga uebsajti i tij: "Nuk kam fjalë."

 

MADRID

 

S’ke çfarë të bësh. Katër vjet pas përplasjes midis Zidane e Materazzi. Francezi, fajtor se e goditi me kokë italianin në gjoks në ndeshjen finale të kampionatit të Botës në Futboll më 2006, në të cilën Italia mori titullin, nuk ka asnjë qëllim të kthehet mbrapa në qëndrimet e tij. Për më tepër, do të parapëlqente të vdiste. Këtë e ka rrëfyer Zidane në një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle 'El Pais'. "I kërkoj falje futbollit, tifozëve, skuadrës. Por atij nuk mund t’i kërkoj atij. Kurrë, kurrë. Do të ishte shnderim për mua. Do të pranoja të vdisja.”

DO TË PRANOJA TË VDISJA

 

Ish kapiteni i kombëtares franceze ende nuk e ka kapëdirë ndeshjen fiziko-verbale me mbrojtjësin italian. Pas goditjes me kokë Zidane përjashtohej nga loja dhe Franca humbte Botërorin. "Natyrisht që më vjen keq, por nëse do t’i kërkoja falje, do të pranoja se ai pati bërë një gjë normale kunder meje. Dhe unë mendoj gjithnjë se nuk ishte normale – akuzon Zizou, pa përmendur asnjëherë me gojë emrin e mbrojtësit italian interist, i cili – sipas shpjegimeve të dhëna nga Zidane ia kishte sharë nënën francezit -. Në fushë ndodhin plot gjëra – shpjegon Zidane – po asaj here nuk e kam duruar. Nuk është një shfajësim. Por nëna ime ishte e sëmurë. Ishte në spital. Këtë gjë njerëzit nuk e dinin. Por ishte një moment i vështirë – kujton tani ish ylli i Juventusit, Marsejës dhe Real Madridit -. Ma kanë sharë nënën edhe më parë, dhe nuk kam dhënë kurrë përgjigje. Por asaj here ka ndodhur. Nëse do të kishte qenë  Kakà, një djalosh normal, një djalosh i mirë, natyrisht që do t’i kisha pasë kërkuar falje. Por atij atje...! Nëse do t’i kërkoja falje, do të më mungonte respekti ndaj vetes sime dhe ndaj të gjithë atyre që i dua me gjithë shpirt.”

MATERAZZI: "NUK KAM FJALË"

 

"Çfarë të thoshja: nuk kam fjalë.” Ky është komenti që Marco Materazzi ka publikuar në uebsajtin e tij në përgjigje të deklaratave të Zidane. Mesazhi i Materazzi-t është pasuruar me një fotografi që flet vetë, e cila portretizon francezin Zidane teksa lë fushën i përjashtuar duke kaluar pranë kupës së Botës pa ia hedhur as sytë. Dhe sipër fotografisë është shkruar: 'Merci beacoup monsieur', shumë faleminderit zotëri./Elida Buçpapaj

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BILL CLINTON I JEP PËRKRAHJE TIGER WOODSIT (03.02.2010)
FRÉDÉRIC CHOPIN - KOMPOZITORI DHE PIANISTI MË I NJOHUR I ROMANTIZMIT (02.27.2010)
CARRIE FISHER THOTË SE BABAI I SAJ "KA RRJEDHUR" (02.23.2010)
SEAN PENN SULMOI PAPARACIN, VIHET NËN AKUZË PËR DY KRIME (02.20.2010)
5 GJËRA QË DUHET DITUR PËR SKATERIN OLIMPIK EVAN LYSACEK (02.19.2010)
ANTHONY HOPKINS E TREGON TALENTIN E TIJ NË TELAJO (02.18.2010)
LADY GAGA DOMINOI ÇMIMET BRIT 2010 (02.17.2010)
TRUMANËT (02.14.2010)
ANGELINA JOLIE DËSHIRON TË ADOPTOJË NJË FËMIJË NGA HAITI (02.12.2010)
SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET (02.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]