VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote?

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote?
E Premte, 03.13.2009, 12:29pm (GMT+1)

Themeluesi i Mikrosoftit Bill Gejts kryeson listën e revistës Forbes për më të pasurit e botës, në një vit që provoi se edhe miliarderët nuk janë imunë ndaj rënies ekonomike globale.

Revista Forbes nxorri listën e 793 miliarderëve dje nga 1mijë e 100 që ishin një vit më parë.

Rënia e numrit të miliarderëve solli edhe rënien e pasurisë së tyre nga më shumë se 4 trilion vitin e kaluar në 2 presje 4 trilion këtë vit. I vetmi miliarderë që nuk humbi para ishte kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg.

Gejts kryeson listën me një pasuri prej 40 miliardë dollarësh. Investitori amerikan Uoren Bafet është në vendin e dytë me 37 miliardë. Manjati meksikan i telekomunikacioneve Carlos Slim renditet i treti me 35 miliardë.
Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive "The National Association of Home Builders (NAHB)", shtëpia e një amerikani të mesëm nuk arrin më shume se 200 metra katrorë. Nëse do ta krahasojmë me shtëpinë e themeluesit të Microsoftit, ajo do të rezultojë me një sipërfaqe 30 herë më e madhe. NAHB deklaron se pjesa më e madhe e apartamenteve kanë nga tri dhoma gjumi, dhe një dhomë ndejtje, të cilat janë të izoluara me vinil apo alumin, ndërsa shumica e shtëpive të miliarderëve kanë nga një duzinë dhoma gjumi, dhe vinili është përdorur vetëm në një rast, në një dhomë të personelit shërbyes.
Por, edhe nëse duke i krahasuar me shtëpitë tona, shtëpitë e supermiliarderëve duket tepër fantastike dhe të ekzagjeruara. Nëse i krahasojmë me pasuritë e tyre, ato do të jenë tepër modeste.
Po sipas burimeve të nga the National Association of Realtors (Shoqatës Kombëtare të Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme), rreth 1/5 e pasurive të familjeve në përgjithësi përbëhet nga pasuritë e shtëpive. Ky realitet funksionon për njerëzit e zakonshëm, të cilët me të ardhurat e tyre kanë bërë gjithçka që të sigurojnë një strehë të përherëshme për kokat e tyre, por ky realitet nuk funksionon aspak për Uarren Buffet: Arkitekti i koncernit "Berkishire Hathaway" i cili është i dyti në listën e njerëzve më të pasur të botës, me një pasuri të vlerësuar në rreth 44 miliard $.USD. Natyrisht pasuritë e patundëshme, janë pjesë e pasurisë së tij, por ato i takojnë vetëm 20% të vlerës që vlerësohet në 8,8 miliardë $, përafërsisht sa prodhimi i përgjithshëm bruto i Islandës.
Ndësa Buffet jeton më tepër si një milioner sesa si një miliarder, pasi ai për gati 50 vjet jeton në një shtëpi që e ka blerë për 31.500 $ në Omaha. Edhe pse kjo shtëpi është shumë larg duke u krahasuar me shtëpitë superluksoze të kolegëve të tij, ajo përsëri vazhdon që të mbetet banesë për Buffet, të cilin ndoshta me të e lidhin që të gjitha kujtimet e pasurimit të tij. Në vitin 2003 një agjent imobiliar lokal e ka vlerësuar shtëpinë me shumën 700.000 $. Por Buffet nuk ishte dakord, pasi mendonte se ajo vlente pak a shumë rreth 500.000 $.
Por Buffet nuk është i vetmi supermiliardier që vazhdon t'i bëjë llogaritë si një varfanjak i mjerë. Edhe Ingvar Kamprad, themeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i gjigantit të mobilimit të shtëpive IKEA, është një person që nuk bie në sy duke qarkulluar lart e poshtë me një Volvo të përdorur. Edhe shtëpia e tij në Lozanë, të Zvicrës që fshihet pas një gardhi të lartë, nuk tregon aspak për pasurinë prrallore të banuesit të saj, i cili nuk çan kokë për lluks, pasi thotë se hobi i tij është vreshtaria, dmth, verërat, dhe se ai të gjithë kohën ia kushton një vreshti të vogël në Provence të Francës, që sipas tij, i kushton shumë.

Por pjesa më e madhe e miliarderëve të botës nuk janë si  Ingvar Kamprad, që do të thotë se ata janë të gatshëm të shpenzojnë një pjesë të madhe të pasurisë për të krijuar parajsën e tyre tokësore. Kështu Princi Alualeed bin talal Al-Saud i Arabisë Saudite ka në Riad një pallat mbretëror si të 1001 Netëve me 317 dhoma, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 130 milionë $. Ky pallat ka një sipërfaqe rreth 38 mijë metra katrore. Ai ka një fushë futbolli, 8 ashensorë dhe 500 aparate televizorësh, dhe veç kësaj ai ka një pasuri prej 23,7 miliardë $, përfshi edhe një paketë aksionesh prej 3,9% të Bankës së njohur "Citygroup".
 Këtu po i japim fund historisë tonë me miliarderë, e cila besoj se është e mjaftueshme, që lexuesi ynë të krijojë një vizion të qartë se me cilët kemi të bëjmë, pa u tunduar aspak prej rehatisë dhe luksit, i cili nuk ndikon aspak që miliardierët të jenë qenie të ndryshme nga ne. /Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë (03.12.2009)
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore (03.09.2009)
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful" (03.08.2009)
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës (03.06.2009)
Havzi Nela triumfi i një morali brenda ferrit - Nga Petrit PALUSHI (03.05.2009)
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së poetit të varur në litar nga diktatura komuniste (02.24.2009)
U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton (02.22.2009)
200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln (02.12.2009)
Një baron dhe njohës i Evropës Juglindore - Ministri i ri i Ekonomisë në Gjermani (02.09.2009)
Franklin Delano Roosevelt, i vetmi President i SHBA-ve i zgjedhur për katër mandate (01.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]