VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 11:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln
E Enjte, 02.12.2009, 04:11pm (GMT+1)

200 vjetori i lindjes së ish presidentit, Abraham Linkoln

 

Voa- Sot, amerikanët përkujtojnë 200 vjetorin e lindjes së presidentit të 16-të të Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkoln. Ceremonitë përkujtimore kanë filluar tashmë me një numër aktivitetesh dhe ekspozitash të posaçme për të nderuar Linkolnin, një udhëheqës që vazhdon të frymëzojë shumë njerëz, mes tyre edhe presidentin e ri amerikan, Barak Obama.

Kur zoti Obama bëri betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara, ai e vuri dorën mbi biblën, që përdori edhe Abraham Linkolni kur ai bëri të njëjtin betim para gati 150 vjetësh.

Që nga dita kur njoftoi kandidaturën e tij në qytetin e Linkolnit, Springfield, Illinois, zoti Obama u përpoq të evokonte presidentin e 16-të, duke u bërë jehonë fjalëve të Linkolnit në fjalimin e fitores më 4 nëntor.

Ka një arsye që zoti Obama zgjodhi ta lidhte veten me Linkolnin, thotë Heri Rubenstein, kurator i ekspozitës Abraham Linkoln: Një jetë e mrekullueshme, në muzeun kombëtar të historisë amerikane.

"Ne mendojmë se Abraham Linkolni dhe ëndërra amerikane janë të lidhura me njera tjetrën".

Jeta e Linkolnit është e mbushur me mite: i lindur në një kabinë prej druri, i vetë arsimuar dhe më në fund u bë president. Ai udhëhoqi vendin gjatë Luftës Civile, kriza më e rëndë e Amerikës, duke ruajtur integritetin territorial dhe duke i dhënë fund skllavërisë. Ai u vra ndërsa shikonte një shfaqje teatrale.

"Linkolni do të mbahet mend si një prej presidentëve tanë më të mëdhenj, me rolin e tij udhëheqës, mënyrën se si e zgjidhi ai krizën. Ai ishte pragmatist me ide të forta. Kushdo që vjen në postin e Presidentit ka pranë hijen e Linkolnit", thotë zoti Rubenstein.

Në galerinë e muzeut të historisë amerikane mund të gjesh objekte të jetës së Linkolnit: një sopatë hekuri, që e përdorte për të çarë dru, inicialet e tij janë gdhëndur aty nga Linkolni i ri, një kupë me të cilën pinte dhe kapelen që ai kishte vënë natën që u vra. Ideja është të jepet dimensioni njerëzor i Linkolnit.

Historiani Dejvid Uord thotë se kjo është diçka e vështirë.

"Është e qartë se rreth Linkolnit, ashtu si edhe rreth Napoleon Bonapartit, janë shkruar më shumë biografi se për çdo njeri tjetër. Mendoj se shkrimet e shumta rreth tij tregojnë se jo vetëm që ne duam të mësojmë më shumë rreth tij, por në fakt ne nuk e njohim atë sa duhet".

Zoti Uord është kurator i ekspozitës Një Jetë: Maska e Linkolnit, pjesë e Galerisë Kombëtare të Portreteve. Kjo ekspozitë përfshin dy shembëlltyra në formë maske të Linkolnit, të marra në vitin 1860 para se të kandidonte për president dhe tjetra më 1865, pak para se ai të vritej, që tregojnë se si detyra e presidentit e plaku atë. Por shumica e imazheve janë fotografi.

"Linkolni ishte me të vërtet presidenti i parë i medias, thotë zoti Uord, nëse mund të përdoret kjo fjalë për vitet 1840 dhe 50. Çdo herë që Linkolni mbante një fjalim të rëndësishëm, ai merrej në fotografi. Ai dëshironte të paraqiste një imazh tek publiku rreth personit dhe udhëheqësit që ai donte të ishte".

Një prej fotografive më të fundit, e marrë në shkurt të vitit 1865, ka një shenjë si të çarë në negativin e mbrojtur në xham, që duket sikur tregon rrugën e plumbit që do të merrte jetën e Linkolnit pas më pak se dy muajsh.

"Këtu jemi në fund të luftës civile. Ai nuk mund ta dinte se do të vritej. Ekziston një farë ndjenje mortore, por edhe një ndjenjë e vazhdimit të jetës. Linkolni e dinte se e kishte përmbushur misonin për të ruajtur vendin të bashkuar, për të çliruar skllevërit dhe për t'u dhënë të drejta afrikano-amerikanëve. Mendoj se fakti që një person me ngjyrë është tani president do ta prekte shumë Linkolnin".

Nuk ka dyshim se fakti që Barak Obama zgjodhi Linkolnin si frymëzim të tij do ta kënaqte presidentin e 16-të/Voal-online

Familja dhe jeta para politikës

Voal-online - Abraham Linkoln ka lindur më 12 shkurt të vitit 1809, në Kentucky, në pjesën juglindore të Kontatit të Hardin dhe pranë Hodgenville. Ai është i biri i Thomas Linkoln dhe Nancy Hanks, një çift fermerësh analfabetë. Ai është quajtur Abraham pa emër të dytë në kujtim të gjyshit të tij të vrarë nga indianët në vitin 1786. Miti e ka ekzagjeruar disi varfërinë e prindërve të tij pas lindjes së Abraham. Kështu Thomas Linkoln ishte një qytetar i respektuar nga të gjithë. Në vitin 1818, kur ishte vetëm 9 vjeç, atij i vdes e ëma, por një vit më vonë i ati i tij martohet me Sarah Bush Johnston, një vejushë që kishte dy vajza dhe një djalë. Ajo e trajtoi Abraham si djalin e saj. Ai dhe Sarah i bënë shumë të afërt, sa disa kohë më vonë ai e kujtonte atë si mama-engjëll. Abraham Linkoln fillon më pas të ushqejë një pasion të madh për librat dhe të lexuarin, pasion i inkurajuar nga njerka Sarah. Asnjëherë nuk u kuptua realisht nga i erdhi kjo dëshirë, pasi prindërit e tij nuk dinin as të shkruanin as të lexonin dhe ai shkonte rrallë në shkollë. Me gjithë këtë Linkolni nuk mundi të lexonte më tepër se disa libra, për të cilët ka ruajtur kujtime. Në rrjedhën e leximeve të tij, ai zbulon Biblën, historinë e Anglisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Ndër librat që ai ka lexuar mund të përmendim Robinson Cruzo të Daniel Defo apo fabulat e Ezopit. Fqinjët e tij treguan më vonë se ishte gati të përshkonte disa milje për të huazuar një libër. Në mars të vitit 1830, në kohën kur Abraham mbushi 21 vjeç, Thomas Linkoln vendos të shkojnë në tokat pjellore të Indianas, në bregdetin e Sangamonit. Vitin që pason, Abraham Linkoln, duke mos dashur të bëhej fermer, vendos të kryejë një ekzistencë autonome. Pasi kishte ndihmuar të atin të plehëronte tokat, bëhet pjesë i ekuipazhit të një anijeje dhe bën një udhëtim mbi Misisipi deri në Nju Orlins. Në kthim ai instalohet në fshatin New Salem, në bregdetin Sangamon. Atje ai bëhet magazinier, postier, mbikëqyrës. Në vitin 1832, ai futet në milicinë lokale për të luftuar indianët e Black Hawk dhe zgjidhet kapiten i kompanisë së tij. Ai deklaroi më vonë se nuk kishte parë kurrë luftëtarë indianë, por kishte marrë pjesë në zënka të dhunshme ndërmjet milicëve. Duke aspiruar drejt një jete publike, ai paraqitet në asamblenë e shtetit si përfaqësues i partisë "Whig", (parti liberale në Britaninë e Madhe). Duke hezituar, ai preferon më në fund të bëhej avokat sesa fermer për të fituar jetën. Pasi studioi matematikë dhe gramatikë, ai filloi të studiojë drejtësi.

Një avokat që angazhohet në politikë

Në vitin 1837, Linkoln niset të stabilizohet në Springfield dhe aty filloi të trajnohet. Ai qëndroi në një dhomë, madje fjeti në një krevat me Joshua Fry Speed ndërmjet viteve 1837 dhe 1841, gjë që i bën disa historianë të mendojnë se kishte prirje homoseksuale. Nga ana tjetër, ai u akuzua në vitin 1842 nga fqinjët e tij për keqtrajtime seksuale ndaj kafshëve, akuza nga të cilat shpëtoi disa muaj më vonë duke u shpallur i pafajshëm nga gjykata e Illinois. Ai është rizgjedhur katër herë si përfaqësues në dhomën e Illinois. Më pas aspiroi të bëhet përfaqësues i Illinois në dhomën e përfaqësuesve të Uashingtonit. Ai u zgjodh në vitin 1846 dhe u bë pjesëtar i saj, duke filluar nga fundi i vitit 1847. Në Uashington, ai shprehet kundër luftës së Meksikës, fenomen që e gjykon jokushtetues dhe të padrejtë. Megjithëse kishte këtë mendim, ai votoi shumë herë për dërgimin e trupave shtesë. Mendimet e tij janë gjykuar antipatriotike dhe ngjallën pakënaqësi në radhët e zgjedhësve të Illinois, edhe pse Linkolni nuk kërkoi rinovimin e mandatit të tij. Gjatë luftës kundërshtari i tij i ardhshëm paraqitet me një sjellje të kundërt. Jefferson Davis, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëhet një hero ushtarak. Pasi u kthye në Springfield, ai përqendrohet te profesioni i tij si avokat dhe bëhet i njohur, duke krijuar një klientelë të rëndësishme në Çikago. Ai luftoi kundër Kontatit të McLean, që kërkon të vendosë një taksë mbi aktivitetet e kësaj kompanie. Ai merr 5000$ me këtë rast, por duhet të kundërshtojë kompaninë për t'i fituar. Ndër çështjet që trajtoi, bëjnë pjesë edhe disa çështje kriminele. Duke mbrojtur Duff Armstrong, një i akuzuar për vrasje, ai duhet të kundërshtojë një dëshmitar duke pretenduar se ka parë një klientin e tij në mes të vrasësve falë dritës së hënës. Mbi bazën e një kalendari të vetëm, Linkoln përkrahu tezën se hëna nuk i ka dhënë mundësinë dëshmitarit të shikojë skenën dhe i dha pafajësinë. Kjo karrierë si njeri i ligjeve kontribuoi në faktin se i jep Linkolnit një reputacion të një njeriu brilant, elokuent dhe të ndershëm.

Jeta në politikë

Abraham Linkolni u zgjodh në Kongresin e Shteteve të Bashkuara duke ushtruar profesionin e avokatit. Që në këtë periudhë pozicionet e tij janë të dukshme, por nuk ekzistonte e drejta e votës për popullsinë me ngjyrë. Ai u bë i njohur si mbrojtës i kompanive hekurudhore, por gjithashtu me fjalimet e tij kundër pranimit të shteteve të reja pro skllavërisë në Union, veçanërisht kur ai paraqitet në zgjedhjet senatoriale të vitit 1858. Akti Kansas-Nebraska i vitit 1854, që heq kufijtë e përhapjes së skllavërisë (Kompromisi i Misurit), e vendos Linkolnin në pjesën elitare të skenës politike. Senatori demokrat Stephen A. Douglas propozoi një referendum për çështjen e skllavërisë në territoret në fjalë. Në vitin 1858, Linkoln mbajti një fjalim që vuri në dukje rrezikun e mosbashkimit të vendit për problemin e skllavërisë. Elokuenca e tij e bëri të njohur për një publik të gjerë. Linkolni u zgjodh nga republikanët për zgjedhjet presidenciale të vitit 1860. Ai u zgjodh më 6 nëntor të vitit 1860 dhe u bë presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 39,9 % të votave, falë ndarjeve në gjirin e Partisë Demokrate. Ai mundi kështu kandidatët e tjerë që ishin Stephen A. Douglas (29,5 %), John C. Breckenridge (18,1 %) dhe John C. Bell (12,5%). Një ditë pas zgjedhjeve, atëherë kur presidenti i ri nuk ishte emëruar, shtatë shtete dhanë dorëheqjen: Karolina e Jugut, Misisipi, Florida, Alabama, Gjeorgjia, Luiziana dhe Teksasi. Gjashtë të fundit vendosën më 4 shkurt të vitit 1861 të formojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Linkolni nuk pranoi t'i njihte. Shtetet e Delaware, Mariland, Virxhinia, Karolina e Veriut, Tenese, Kentycky, Misuri dhe Arkansas vendosën të qëndrojnë në Union, por e lajmëruan Linkolnin se nuk do të lejojnë kalimin e trupave në territorin e tyre.

Linkoln, në krye të SHBA

Më 4 mars të vitit 1861 Abraham Linkolni zgjidhet presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 12 prill të atij viti filloi Lufta Civile me betejën e Sumter në Karolinën e Jugut nga forcat e bashkuara. Tre ditë më pas Linkolni deklaroi kryengritje dhe parashikoi formimin e një ushtrie me 75 000 vullnetarë. Shtetet, si Virxhinia, Karolina e Veriut, Tenese dhe Arkansa u ndanë. Në fund të muajit prill Linkolni urdhëroi bllokimin e portave të shteteve të bashkuara dhe nuk lejon tregtinë me ta. Më 27 janar të vitit 1862 Linkolni nënshkroi urdhrin e fillimit të operacioneve ushtarake kundër shteteve të bashkuara. Më 20 maj ligji "Homestead Act" u nënshkrua nga Abraham Linkolni. Ai i jepte mundësinë çdo familjeje për t'u justifikuar të zinte një terren që prej 5 vjetësh për të kërkuar pronën private dhe kjo në kufirin e 65 hektarëve. Nëse familja jetonte aty që prej të paktën gjashtë muajve, ajo mund të blinte terrenin me një çmim relativisht të ulët prej 308 dollarë për 1 km². Ky ligj ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin e Perëndimit amerikan. Më 19 qershor ai filloi të hartojë Shpalljen e emancipimit të skllevërve. Ai vendosi një taksë mbi të ardhurat për të financuar Luftën Civile. Më 22 shtator njoftoi se do të publikojë Shpalljen e emancipimit të skllevërve në vendet. Ajo do të jetë origjina e dy amendamenteve për Kushtetutën, i pari duke hequr skllavërinë, i dyti duke garantuar të drejtat civile. Më 1 janar vitit pasardhës skllevërit janë emancipuar. Më 20 qershor të vitit 1863 Linkolni përfshiu Perëndimin e Virxhinias në Union. Virxhinia Perëndimore bëhet kështu shteti i 35-të. Më 8 dhjetor Linkoln bëri të ditur programin e tij për ndërtimin e Shteteve të jugut dhe u bën një ofertë amnistie dezertorëve të ushtrisë së konfederuar. Më 9 mars të vitit 1864 Linkolni emëron gjeneralin Ulysses S. Grant si kryekomandant të ushtrive të Unionit. Më 7 qershor konventa kombëtare e Partisë Republikanë emëron Linkolnin si kandidat të saj për zgjedhjet e ardhshme. Më 18 korrik Linkolni urdhëron rekrutimin e 500 000 vullnetarëve në ushtri. Linkolni rizgjidhet për një mandat të dytë me 55 % të votimit popullor.

Mandati i dytë presidencial

Më 3 shkurt të vitit 1865 Likolni u përpoq edhe një herë të fundit të përfundojë Luftën Civile me negociata. Ai kërkon kapitullimin e forcave të bashkuara dhe kthimin e shteteve në Union. Këta të fundit kërkojnë pavarësinë e tyre dhe mbledhja përfundon më një dështim. Më 4 mars Abraham Linkolni emërohet zyrtarisht në mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Më 9 prill merr fund Lufta Civile. Abraham Linkolni takonte shpesh gjeneralin Grant, i cili komandoi trupat e Unionit për t'u marrë me problemet e ristrukturimit të shteteve sudiste. Një mbrëmje pasi kishte dalë për të parë një shfaqje teatrale (pjesa teatrale titullohej "Our American cousin"), në teatrin Ford në Uashington, kur u vra nga një simpatizant sudist. Ky i fundit, John Wilkes Booth, i afrohet nga pas Linkolnit dhe e qëllon me plumb pas koke, i cili i kap trurin. Më pas atë e transportojnë në një shtëpi pranë teatrit, ku kaloi natën pa e marrë veten. Linkolni vdes të nesërmen në mëngjes në orën 7:22.

Politika e brendshme
Që pas zgjedhjes së tij, Abraham Linkolni u përball me problemin e ndarjes së Shteteve sudiste. Në fakt kjo ndarje, si dhe krijimi i Konfederatës nga shtetet e jugut nuk është e njohur nga shtetet, ku nga amerikanët përdorej termi "Luftë Civile". Qëllimi i luftës, gjithmonë në të njëjtën pikëpamje, është të ruhet Unioni.
Prioriteti i Linkolnit është ruajtja e Unionit dhe riintegrimi i shteteve ndarës. Ai drejtoi në mënyrë të drejtpërdrejtë operacionet e forcave të armatosura para se të gjente te gjenerali Grant një shef, tek i cili mund të kishte besim. Vazhdimi i luftës kërkonte njerëz dhe financim. Linkolni futi shërbimin ushtarak për ulur deficitin e vullnetarëve dhe taksën e të ardhurave. Kontributi i tij më i njohur do të mbesë Shpallja e Amendamendit që i çlironte skllevërit në të gjitha shtetet e Unionit. Nga fakti i gjendjes së luftës, Abraham Linkolni është një ndër presidentët që ka mbledhur më shumë pushtete në duar. Para se të zgjidhej president dhe veçanërisht gjatë fushatës elektorale, Linkolni kishte bërë shumë deklarata duke treguar në mënyrë mjaft të qartë kundërshtimin e tij ndaj skllavërisë në emër të parimeve morale. Ai do të mbetet në histori si autori i Shpalljes së emancipimit të skllevërve, por disa kritikë kanë shënuar që prioriteti i tij ishte i lidhur me restaurimin e Unionit, dhe jo me të drejtat qytetare të skllevërve. Linkolni u zgjodh në presidencë veçanërisht për shkak të dimensioneve në gjirin e Partisë Demokrate. Gjatë mandatit të tij ai u kritikua në brendësinë e partisë së tij sepse lufta ishte e gjatë dhe e kushtueshme dhe që shumë amerikanë nuk shihnin ndonjë arsye për të luftuar për të drejtën e njerëzve më ngjyrë. Ai do të rizgjidhet sepse Unioni është fitues në fushën e betejës në momentin e votimit.

Martesa dhe fëmijët

Më 4 nëntor të vitit 1842, Abraham Lincoln martohet me Mary Todd në moshën 33-vjeçare. Çifti pati katër fëmijë: Robert Todd Lincoln, i lindur më 1 gusht të vitit 1843, në Springfield, Illinois, Edward Baker Lincoln, I lindur më 10 mars të vitit 1846, në Springfield, Illinois, William Wallace Lincoln, I lindur më 21 dhjetor të vitit 1850, në Springfield, Illinois dhe Thomas "Tad" Lincoln, I lindur më 4 prill të vitit 1853, në Springfield, Illinois./

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një baron dhe njohës i Evropës Juglindore - Ministri i ri i Ekonomisë në Gjermani (02.09.2009)
Franklin Delano Roosevelt, i vetmi President i SHBA-ve i zgjedhur për katër mandate (01.27.2009)
Mishelë Obama, Zonja e re e Parë e Amerikës (01.20.2009)
Martin Luther King vizionari gjenial i paqes (01.17.2009)
Xhulio Anderoti: kam ndonjë sekret shtetëror që do ta marr me vete në parajsë (01.14.2009)
Tina Fey një Primadona e komedisë televizive në SHBA (01.12.2009)
Me rastin e 100 vjetori (01.07.2009)
525 Vjetori i Huldryh Zvinglit, reformatorit të madh zviceran, i treti pas Martin Luterit dhe Kalvinit (01.01.2009)
Zherar Depardjë është 60 vjeç (12.27.2008)
Helmut Shmit bëhet 90 vjeç (12.24.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]