VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEMAÇI I ANKOHEJ ENVERIT PËR DHURATËN

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 06:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
DEMAÇI I ANKOHEJ ENVERIT PËR DHURATËN
E Premte, 03.02.2012, 04:15pm (GMT+1)

Prishtinë Tre shkrimtarë, dy mësimdhënës universiteti dhe një punonjës shkencor instituti, të gjithë nga Kosova, kishin mbetur "jesirë" midis Cyrihut të hënën e dytë të shkurtit, tek kishin dalë për të shëtitur dhe nuk kishin ditur nga t'ia mbanin. Konsullata e Kosovës nuk ua kishte vënë në dispozicion një punonjës për t'i orientuar.

Konsullja Dhurata Selimi ka marrë një vërejtje me shkrim nga drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lulëzim Mjeku, ditën kur Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës është ankuar në të. Vërejtja e shkruar i është dhënë pa i paraprirë asaj dyverbale, që kërkon ligji. Po kështu, edhe pa dëgjuar versionin e saj për ngjarjen.

E kontaktuar nga "Koha Ditore", konsullja Selimi e ka cilësuar të ngutur reagimin e Ministrisë dhe ka treguar se anëtarët e delegacionit e kanë pasur ditë të lirë këtë të hënë, dhe vetëm kanë dashur të shëtisnin. E për shëtitje, sipas saj, veturat e Konsullatës nuk vihen në dispozicion.

"Unë kam qenë prezent non-stop gjatë aktivitetit që kanë mbajtur në ndërtesën e Konsullatës. Kam qenë deri në orët e vona, deri rreth orës 22:30. Të nesërmen nuk kanë pasur ndonjë aktivitet", ka thënë ajo. "Ne nuk kemi marrë ndonjë informatë se kanë nevojë për me u shëtitë ose për me i dërguar diku".

Në ankesën e Lidhjes së Shkrimtarëve, e cila mban firmën e kryetarit Adem Demaçi, nuk është përmendur nevoja për shëtitje. Në të tregohet fillimisht se, në kuadër të veprimtarive për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, LSHK-ja dhe Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, si dhe asociacionet kulturore shqiptare që veprojnë në Zvicër, kanë organizuar disa aktivitete të mbështetura nga Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në këtë shtet. Kanë shkruar të kenë gjetur në Gjenevë dhe në Bernë mbështetje të plotë nga punonjësit diplomatikë, por jo edhe në Cyrih.

"Kontaktuam me të (konsullen Selimi v.j.) dhe i treguam se po organizonim një aktivitet, madje e dinte edhe ajo, sepse u mundua në një rast të na vinte në kontakt me Shoqatën e Shkrimtarëve të Zvicrës, ndërkaq të nesërmen na la në rrugë!!!? Kur po bisedonim se kishim mbetur duke pritur shoferin, na tha se "˜nuk dinte për një aktivitet të tillë!?'. U detyruam me keqardhje t'i drejtoheshim ambasadorit, Naim Mala, te i cili hasëm në mirëkuptim si gjithnjë", thuhet në këtë shkresë. "Ju bëjmë me dije se sjelljet e zonjës Selimi ishin jo të një diplomateje, pra, injoruese e pa takt në raport me veprimtarët që po angazhoheshin për të dhënë kontributin e tyre në këta përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë e shtetërorë".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPAHIU SULMON BERISHËN: PD PARTIÇKË, DO TË MBETENI NË MINORANCË (02.28.2012)
REFORMA ZGJEDHORE DHE SFIDA PËR IMAZH DEMOKRATIKNga ALFRED ÇAKO (02.27.2012)
SIKUR STEVE TË ISH SHTJEFENNga DRITAN HILA (02.27.2012)
"NDARJA NUK MUND TË JETË ZGJIDHJE PËR VERIUN E KOSOVËS" (02.24.2012)
GJENDJA EKONOMIKE NË MAQEDONI NDODHET NË FAZË KRITIKE (02.23.2012)
KOHA E HUMBUR E SHKUPITNga SHABAN MURATI (02.22.2012)
"SHPËRBLIMI" I BEsë PËR FUSNOTËN (02.21.2012)
REZOLUTA 12 44 SI FAKT JURIDIK (02.21.2012)
"KOSOVA KUNDËR KANDIDATURËS SË SERBISË" (02.21.2012)
DEMAÇI: QOSJA T'IA FALË SERBISË TOKAT E VETA, VERIU ËSHTË I KOSOVËS (02.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]