VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Çështje të brendshme në politikën e jashtme

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Çështje të brendshme në politikën e jashtme
E Mërkurë, 08.26.2009, 10:17am (GMT+1)

 

 

 

 

 1. Shqipëria, nga koha e Ismail Qemalit deri te koha e Sali Berishës, për 90 vjet (nuk përfshihen 4 vjet të LPB dhe nga 03.06.1941 deri më 05.11.1943 kur aktiviteti i jashtëm u mor përsipër nga MJI) ka 62 ministra të jashtëm në historikun e saj.

Amerika për 220 vjet (1789 2009) nga Xhorxh Uashington tek Barak Obama ka 67 sekretarë shteti, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, për 108 vjet (1901 2009) ka  39 ministra të jashtëm, Austria për 90 vjet (1918-2009) ka 22 ministra të jashtëm...

Shqipërisë i takon të ketë lëvizur mesatarisht 1 ministër të jashëm në rreth 1.5 vjet, ndërkohë që Amerika, Mbretëria e Bashkuar e Austria e kanë këtë tregues deri në 4 vjet (!).

Indikatori i këtyre raporteve ç'përpjestimore flet vetë: Cështjet e brendshme politike, ekonomike e ushtarake të një shteti pasqyrohen edhe në politikën e jashtme, në  lëvizjet e shpeshtuara, të sforcuara e të pamotivuara të ministrave të jashtëm. E përgjithshmja dhe e vërteta është se sa herë politika ka probleme të brendshme merret me ministrat e jashtëm, veçanërisht në vendet e pazhvilluara apo në zhvillim, në vendet që dalin nga diktatura e zezë, e kuqe apo e bardhë në demokracinë blu, në vendet me koalicione qeverisëse të brishta.

Politika është politikë dhe diplomacia është diplomaci, por, ndonëse nuk janë e njëjta gjë e bëjnë të njëjten gjë..., ndonëse janë në të njëjten rrugë edhe nuk e bëjnë të njëjten rrugë.... Kur  politika është në start, ndodh që diplomacia ka ecur ose arritur në finish. Në ato raste kur politikës i mbarojnë "bateritë" karrikohet diplomacia dhe kur lodhet diplomacia me të vetat hyn politika me të gjitha mjetet...

Diplomacia nuk përplaset me politikën, se nuk ia don hapi apo "zanati", kurse politika përplaset me diplomacinë se ia don qejfi apo "zemreku"... Diplomacia ka heshtjen..., kurse politika bën edhe zhurmë... Diplomacia ka solemnitetet, kurse politika përdorë edhe agresivitetet.  Diplomacia të mbytë qetësisht edhe në një gotë venë, kurse politika mund të vërshojë egërsisht edhe si lumë e t'i shpëtosh "pa u lagur"...

 

2. Presidenti i 32-të i SHBA, Franklin Ruzvelt, njeri vizionar e qëndrestar në politikën e jashtme, qëndroi në 4 mandate në këtë detyrë, duke përballuar Luftën e Parë Botërore, duke ecur edhe në karrocë invalidi në fund të jetës, por Sekretarin e Shtetit Kordel Hall e mbajti për 11 vjet në këtë post (4 mars 1943- 30 nëntor 1944), derisa u vetëlargua.

Ruzvelti ndrroi 3 zv/presidentë (Garner, Uallake, Truman), biles edhe 3 ministra të luftës, si dhe nga 4 ministra të drejtësisë, ekonomisë, etj., por jo Sekretarin e Shtetit Amerikan.

 Pas largimit të Hall, Presidenti Ruzvelt emëroi Zv/Sekretarin e Shtetit Stetinius në detyrën e Sekretarit të 48-të të Shtetit, i cili qëndroi në këtë  post të rëndësishëm edhe me Presidentin Truman, gjersa e caktuan Ambasador i SHBA në OKB.

E kundërta ndodhi në Shqipëri, në kohën e qeverisjes së socialistëve, në vitet 1997-2005, u ndrruan 4 ministra të jashtëm në 8 vjet (Milo, Dade, Meta, Islami), pasi donin t'ua "kënaqnin" kërkesat e interesat aleatëve në maxhorancë e me orakull politik t'iu jepte mbështetësve apo kundërshtarëve këtë post(!). Mazhoranca socialiste iu jepte rëndësi dhe ua merrte fuqinë, iu jepte detyrën ministrore dhe iu hiqte karriken zyrtare, sapo shtronin shinat përpara i tërhiqnin nga mbrapa, aqsa këta ish-ministra mund të cilësohen edhe "ysh-ministra". Lëvizjet "shilarëse" të socialistëve me ministrat e jashtëm, kur vendi po ecte drejt BE-së e NATO-s, kur Kosova ishte drejt Pavarësisë,...tregonin qartë se politika e së majtës kishte "çështje të brendshme" sa mezi e mbanin pushtetin reanimacionist dhe morën një rrotacion regresiv me rrokullisje të pandalun, por edhe ia ngadalësuan Shqipërisë zhvillimet e brendshme dhe ato të jashtme.

Politika e jashtme në përgjithësi e Ministria e Jashtme me Trupin e saj Diplomatik në veçanti, është pasqyrë e imazhit, sy në horizont, nerv genetik i tokës, vesh i rrjedhave të kohës, zëri i mendjes e zemrës, nuhajtja magnetike, urtia e duhia e hapave të çdo kombi, të secilit shtet.

Diplomacia, në historikun e vet, në mënyrën e vet, e mbart dhe e bën historinë më shpejt se historianët, shkon në planete më përpara se kozmanautët, hynë në thellësi të ujërave më shpejt se polumbarët, fazohet e përçohet më shpejt se rryma, e mbart dhe e bën historinë më shpejt se historianët, e përgaditë tokën e mbjellë farën më shpejt se bujqit, e prognozon e diagnostikon kohën më mirë se meteorologët, diagnostikon simptonat e sindromat më mirë se mjekët, i ndjek sinjalistikat më mirë se se vet rrugorët...

Dikur, politika e jashtme ishte e "mbyllur", e blinduar, diçka si "versajiste", si kështjellat  ku (ç)bëhej, ndërsa në dekadat e fundit është bërë e "hapur" si valët në eter, aqsa të "fotografon" realitetet si sateliti në orbitë dhe të hyn si interneti në shtëpi. Sot diplomacia është kaq publike sa më të mund të merren të gjithë, por diplomacinë e bëjnë diplomatët për të gjithë. Ata që duan të merren më diplomaci publike, të hapur... ua dëgjon edhe frymëmarrjen veprimtare edhe nga larg, kurse ata që bëjnë vërtetë diplomaci elitare ua ndjen frymën vrelluese më pas...

 

3. Ato shtete që kanë kriza të forta të brendshme, si grushte shteti, konflikte etnike, ç'ekuilibrime politike, etj. me ndikim edhe në rajone e kontinente të afërta, i pasqyrojnë kryesisht e veçanërisht në lëvizjet e ministrave të jashtëm.

Në Gjeorgji, më 2008, kulminiacioni i "krizës së tankeve" solli 4 ministra të jashtëm brenda një viti, si Bezhuashvili,(31.01.2008) Bakradze, Tkeshdashvili dhe Vashadze, (që vazhdon në këtë detyrë nga 06.12.2008).

Në Ukrainë, vitet e fundit,"kriza e rivaliteteve", me "portokallinë" e vet, me tensione të plasaritura e presione vorbulluese, në vend e me fqinjtë, diktoi që edhe më 2007 të  përcillte  3 ministra të jashtëm, 2  ndryshime më 2009të ketë 2 lëvizje të tyre.

Në Somali. pas luftës civile,po tejzgjatet tranzicioni i vështirë politik e ekonomik, "kriza e zezë", me të gjitha të zezat e saj, nga luga deri tek lupa, çka, të paktën, nga viti 2007 deri më 2009 ka pasë 6 ministra të jashtëm, nga Hure deri te Jangali.

Në Palestinë,  "kriza e kloneve", nga minaret tek kufinjtë, për identitetin e tyre të njohjes si shtet, etj. pasqyrohet, si më  2007 me rrokadën e 4 ministra të jashtëm, etj.

Në më të shumten e rasteve këto kriza marrin edhe emrat e shteteve, nga burojnë, shpërthejnë e shuhen, si "Kriza Gjeorgjiane", "Kriza Ukrainase", "Kriza Somaleze", "Kriza Palestineze", etj.

Në rast se do të shohim në 9 dekadat e fundit, në Shqipëri ka disa

 kriza të rënda politike, ekonomike, etj. si në vitin 1914, kur levizën 3 ministra të jashtëm, në vitin 1921 me 5 ministra të jashtëm, në vitin 1924 me 3 ministra të jashtëm, në vitin 1944 me 5 ministra të jashtëm, në vitin 1939 me 3 ministra të jashtëm, në vitin 1997 me 3 ministra të jashtëm, (Shehu, Starova, Milo), etj.

Krizat i shfaqin plasaritjet e veta kryesisht tek ministrat e jashtëm dhe ministrat e jashtëm lëvizën më së shumti në ato raste kur ka probleme të brendshme politike, ekonomike apo ushtarake.

Sot e nesër, çështja është edhe kjo: në rast se diplomacia nuk është shumë e kapshme në çdo kohë e për të gjithë, duhet të bëhet sa më e prekshme  çdo ditë e më shumë dhe nga sa më shumë pushtetarë në të gjitha nivelet e nga sa më tepër qytetarë nga të gjitha kategoritë.

-

Shënim: Autori është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë
Ramiz Lushaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tetë anëtarë kërkesë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (08.25.2009)
Buçkovski: Politika ndaj Kosovës - lojë pas kuintave të Maqedonisë e Serbisë (08.25.2009)
PSV 91, Komiteti Drejtues sot mbledhje për vendime të rëndësishme (08.25.2009)
Ben Blushi: S'mund të fitosh duke humbur (08.23.2009)
Negociatat Meta-Berisha nisin më 2 shtator (08.22.2009)
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend (08.22.2009)
Objektivi i PS janë zgjedhjet e parakohëshme (08.21.2009)
Idrizi përgënjeshtron PDI: Çështjen Çame e mbroj në PS (08.20.2009)
Veton Surroi viziton Vitorian (kryeqyteti i rajonit bask të Spanjës) (08.20.2009)
PDI, Muhedini: Do të kërkojmë rezolutën Çame në Parlament (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]