NATO - RUSIA MË TEPËR 'ARMIK' SE PARTNER
E Shtunë, 05.03.2014, 07:47am (GMT+1)
Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, thotë se aleanca tash duhet të filloj ta konsideroj Rusinë si një armik. Mëtutje, ky zyrtar i lartë i NATO-s, tha në Uashington, se përkundër përpjekjeve gati 20 vjeçare për të ndërtuar partneritet me Rusinë, Moska e ka "shpallur NATO-n si një armik". Për këtë arsye, ai theksoi se NATO-ja duhet të "fillojë ta konsiderojë Rusinë jo më si partner, por më tepër si një armik". Zoti Vershbow, ish-ambasador amerikan në Rusi dhe në NATO, tha se aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës dhe involvimi në lëvizjen separatiste në pjesën lindore të Ukrainës, i ka ndryshuar marrëdhëniet NATO Rusi. Rusia qartas po "përpiqet të ri-imponoj hegjemoni dhe kufizim të sovranitetit të fqinjëve rusë nën maaskën e mbrojtjes së botës ruse", tha Vershbow. Në muajin prill, pas ankesimit të territorit Krime në Ukrainë, nga ana e Rusisë, NATO-ja e ka pezulluar pjesën më të madhe të bashkëpunimit civil dhe ushtarak me Moskën.za
www.voal-online.ch
|