VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryeministri dhe presidenti vizita simbolike në ditën e parë të Vitit të Ri

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 05:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kryeministri dhe presidenti vizita simbolike në ditën e parë të Vitit të Ri
E Premte, 01.01.2010, 06:14pm (GMT+1)

 

 

Kryeministri Berisha uron të lindurën e parë të vitit 2010 në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë"

 

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u urojnë Vitin e Ri 2010 fëmijëve të porsalindur dhe nënave të tyre në Maternitetin "Koço Gliozheni".

 

     

TIRANË, 1 JANAR/VOAL -Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, uruan të lindurën e parë të vitit 2010, në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", një vajzë me emrin Lusiana dhe nënën re 25-vjeçare, Etleva Leshi.

 

Në këtë vizitë të parë Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë, zoti Petrit Vasili, dhe Dr. Halim Kosova.

KM Berisha i uroi nënës së re dhe foshnjës së saj fat, shëndet e lumturi.

 

"Luzianës, të gjithë atyre që erdhën në dritë sonte, prindërve, motrave, vëllezërve të tyre, të  gjithë qytetarëve të Shqipërisë, ju uroj nga zemra një vit të mbarë. Ju uroj shëndet, lumturi, suksese, paqe, mbarësi." - u shpreh Kryeministri Berisha.

 

Më tej Kryeministri u shpreh se viti 2010, është një vit në të cilin me të drejtë presim së pari të lëvizim të lirë në mbarë Europën.

 

Kryeministri Berisha vijoi: "Lëvizja e lirë ka një rëndësi të madhe shumë në rrafshin moral, por edhe në rrafshe të tjera. Në rrafshin moral, është plotësim i një dëshire të shumëpritur shekuj me radhë nga një komb që ka qenë në të gjithë kohërat në trojet e veta, në Europë. Por nga ana tjetër për shqiptarët ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse aktualisht kanë përqindjen më të lartë të emigracionit në Europë. Dy herë kanë qenë momentet e eksodeve të mëdha të këtij kombi: pas pushtimit otoman, dhe pas pushtimit totalitar. Kështu që lëvizja e lirë u jep mundësi  familjeve të komunikojmë më lirshëm, të jetojnë së bashku. Lëvizja e lirë është një mundësi e jashtë zakonshme për rininë shqiptare,  e cila pas këtij akti mund të shkollohet ku të dojë, por dhe të kërkojë punë, përkohësisht, të udhëtoj lirshëm në kontinentin europian, natyrisht viti që vjen është viti, është viti i projekteve të mëdha, i reformave më të thella, viti i rritjes së rrogave dhe pensioneve, pra është një vit i shanseve dhe mundësive shumë të mëdha , ne do bëjmë çdo përpjekje që të shfrytëzojmë ato."

 

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot paradite fëmijët binjakë të porsalindur dhe nënën e tyre në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni" duke u uruar atyre Vitin e Ri 2010.

Të shoqëruar nga Drejtoresha e maternitetit, Dr. Rubena Moisiu, Kreu i shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë nisën fillimvitin 2010 me një vizitë në dhomën e nënës 33-vjeçare nga Durrësi, Suela Hoxha, e cila në mesnatë u ka dhënë jetë dy binjakëve, një djali dhe një vajze duke u interesuar për shëndetin e foshnjave të porsalindura.

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, pasi vizituan edhe Repartin e Terapisë Intensive, ku u shoqëruan edhe nga Shefi e këtij shërbimi, u takuan dhe zhvilluan një bisedë të ngrohtë e miqësore edhe me personelin mjekësor të këtij Spitali, që përkujdeset me dashuri e përkushtim për të porsalindurit.

Gjithashtu Presidenti Topi, pasi e nisi fillimin e këtij viti me urimet më të mira për fëmijët dhe nënat e tyre në Maternitetin "Koço Gliozheni", shprehu mirënjohjen për të gjithë personelin mjekësor, që e kaloi ndërrimin e viteve në krye të detyrës.

Kreu i shtetit përcolli edhe një urim tjetër para mediave të pranishme, atë për një vit të mbarë e të begatë për Shqipërinë, e cila patjetër këtë vit të ri do t'i afrohet edhe më shumë realizimit të aspiratës së saj integruese: "Gëzuar! Sigurisht dita e sotme jep më shumë optimizëm, sepse kemi ardhur në një institucion prej nga fillon e ardhmja, e ardhmja biologjike dhe shoqërore. Kështu që vërtetë jemi të lumtur kur shikojmë një institucion modern, i cili ka parametra dhe standarde njësoj si institucionet evropiane, pa asnjë lloj mëdyshjeje dhe në simbolikën e vet këta fëmiljë që lindin sot do të jenë fëmijë me të drejta të plota të Evropës, kontinentit tone, të cilit ne dëshirojmë në të gjitha senset t'i bashkohemi.

Besoj se e keni marrë vesh, sepse media e merr informacionin përpara, një nënë ka lindur binjakë, ndoshta është një rast i rrallë: njëri nga binjakët ka lindur dy minuta para orës dymbëdhjetë të natës, tjetri dy minuta pas orës dymbëdhjetë, por besoj që natyra i ka bërë që të kenë të njëjtin fat. Dhe unë besoj që nëna do të jetë ajo që do të vendosë për vitin që vërtet do të na fusë të gjithëve në Evropë dhe besoj që nëna do të zgjedhë vitin 2010. Apo jo?

Edhe njëherë gëzuar, gëzuar të gjithëve! Gëzuar gjithë shqiptarëve në këtë ditë të re, kjo ditë e re që sjell shumë shpresë që të gjithë të shkojnë në një paqe, në një dialog, i cili është shumë i vlefshëm për atë që ne aspirojmë. Aspirojmë të gjithë një botë të qytetëruar dhe bota e qytetëruar i sjell me vete të gjitha, por natyrisht të gjithë duam prosperitet ekonomik dhe prosperiteti ekonomik vjen mbi bazat e një paqeje sociale. Dhe paqen sociale e sjellin të gjithë, e sjellin njerëzit, e sjell politika dhe kjo është ajo që unë dua të them sot. Urimin që të gjithë të kalojnë një Vit të Ri 2010 të gëzuar, që do të jetë një vit me shumë impenjime dhe kuptohet, impenjimet fillojnë pikërisht në minutat e para të 2010-ës në këtë institucion. Ju falemnderit! Edhe njëherë urime!"

(http://www.keshilliministrave.al) (http://www.president.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kina fituesi më i madh i 2009-ësNga Charles Recknagel (01.01.2010)
Pse nuk fituan Sarah Palin dhe Hillary Clinton? Këtë e shpjegon një libër i ri (12.31.2009)
Kryeministri Berisha në përurimin e Qendrës Tregtare "Megatek" (12.30.2009)
Arrihet marrëveshja për riformatim të kabinetit qeveritar (12.30.2009)
Presidenca spanjolle, prova e Traktatit të LisbonësNga Ahto Lobjakas (12.30.2009)
Haradinaj: 2009-a vit i rëndë për Kosovën (12.29.2009)
Debati rreth emrit: Patriotët dhe tradhtarët (12.29.2009)
Pieter Feith: Nëse partitë e koalicionit nuk merren vesh, duhet të thirren zgjedhjet e parakohshme (12.29.2009)
Kryeministri bën bilancin e 100 ditëshit të parë të mandatit të dytë qeverisës (12.29.2009)
Rivotimet në Prizren e Lipjan më 31 janar (12.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]