VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve
E Enjte, 02.05.2009, 09:35am (GMT+1)

Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve

 

Në vazhdim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u takua sot me nënsekretarin e Mbrojtjes, Gordon England dhe ish Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld. Kryeministri Berisha pati gjithashtu takime edhe me grupin Kohen. Dje në ditën e tij të parë të vizitës në Uashington, zoti Berisha u takua me kongresmenin, Eliot Engel, dhe Senatorin Tom Kobërn. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington, një forum që mbahet çdo vit në muajin shkurt dhe që grumbullon udhëheqës nga e gjithë bota si një rast për t'u njohur dhe për të vendosur marrëdhënie mes tyre.

VOA - Zoti Berisha e bëri vizitën e parë në zyrën e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Eliot Engel, një personalitet që interesohet mjaft për çështjet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në takim, zoti Engel e siguroi kryeministrin Berisha se administrata e Presidentit Obama do të ndjekë të njëjtën politikë bashkëpunimi me Shqipërinë. Zoti Berisha bëri një prezantim të reformave që ka ndërmarrë vendi i tij në fusha të ndryshme.

Kryeministri Berisha pati gjithashtu një darkë zyrtare me senatorin Tom Coburn dhe u prit nga anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher.

Vizita e zotit Berisha përfshin edhe takime me Sekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillari Klinton, me ish kandidatin republikan për president Xhon Mekein, me organizatat shqiptaro-amerikane, me delegacionin e Kosovës dhe me përfaqësuesit diplomatikë të Prishtinës në Uashington. //Voal-online



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Krimet e komunizmit hetohen nga ish të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile (01.31.2009)
Hashim Thaçi: Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit (01.27.2009)
Si Bush edhe Obama mik i madh i shqiptarëve (01.26.2009)
Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama (01.22.2009)
Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës (01.19.2009)
AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feith ndërsa Ora e quan veprimin e Sejdiut antikushtetues (01.17.2009)
Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (01.15.2009)
Topi dekreton datën e zgjedhjve që do të jetë 28 Qershori (01.15.2009)
Presidenti Topi vendos sot që është edhe afati i fundit për dekretimin ose jo të ligjit të Dosjeve por nëse nuk firmos ligji hyn automatikisht në fuqi (01.14.2009)
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike (01.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]