VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Gjilani: Vendimi pret votat me kusht

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Gjilani: Vendimi pret votat me kusht
E Djelë, 01.10.2010, 01:35pm (GMT+1)

 

 

 



Autoritetet për administrimin e procesit zgjedhor në Kosovë thonë se duhet të pritet përfundimi i numërimit të votave me kusht për komunën e Gjilanit, para se të jepet ndonjë vlerësim në lidhje me fituesin eventual të kësaj komune.

Pas miratimit të raportit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve në lidhje me hetimin dhe rinumërimin e fletëvotimeve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për këtë komunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha të shtunën dritën e gjelbër kësaj qendre për të nisur numërim e mbi 400 votave me kusht.

Sido që të jetë, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushtak thotë për Radion Evropa e Lirë se është herët të flitet për rezultate finale.

"Prej Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve ne kemi marrë dje një raport. Ky raport ka të bëjë me hetimin dhe rinumërimin e votave të rregullta. Sot po e presim raportin në lidhje me votat me kusht. Andaj, ende nuk mund të jap asnjë përgjegjie konkrete", thekson Lushta.

Nga rreth 35 mijë vota, të cilat u rinumëruan deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultatave, thuhet se janë gjetur vetëm shkelje minore.

Përfaqësuesi i Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Elektorale (IFES), si pjesë e ekipit të vëzhguesve ndërkombëtar, që mbikëqyri hetimin dhe rinumërimin, Ched Flego, shpjegon më shumë.

"Ky rishikim vuri në pah që ishin vetëm disa ndryshime të vogla që duhej bëhen. Ky raport iu dorëzua dje KQZ-së, e cila kërkoi edhe numërimin e votave me kusht. Besoj se kjo do të kryhet sot dhe se raporti final do t'i dorëzohet KQZ-së", sqaron Flego.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet që gjatë ditës të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të jepen më shumë hollësi në lidhje me procesin për Gjilanin.

 

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mijëra pensionistë e humbën të drejtën e pensionitNga Ariana Kasapolli - Selani (01.10.2010)
Politika e qeverisë Obama për Evropën Lindore dhe Rusinë (01.09.2010)
Kosovë: Suficiti buxhetor - 160 milionë euro (01.09.2010)
Vendet e Ballkanit Perëndimor - marrëdhënie të helmuara jo vetëm mes Serbisë dhe Kroacisë (01.09.2010)
Westerwelle i jep shpresë Turqisë për anëtarësim në BE (01.08.2010)
Aide: Në Afganistan ka "trende negative"Nga Andrew F. Tully (01.07.2010)
Sfida pas daljes në pesnion të senatorëve demokratë (01.07.2010)
"International Herald Tribune": Spanja, lider kontestues i BE-së (01.06.2010)
Nesër hetimi dhe rinumërimi i votave në Gjilan (01.05.2010)
Të gatshëm për freskimin e Qeverisë (01.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]