VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ndryshimet në Qeveri pas balotazhit

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 10:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ndryshimet në Qeveri pas balotazhit
E Djelë, 01.10.2010, 06:07pm (GMT+1)

 

 

 

Ndryshimet e shumëpërfolura në Qeverinë e Kosovës mund të presin përmbylljen e plotë të procesit të zgjedhjeve komunale, thonë zyrtarë të partive në koalicion. Sipas tyre, nuk ka informacione se për çfarë ndryshimesh është fjala.


Ndryshimet në Qeverinë e Kosovës mbeten çështje ekskluzive e krerëve më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarët e të dyja partive politike, thonë se janë të njoftuar me pajtimin në parim të kreatorëve të koalicionit, që të fillojë një proces ndryshimesh, i cilësuar si riformatizim i Qeverisë.

Por, as në PDK dhe as në LDK nuk ka ende ndonjë ide se çfarë nënkuptojnë këto ndryshime dhe cilat do të jenë largimet, apo freskimet në kabinetin qeveritar.

Këto dy parti politike, madje, nuk presin ndryshime fare në Qeveri pa u përmbyllur në tërësi procesi i zgjedhjeve komunale.

Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së, thotë se kjo parti politike është e njoftuar me nismën e Thaçit dhe partnerëve të koalicionit për ndryshime, por nuk dihen emrat konkretë të ministrave në largim dhe të atyre që eventualisht do të vijnë në Qeveri.

Sidoqoftë, Stavileci thekson se Thaçi do ta ketë përkrahjen e PDK-së në vendimet e tij për ndryshime, nëse vlerësohet se ato janë në interes të një qeverisjeje më të mirë.

"Kryeministri, zoti Thaçi, është njëherësh edhe kryetar i partisë dhe natyrisht që nismat e tij diskutohen edhe në forumet e partisë dhe përkrahen".

"Megjithatë, sa i takon numrave, njerëzve, emrave, kjo është një çështje e hapur që mbetet të diskutohet, por normalisht që ne do t'i mbështesim të gjitha ato vendime që do ta bëjnë të mundshëm funksionimin sa më të mirë, në të ardhmen, të Qeverisë", thekson Stavileci.

Ndonëse zyrtarë të LDK-së e kanë pranuar marrëveshjen për rikonfigurimin e Qeverisë, ata tash për tash thonë se nuk e kanë si prioritet këtë çështje.

Ismet Beqiri, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, thotë se nuk e sheh si të ngutshëm rikonfigurimin, pasi që për LDK-në, aktualisht më e rëndësishme është përsëritja e balotazhit për kryetarët e disa komunave ku kishte më shumë parregullsi.

"Nuk ka një iniciativë të tillë, e as kërkesë që të bëhet vlerësimi i punës së ndonjërit nga ministrat tanë. Nuk e besoj fare që kjo do të ndodhë deri në fund të këtij muaji, e për ne, si LDK, më e rëndësishme është përgatitja dhe angazhimi rreth zgjedhjeve në raundin e tretë", thotë Beqiri.

Përderisa LDK-ja fillimisht pret përfundimin e plotë të zgjedhjeve lokale dhe më pas të hapë çështjen e rikonfigurimit të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi thotë se ndryshimet paraqesin dhe një lloj reformimi të ekzekutivit.

Rikonfigurimi i Qeverisë u arrit si marrëveshje për të vazhduar koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, pas përplasjeve që ndodhën gjatë fushatës dhe zgjedhjeve lokale ndërmjet këtyre dy partive politike. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KQZ ende pa vendim për Gjilanin (01.10.2010)
Gjilani: Vendimi pret votat me kusht (01.10.2010)
Mijëra pensionistë e humbën të drejtën e pensionitNga Ariana Kasapolli - Selani (01.10.2010)
Politika e qeverisë Obama për Evropën Lindore dhe Rusinë (01.09.2010)
Kosovë: Suficiti buxhetor - 160 milionë euro (01.09.2010)
Vendet e Ballkanit Perëndimor - marrëdhënie të helmuara jo vetëm mes Serbisë dhe Kroacisë (01.09.2010)
Westerwelle i jep shpresë Turqisë për anëtarësim në BE (01.08.2010)
Aide: Në Afganistan ka "trende negative"Nga Andrew F. Tully (01.07.2010)
Sfida pas daljes në pesnion të senatorëve demokratë (01.07.2010)
"International Herald Tribune": Spanja, lider kontestues i BE-së (01.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]