VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha në Mëngjezin e Lutjeve mes 182 liderëve të botës

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha në Mëngjezin e Lutjeve mes 182 liderëve të botës
E Premte, 02.06.2009, 08:36am (GMT+1)

Berisha mes 182 liderëve të botës në Mëngjesin e Lutjeve

 

Në Uashington DC, u zhvillua ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve, një takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga 182 vende të botës si, senatorë, kongresmenë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës, liderë, politikanë të lartë dhe personalitete të ndryshme të botës, nga fusha e artit, kulturës, shkencës etj. Në ceremoni morën pjesë Presidenti i SHBA, z. Barack Obama, i shoqëruar nga zonja e parë Michelle Obama dhe zëvendëspresidenti amerikan, z. Joe Biden. Kryeministrit Berisha dhe bashkëshortes së tij u ishte rezervuar një vend nderi në tryezën ku ndodhej Sekretarja e Shtetit, znj. Hilari Klinton dhe senatori Bill Nelson. Në fillim të takimit, kongresmenët Vernon J. Ehlers dhe Heath Shuler prezantuan para të pranishmëve kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, prani e cila u duartrokit dhe u mirëprit me përzemërsi nga pjesëmarrësit. Një ditë më parë, para kësaj audience, kryeministri Berisha mbajti një fjalim, i cili u vlerësua nga të pranishmit si frymëzues për vlerat e kombeve, paqen, mirëkuptimin dhe besimin njerëzor. Në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve mbajti përshëndetjen kryesore Presidenti i SHBA-ve, z.Barack Obama. Në fjalimin e tij frymëzues, që ngjalli emocion tek pjesëmarrësit, Presidenti Obama u ndal tek rëndësia e madhe që ka paqja, dialogu, vëllazëria, për bashkëpunimin e shoqërive njerëzore, kombeve dhe popujve në botë. Presidenti Obama theksoi rëndësinë e madhe të këtyre vlerave, për më tepër në kohë të tilla, kur kriza ekonomike ka prekur shumë vende të botës dhe për kapërcimin e të cilës kërkohet, durim, vullnet, bashkëpunim dhe mirëkuptim. Mëngjesi i Lutjeve është një takim vjetor që mbahet në Uashington të enjten e parë të muajit shkurt të çdo viti dhe është shndërruar tashmë në traditë të promovimit të vlerave njerëzore, paqes, dashurisë dhe miqësisë në botë.

 

Mccain-Berishës: Reformat tuaja, mbresëlënëse

 

Ish-kandidati i republikanëve për President i SHBA-së, senatori John Mccain, i vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare si mbresëlënëse gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Berisha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA. Gjithashtu, senatori Mccain shfaqi një interes të gjerë përsa i përket rrugëve dhe mënyrave për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ka vlerësuar rolin e palëkundur të Shqipërisë në kuadër të partneritetit dhe aleancës me SHBA-të. Mccain, duke vlerësuar punën e kryeministrit Berisha, shprehu bindjen se në të ardhmen marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë do të jenë më të afërta. Nga ana e tij, kreu i ekzekutivit shqiptar ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj senatorit Mccain për pritjen e rezervuar, si dhe për gjithë përpjekjet dhe kontributin në dobi të çështjes shqiptare. Kreu i qeverisë e informoi senatorin Mccain me procesin e anëtarësimit në NATO, si dhe me reformat e qeverisë që ndikuan në përshpejtimin e këtij procesi. Gjithashtu, ai bëri një përmbledhje të shkurtër për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, shndërrimin e Shqipërisë në një vend tërheqës dhe të sigurt për investimet e huaja. Çështja e Kosovës ishte gjithashtu një nga temat mbi të cilën të dy personalitetet u ndalën gjerësisht. Senatori Mccain është një mbrojtjës dhe luftëtar i kësaj çështjeje. Të dy personalitetet ndanë pikëpamje të njëjta edhe për sa i përket të ardhmes së zgjerimit të aleancës së NATO-s, misionit në Afganistan, etj. Senatori Mccain është një nga anëtarët më aktivë të Kongresit amerikan në mbrojtje të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.

 

England: Shqiptarët partnerë seriozë në NATO

 

Vetëm dy muaj nga Samiti i Strasburgut, ku Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO, zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Gordon England, vlerëson nga Uashingtoni se Shqipëria do të jetë një partner serioz i kësaj aleance. Numri dy i Pentagonit i bëri këto komente gjatë takimit që zhvilloi me kreun e qeverisë shqiptare. England shprehu kënaqësinë për sukseset e kryeministrit Berisha, seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin po drejtohen këto reforma. Ai shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë tashmë një anëtare e denjë dhe partner serioz i Aleancës së Atlantikut të Veriut, England ka konfirmuar bashkëpunimin gjithnjë e në rritje mes vendeve dhe qeverive tona. Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij ndaj England për punën dhe angazhimin institucional dhe personal të tij, për ta parë Shqipërinë sa më parë anëtare të aleancës më të fuqishme të globit, NATO. Gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit e informoi zyrtarin e lartë amerikan me punën dhe përpjekjet e pandërprera të qeverisë shqiptare, që deri në momentin e fundit të anëtarësimit në prill 2009, do të punohet me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, për të merituar dhe për t'u prezantuar me dinjitet përpara vendeve anëtare të NATO-s. Kryeministri ka theksuar se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë beteja me të cilat qeveria shqiptare ndeshet dita ditës, por me gjithë rezultatet e mëdha, akoma edhe më të mëdha janë përpjekjet e qeverisë për të thelluar më tej këto rezultate. Përsa i përket reformave për modernizimin e administratës publike, kryeministri Berisha e njohu numrin dy të mbrojtjes amerikane me përmbysjen e thellë që ka ndodhur në procedurat administrative me aplikimin e programeve më moderne si prokurimet elektronike, regjistrimin elektronik i bizneseve, etj, duke merituar denjësisht dhe mbështetjen e programit Sfida e Mijëvjeçarit.

Kryeministri i ftuar special në drekën e organizuar nga komiteti organizator i Mëngjesit të Lutjeve

 

Berisha: Reformat e suksesshme i ndryshuan fytyrën Shqipërisë

 

I ftuar special në drekën e organizuar nga komiteti organizator i Mëngjesit të Lutjeve, ku merrnin pjesë 1200 të ftuar, kongresmenë, senatorë, zyrtarë të lartë të administratës amerikane, zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme, figura ndërkombëtare të shkencës e kulturës, etj, kryeministrit Berisha i është rezervuar në këtë takim mbajtja e fjalës së nderit. Vlerat e kombeve, paqja dhe bashkëpunimi, pajtimi dhe e ardhmja kanë qenë kryefjala e fjalës përshëndetëse të kryeministrit Berisha ndaj të gjithë personaliteteve të pranishëm në këtë drekë miqësore. "Së pari, për mua është një rast i madh t'i adresohem kësaj audience të nderuar, mirënjohjen time më të thellë komitetit organizator, për ftesën që më kanë bërë për të marrë pjesë në këtë aktivitet vërtet madhështor. Është gjithashtu një nder i madh t'ju shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë ju, anëtarë të Kongresit amerikan, administratës amerikane, si dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme që keni mbështetur kaq shumë vendin tim, gjatë rrugës e përpjekjeve të tij për të ndërtuar një shoqëri të lirë", është shprehur kreu i qeverisë. Një vemendje të veçantë në fjalën e tij, kryeministri Berisha ia ka kushtuar historisë së dhimbshme të kombit shqiptar. Duke theksuar se Shqipëria, si një nga kombet më të vjetra në kontinent, është ballafaquar me shumë, shumë vështirësi, Berisha vlerësoi se pas rënies së regjimit dikatorial, SHBA kanë dhënë një ndihmë jashtëzakonisht të madhe dhe të padiskutueshme në hapat e Shqipërisë për liri dhe demokraci. "Historia e Shqipërisë ka qenë historia e mbijetesës. Ka vuajtur shumë pushtime, diktatura të tmerrshme. Sapo fituam lirinë, ne filluan të lëvizim në drejtim të hapësirës së lirisë. Ishte ndihma dhe mbështetja juaj që theu kufijtë dhe e ktheu vendin tim në drejtimin që ai ka tashmë, drejt demokracisë", është shprehur kreu i qeverisë në një audiencë me kongresmenë, senatorë dhe politikanë të lartë amerikanë e botërorë. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar ka nënvizuar se kombet tona karakterizohen nga diversiteti etnik, por kjo ka shërbyer për të nxitur më tej tolerancën dhe pajtimin si vlera universale. Berisha në fjalën e tij ka informuar të pranishmit me vuajtjet e kombit shqiptar nën pushtimet më të egra dhe më të gjata, si dhe nën një nga diktaturat më të tmerrshme në kontinent. "Kur u zgjodha President i vendit në fillim të viteve '90, paga ime ishte vetëm 16 dollarë në muaj. Vetëm pak vite më parë, në 1990, Shqipëria ishte vendi i katërt më i varfëri në planet", tha kryeministri, duke vlerësuar se situata në Shqipëri sot është krejtësisht e ndryshuar. Kryeministri vlerësoi se falë lirisë, përkushtimit dhe vullnetit, kombi shqiptar tashmë është krejtësisht ndryshe. Nga ana e tij, moderatori i takimit vlerësoi fjalën e kryeministrit Berisha, e cila u shoqërua nga duartrokitje dhe vlerësime nga të pranishmit. Kjo drekë, si një aktivitet që i paraprin Mëngjesit të Lutjeve, shërben si një mënyrë për njohjen dhe bashkëpunimin e figurave të larta dhe drejtuesve të shteteve dhe administratës.

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve (02.05.2009)
Krimet e komunizmit hetohen nga ish të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile (01.31.2009)
Hashim Thaçi: Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit (01.27.2009)
Si Bush edhe Obama mik i madh i shqiptarëve (01.26.2009)
Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama (01.22.2009)
Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës (01.19.2009)
AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feith ndërsa Ora e quan veprimin e Sejdiut antikushtetues (01.17.2009)
Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (01.15.2009)
Topi dekreton datën e zgjedhjve që do të jetë 28 Qershori (01.15.2009)
Presidenti Topi vendos sot që është edhe afati i fundit për dekretimin ose jo të ligjit të Dosjeve por nëse nuk firmos ligji hyn automatikisht në fuqi (01.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]