VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOSNga Prof. Dr. ESHREF YMERI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOS

Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI


E Djelë, 11.14.2010, 09:54am (GMT+1)

Në organin "Gazeta Shqiptare" të datës 11 tetor 2010 është botuar një artikull interesant i prof. Kristo Frashërit, me titull "Tri të vërtetat për të cilat gënjen Janullatosi". Në këtë artikull profesori i nderuar parashtron me fakte historikun e fronëzimit të paligjshëm të Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe hedh dritë mbi misionin e vërtetë të tij, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, i cili sot është shndërruar në një shovinizëm grekokaragjoz.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje në artikullin e prof. Frashërit, është fakti se ai, për herë të parë, nxjerr në dritë një marrëveshje të fshehtë që Janullatosi, në bashkëpunim me armikun e betuar të kombit shqiptar - Sebastianosin - militantët e tij të parë i paska rekrutuar në Himarë. Së bashku me të, ai, në emër të Kryepeshkopatës së Kishës Greke, paska nënshkruar me Aleko Dhimën, të vetëquajturin sekretar të përgjithshëm të Kishës Ortodokse Shqiptare, një program-marrëveshje të fshehtë prej nëntë pikash.

Thelbi i kësaj program-marrëveshjeje të fëlliqur, tipike për ato që kanë pas lidhur tradicionalisht kundër vendit tonë armiqtë e betuar dhe tradhtarët e kombit shqiptar, zbulohet në pikën tetë të saj. Aty thuhet:

"Do të përpilohet një komunikatë e përbashkët, me anën e së cilës do të përcaktohet afati transit i krahinës autonome të Himarës, deri në bashkimin me atdheun, Greqinë mëmë" (Gazeta Shqiptare, 11 tetor 2010, f. 17).

Me botimin e kësaj program-marrëveshjeje armiqësh dhe tradhtarësh të kombit shqiptar, prof. Frashëri i ka çjerrë maskën përfundimisht Janullatosit, këtij armiku të urryer të vendit tonë, dhe u ka dhënë një mësim shembullor gjithë sahanlëpirësve të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, se tradhtia nuk të çon larg. Duke demaskuar publikisht Janullatosin, këtë gjarpër të rrezikshën në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, për firmosjen e kësaj marrëveshjeje mes njerëzish të pabesë dhe tinëzarësh të regjur, prof. Frashëri u ka hapur sytë edhe të gjithë atyre ortodoksëve shqiptarë që deri tani mund të kenë ushqyer ndonjë kotashpresë (iluzion) për "ndershmërinë" e figurës së Janullatosit.

Me këtë rast, profesori i nderuar thekson:

"Sikurse shihet, në pragun e fronëzimit të tij si kryepeshkop i KOASH-it, A. Janullatosi ka vënë nënshkrimin në një dokument, ku, pa asnjë mbështetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara është krahinë minoritare greke; se jo vetëm fshatrat Himarë, Dhërmi, Palasë, të cilat dihen se kanë banorë greqishtfolës, por edhe fshatra të tjera të krahinës, si Vunoi, Kudhësi, Qeparoi, madje edhe Saranda e Konispoli, banorët e të cilave nuk e njohin greqishten, konsiderohen si vendbanime greqishtfolëse; se qenia e këtyre vendbanimeve në shtetin shqiptar është tranzitore (e përkohshme) dhe se së shpejti do të caktohet afati se kur ato do të bashkohen me atdheun mëmë, Greqinë" (po aty).

Publikimi i këtij dokumenti vërteton se sa objektive, sa shkencore ka qenë publicistika e zotit Abdi Baleta dhe e bashkëpunëtorëve të tij në gazetën "Rimëkëmbja", në vlerësimin që i kanë bërë që në fillimin e viteve '90 figurës së Janullatosit, si kreut të shovinizmit grekomadh në Shqipëri.

Në reagimin e tij ndaj botimit nga ana e prof. Frashërit të kësaj program-marrëveshjeje në dëm të tërësisë territorial të vendit tonë, Janullatosi deklaron në një mënyrë krejt mjerane:

"Deklaroj me përgjegjësi se këtë tekst...është hera e parë që e shikoj..., se kam mosdije të plotë për ekzistencën e vetë programit.." (Gazeta Shqiptare, 31 tetor 2010, f. 15).

Interesante! Sa herë që Janullatosi kapet "me presh në dorë", zë e përdridhet dhe ose bën të paditurin, ose nuk bëhet i gjallë fare. Në reagimin e tij ndaj prof. Frashërit, Janullatosi deklaron:

"Është gjerësisht e njohur se bëj pjesë ndër ata grekë, të cilët e duan, sigurisht, atdheun e tyre, por njëkohësisht respektojnë dhe duan atdhetë e njerëzve të tjerë dhe duan të kontribuojnë me sinqeritet në solidaritetin, miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve" ("Gazeta Shqiptare, 31 tetor 2010, f. 17).

Me këtë deklaratë Janullatosi kërkon të fshehë hipokrizinë e tij të kulluar në qëndrimin ndaj popullit shqiptar dhe mbarë etnisë shqiptare në Evropën Juglindore. Ndjenjave "të sinqerta" dhe "miqësore" të Janullatosit ndaj popullit shqiptar ua heq vellon e hipokrizisë historiani grek Nikolas Stavros, i cili e meriton të falënderohet për çiltërinë e një deklarate armiqësore që ka bërë lidhur me pushtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nga kisha shoviniste greke.

Në emisionin e datës 4 dhjetor 2004 të zonjës Rudina Xhunga në "Top channel", zoti Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, deklaroi: "Dua t'ju citoj një frazë nga libri i një historiani të njohur grek, Nikolas Stavros, me titull: "Grekët dhe ballkanasit e rinj". Në këtë libër ai shprehet:

"Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX". (Citohet sipas: Gazeta "Shqip", 6 dhjetor 2004, f. 6).

Pra, vetë deklarata e historianit grek zbulon fytyrën e vërtetë të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke në raport me Shqipërinë, duke e zhveshur lakuriq në sytë e opinionit publik shqiptar edhe pararojën e tyre në Shqipëri, Anastas Janullatosin.

Për këtë deklaratë boll të sinqertë të një armiku të kombit shqiptar, siç është historiani Nikolas Stavros, Janullatosi deri tani nuk është bërë i gjallë. Pra, vetë bashkatdhetari tij historian ia nxjerr bojën keq Janullatosit, si pararojë e shovinizmit grekomadh në Shqipëri, dhe dozave të "sinqeritetit" dhe të "miqësisë" që ai "ushqen" ndaj popullit shqiptar. Me këtë deklaratë, historiani Stavros nxjerr në spikamë strategjinë e kahershme të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke për të hedhur në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, për realizimin e ëndrrës çmendurake të Athinës për Epirin e Veriut.

"Sinqeritetin" dhe "miqësinë" ndaj popullit shqiptar Janullatosi e ka shfaqur fare haptas edhe në një deklaratëqë ka bërë në një gazetë greke. Pikërisht në gazetën "Katerinimis" ai ka deklaruar:

"Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë, - thotë ai, - do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare". (Citohet sipas: Nuri Dragoj. "Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike". Shtëpia Botuese "Weso". Tiranë 2009, f. 396).

Pra, Janullatosi kërkon t'i zhveshë shqiptarët nga identiteti i tyre kombëtar, se shqiptaria për ta ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht në themel të formimit të tyre psikologjik, se ajo ka qenë, është dhe do të mbetet fe mbi të gjitha fetë, se ajo përbën shtratin e shëndoshë të vetëdijes së tyre kombëtare.

Por "sinqeriteti" dhe "miqësia" janullatiste ndaj popullit shqiptar shfaqet fare zbuluar edhe përmes një fakti tjetër. Po në studion e sipërpërmendur të zonjës Rudina Xhunga, zoti Bidoshi vazhdoi: "Dua t'ju rrëfej një tjetër bisedë që një gazetar amerikan, Fred Reed, ka pasur me Janullatosin dhe që padashur këtij i nxjerr sytë. Ai ka shkruar një libër [është fjala për librin "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996 - E.Y.)], ku në faqen 118 tregon se gjatë një vizite në Tiranë kishte takuar Janullatosin dhe ky i fundit i ishte afruar duke thënë:

"Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë, sensibilizoni se këtu duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë" (po aty).

Edhe për këtë shpifje të ulët kundër popullit shqiptar, të bërë publike prej gazetarit Fred Reed, Janullatosi nuk ka dalë nga strofka e tij në rrugën e Kavajës dhe të shprehet haptas se cilat kanë qenë arsyet që e kanë detyruar të lëshojë një deklaratë sa paradoksale aq edhe armiqësore ndaj vendit tonë. Që asokohe kur Janullatosi ka bërë një deklaratë kaq të ulët, kaq shpifëse kundër atdheut tonë, kanë kaluar 14 vjet dhe deri tani nuk kemi parë e dëgjuar ndokund se në Shqipëri po u bëkan përpjekje për krijimin e ndonjë shteti fundamentalist islamik. Kjo dëshmon më së miri së ç'armik i betuar i kombit shqiptar ndodhet në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

Siç shihet, Janullatosi, në misionin e tij armiqësor në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, demaskohet tërthorazi nga bashkatdhetari tij Nikolas Stavros dhe i nxirret boja ballazi nga gazetari amerikan Fred Reed.

Pasi arriti të hedhë në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, shovinizmi grekomadh dhe kisha e tij shoviniste erdhën në përfundimin se mënyra më e mirë për pushtimin e butë dhe shkallë-shkallë të Epirit të Veriut, do të ishte ngritja e varrezave për ushtarët grekë, të shoqëruara këto edhe me ndërtime memorialesh dhe manastiresh në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut. E nisën me Bularatin dhe Këlcyrën, po vazhdojnë me Korçën. Tani kërkojnë t'i ngrenë ato edhe në Delvinë, në Kolonjë, në Sarandë e gjetiu. Qëllimi i Janullatosit, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, është që mbarë Shqipërinë e Jugut ta mbulojë me varreza ushtarësh grekë, në mënyrë që me kalimin e dhjetëvjeçarëve dhe shekujve, në Shqipërinë e Jugut të jetë shuar kujtesa për brezat e tanishëm, dhe brezat që do të vijnë të ndodhen para një fakti të kryer: derisa krejt territori i Shqipërisë së Jugut qenka "mbjellë" me varreza ushtarësh grekë, me memoriale, kryqe, manastire dhe kisha greke, atëherë ky territor "qenka" tokë greke. Me këtë rast, lexuesve të respektuar dëshiroj t'ju sjell në kujtesë një deklaratë që bëri para do kohësh kreu i kishës shoviniste serbe. Ndër të tjera, ai tha:

"Ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas 2 mijë vjetësh".

Prandaj edhe shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke po punojnë me perspektiva shumë afatgjata për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Por pasionet e tyre të ethshme për arritjen e një objektivi të tillë, të kujtojnë vrundullin e dhelprës që më kot endet pas dashit në kullotë.

Pra, përgatitja e terrenit për pushtimin e butë, e shkallëshkallshëm të Epirit të Veriut, ishte detyra themelore që Athina zyrtare ia ka ngarkuar Janullatosit për ta zbatuar që para se ai të nisej me mision për në Shqipëri. Deri tani, këtë detyrë Janullatosi e ka zbatuar me shumë sukses. Ai erdhi në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare si kolonel i shërbimit sekret grek, siç ka deklaruar shqiptaro-amerikani i mirënjohur Gary Kokalari (Gazeta "Shekulli", 06 qershor 2006). Tani dua të besoj se gradën e gjeneralit Janullatosi me siguri që duhet ta ketë marrë me kohë e me vakt. Se jo më kot anekënd Shqipërisë së Jugut janë ngritur kisha me simbolikë greke, kryqe greke me përmasa marramendëse. Madje janë ngritur kisha edhe në mjedisa të pastra myslimane, si në Memaliaj apo në Greshicë të Mallakastrës. Më 27 tetor po kthehesha nga Saranda me autobusin e linjës. Në Greshicë autobusi qëndroi për një pushim të shkurtër. Një banor vendas që kaloi aty pari, e pyeta se ku është ngritur ajo kisha ortodokse. - Atje lart, - më tha ai. - Po kush shkon në atë kishë? - e pyeta përsëri? - Majë saj dremisin sorrat dhe ciricokat, - ma ktheu ai vetullngrysur dhe iku në punën e vet.

Marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u vendosën në vitin 1971. Por gjatë 20 vjetëve, deri në shembjen e sistemit komunist në Shqipëri, shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke nuk i kishte shkuar ndër mend ndonjëherë që të kërkonte të shpikte eshtra ushtarësh grekë në territorin e Shqipërisë së Jugut, në mënyrë që paskëtaj të kërkonte të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire në nderim të tyre. Athina zyrtare ishte e bindur se do të vinin kohë më të mira për "realizimin" e ëndrrës veriepirote. Prandaj, që para vitit 1990, ajo kishte planifikuar që fill pas shembjes së komunizmit në Shqipëri, "t'i shqyente dyert e kufijve" me Shqipërinë, siç edhe "i shqeu" faktikisht në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit të vitit 1990, për të pritur sa më shumë emigrantë shqiptarë. Qëllimin e hapjes së kufijve kat e kat me Shqipërinë e ka zbuluar që nga fundi i viteve '80 ish-ministri i jashtëm grek Karolos Papulias, i cili pati deklaruar se emigantët shqiptarë Athina do t'i përdorte si peng për realizimin e qëllimeve të veta në Epirin e Veriut.

Në këto kushte, detyra kryesore që qëndronte para Janullatosit, ishin zhvarrimet dhe ngritja e varrezave për ushtarët grekë. Se e dinte se autoritetet shqiptare nuk do të pipëtinin, për shkak të emigrantëve që shovinizmi grekomadh i mbante peng, me qëllim që të realizonte aksionet e veta politike në Epirin e Veriut. Prandaj ai e nisi punën nga Kosina dhe Kutali i Përmetit. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekomadh në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve. Për punën e atyre zhvarrimeve, Janullatosi kërkon të bëjë të paditurin dhe turret me sulme kundër prof. Frashërit. Por, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrimeve, Janullatosi fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në "Megaro Maksim" - selinë qeveritare të Kostas Karamanlisit, pikërisht atje ku ishte hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet.

Vizita e ngutshme e Janullatosit në selinë e kryeministrit Karamanlis, lidhur me shqetësimet që lindën pas zhvarrimeve që u bënë në Kosinë, dëshmon fare qartë se ky farë kryepeshkopi është kryepeshkop jo i Kishës Ortodokse Shqiptare, por i filialit të Kishës Ortodokse Greke me seli në Tiranë. Në të kundërt, Janullatosi, për shqetësimet që lindën në Kosinë, duhej t'i ishte drejtuar menjëherë kryetarit të shtetit shqiptar ose kryeministrit Berisha.

Në sulmet e ulëta që bën kundër prof. Frashërit, Janullatosi, për të justifikuar ngritjen e varrezave, memorialeve dhe manastireve në nderim të ushtarëve grekë, ndër të tjera, deklaron:

"Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ta, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër, këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e dinë se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues" ("Gazeta Shqiptare", 11 tetor 2010, f. 15).

Me këtë deklaratë, Janullatosi kërkon të fshehë natyrën agresive dhe tejet armiqësore që manifestuan kundër vendit tonë trupat pushtuese greke, sapo hyn në territorin shqiptar gjatë Luftës Italo-Greke të vitit 1940. Trupat italiane dhe gjermane vërtet erdhën si pushtues në Shqipëri, por ato as edhe një herë të vetme nuk prekën dhe nuk përdhosën asnjë objekt kulti në vendin tonë, siç bënë ushtarët agresorë grekë.

Ja një fakt kuptimplotë që vërteton fare shkoqur se çfarë urrejtjeje të egër manifestuan kundër etnisë shqiptare ushtarët agresorë grekë sapo hynë brenda territorit tonë në vjeshtën e vitit 1940:

"Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën... U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë, kishat në Selenicë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e shën-Trinisë dhe Pallati i Priftërinjve katolikë në Korçë, katedralja e shën-Marisë dhe kisha e shën-Kollit në Drenovë; kuvendi shën-Ilia në Vloçisht dhe 11 kishat ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut, Mborjes, Floqit, Zvezdës dhe të Gjonomatit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh" (Prof.dr. Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949". Shtëpia Botuese GEER, 2002. f. 50-51).

Egërsia e trupave fashiste greke, me mizoritë që kryen në trojet e pushtuara shqiptare, s'kishte të krahasuar me natyrën pushtuese të trupave italiane, të cilat në Shqipëri, gjithsesi, siç u theksua më lart, nuk i fyen ndjenjat fetare të popullit shqiptar. Kur njihesh me të tilla mizori të ushtarëve barbarë grekë në Jug të Shqipërisë, padashur të vijnë ndër mend fjalët e kronistit bizantin Niketa Koniati, i cili, tek përshkruan pushtimin e Konstandinopojës nga kryqtarët dhe venedikasit më 13 prill 1304, thotë se edhe myslimanët janë "njerëzorë dhe të mirësjellshëm" në krahasim me këta njerëz "që mbajnë kryqin e Krishtit në krahë" (Georg Ostrogorski. Historia e Perandorisë Bizantine, f. 290).

Çdo shqiptar i ndershëm, me vetëdije kombëtare, kur lexon këto të dhëna tronditëse, të nxjerra nga vepra shkencore e prof. Metës, nuk mund të mos kujtojë fjalët e arta të Faik Konicës:

"...urrejtja për grekët është rrënjosur aq shumë në zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë... (vëll.4, f.277). Dhe më poshtë vazhdon: "...çdo gjë që t'i ketë bërë Italia Shqipërisë ka qenë e natyrës politike. Ndërsa ajo që i ka bërë Greqia Shqipërisë, më shumë se politike, ka qenë agresion ndaj shtëpive dhe nderit të familjes" (po aty).

Pikërisht për këtë arsye eshtrat e ushtarëve agresorë grekë nuk mund të kenë vend kurrsesi në truallin e Shqipërisë së Jugut. Leja që ka dhënë qeveria e kryeministrit të dyshimtë Fatos Nanos që në marsin e vitit 2005 për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë në territorin e Shqipërisë së Jugut, përbën një poshtërim shumë të rëndë për mbarë kombin shqiptar.

Në sulmet që ndërmerr kundër prof. Frashërit, shovinisti Janullatos kërkon të justifikojë pushtimin prej skotës së tij ortodokse të Shtëpisë së Kulturës "Naim Frashëri" në Përmet. U bënë kaq vjet që kur të trija shkallët e gjyqësorit kanë vendosur për ruajtjen e asaj shtëpie kulture, e cila për ne përfaqëson një simbol kombëtar. Por Janullatosi, në bashkëpunim me sahanlëpirësit e tij, nuk duan ta lëshojnë shtëpinë e kulturës.

Më 07 tetor 2010, u bë e njohur se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti Kreshnik Spahiu, me një grup juristësh të këtij institucioni, zbriti për kontroll në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Duke folur para kamerave për zvarritjen e pafundme të proceseve gjyqësore në këtë institucion të drejtësisë, zoti Spahiu deklaroi:

"Në këtë gjykatë njerëzit vijnë të rinj dhe dalin pleq, vijnë me flokë të zinj dhe dalin të thinjur". (Citohet sipas: "Emisioni i lajmeve i TV Alsat", 07 tetor 2007).

Po si shpjegohet që ky zoti Spahiu, deri tani nuk qenka kujtuar të zbresë në zyrën e përmbarimit në Përmet dhe të kërkojë llogari për moszbatimin e vendimit të të trija shkallëve të gjyqësorit për pronësinë e Shtëpisë së Kulturës "Naim Frashëri"? Me sa duket, Janullatosi ia paska zënë kokën me derë edhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Prandaj nuk janë pa bazë fjalët që qarkullojnë poshtë e përpjetë se Janullatosi, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, është guvernator faktik dhe ka ngritur një shtet brenda shtetit, që është shumë më i fuqishëm sesa shteti zyrtar. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet shkelja skandaloze e ligjit nga ana e zyrës së përmbarimit në Përmet.

Lidhur me ngjarjen e paradokoshme të Himarës, fill pas reagimit publik të Janullatosit, prof. Frashëri, me shumë të drejtë, i drejtohej atij me një pyetje nëse e kishte ngritur zërin edhe në rastet kur shovinizmi grekomadh ka kryer sa e sa vrasje emigrantësh në Greqi. Reagimi i Janullatosit ndaj vrasjes që ndodhi në Himarë kishte një qëllim të pastër politik. Sepse opinionit publik evropian ai donte t'i jepte të kuptonte se vrasja, sipas tij, kishte ndodhur në një zonë, të cilën Janullatosi, kisha shoviniste greke dhe shovinizmi grekomadh që qëndrojnë pas tyre, e konsiderojnë si minoritet grek. Prandaj edhe kisha janullatiste e trajtoi vrasjen në Himarë si një vrasje politike. Po në këtë mënyrë e vlerësoi atë vrasje edhe Athina shoviniste.

Po ku ishte ky Janullatos efendiu kur qytetarin shqiptar Vasil Begolli, nga Korça, ushtarët grekë e dhunuan, e poshtëruan, duke i lëshuar qentë për ta masakruar, për të vetmen arsye se ai, në kërkim të djalit të tij 13-vjeçar, aksidentalisht ishte futur 50 m në thellësi të tokës greke ("Shekulli", 26 mars 2004, f. 3). Pse u sollën me kaq egërsi ushtarët shovinistë grekë ndaj një qytetari të thjeshtë shqiptar, i cili shkeli kufirin pa ndonjë qëllim të keq? Normalisht, ushtarët grekë mund ta arrestonin dhe ta çonin në postën e kufirit. Paskëtaj mund t'ua përcillnin organeve përkatëse, të cilat, në përputhje me legjislacionin grek për shkelësit e kufirit, mund ta gjobisnin ose ta burgosnin, duke vënë në dijeni edhe organet shqiptare të kufirit. Por jo! Ushtarët shovinistë grekë nuk mund të vepronin në këtë mënyrë, se ata nuk i linte të qetë instinkti i urrejtjes për shqiptarët, se Shkencën e Urrejtjes për këta të fundit, të cilën ua kanë kultivuar në shpirt shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, ata e kanë studiuar shumë mirë.Ku ishte ky Janullatosi kur u bë e njohur publikisht se vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit 2004, nga Kapshtica janë kthyer kufomat e 20 emigrantëve shqiptarë ("Sot", 22 shtator 2004). Atij as që i ka interesuar të dinte se kufomat e sa emigrantëve janë kthyer nga Greqia që prej fundit të dhjetorit të vitit 1990 e deri tani dhe sa emigrantë janë zhdukur pa nam e pa nishan nga shteti shovinist grek.

Janullatosi ka heshtur kur është bërë e ditur se 300 emigrantë vetëm në prefekturën e Elbasanit figuruakan të zhdukur në Greqi dhe se shumica e tyre paskan përfunduar "me një plumb pas koke e të humbur nëpër humnera" ("Ballkan", 14 tetor 2004 f. 2).

Janullatosi ka heshtur pas vrasjes së emigrantit Gramoz Palushi dhe masakrimit të 300 të tjerëve, vetëm e vetëm se ata, natën e 4 shtatorit, duke u gdhirë 5 shtatori i vitit 2004, manifestuan me ngazëllim nëpër rrugët e qyteteve greke për fitoren e përfaqësues sonë të futbollit me përfaqësuesen greke në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa".

Për të gjitha këto vrasje dhe masakrime që shovinizmi grekomadh ka kryer kundër emigrantëve të pafajshëm shqiptarë, Janullatosi ka bërë shurdhin dhe memecin deri tani. Se atij nuk i dhimbsen shqiptarët e vrarë dhe të masakruar në territorin e Greqisë, se atë nuk e lidh asgjë me etninë shqiptare, se ai, si mish i huaj në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, përfaqëson dhe mbron vetëm interest e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke.

Pas analizës së hollësishme që i bën veprimtarisë armiqësore të Janullatosit, si kreu i shovinizmit grekomadh në Shqipëri, prof. Frashëri jep një vlerësim përfundimtar për figurën e tij:

"Nuk ka dyshim se dinakëria e tij për ta fshehur veten si militant i politikës shoviniste greke, një ditë do të zbulohej. Rastin e dha ndërhyrja e tij për aksidentin fatkeq që pati himarioti Aristotel Guma - një ndërhyrje e kombinuar nga Athina me kronometër me akuzën e të ashtuquajturit shpërthim të nacionalizmit shqiptar, që shprehën më 13 shtator 2010 zëvendësministri i jashtëm i Greqisë Dh. Drutsas, deputeti i parlamentit shqiptar Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës "Omonia" Vasil Bollano. Është pikërisht ky kombinim kronometrik që i shndërroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin, si simpantizant i Greqisë, në një militant të politikës shoviniste greke. Pavarësisht nga synimet e tij të fshehta,..puna e do që ai të largohet... nga Shqipëria. Më në fund, është e domosdoshme që, me largimin e tij, ndonëse me vonesë, të mblidhet një kongres i rregullt i KOASH-it, i cili t'ia kthejë Kishës Ortodokse Shqiptare prestigjin që kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli" ("Gazeta Shqiptare", 11 tetor 2010, f. 19).

Duhej shpresuar që kërkesën e profesorit të nderuar Kristo Frashëri ta përkrahnin edhe të gjithë ata ortodoksë shqiptarë që sillen rrotull Janullatosit. Por, fatkeqësisht, ky takëm ortodoksësh e ka tradhtuar veprën e Fan Nolit, ka shkelur mbi amanetin e tij. Ata kanë shkelur mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit, të atë Stath Melanit, të Koto Hoxhit, të Anastas Kulluriotit, të Naum Veqilharxhit, të Petro Nini Luarasit e të sa e sa martirëve të tjerë ortodoksë, me gjakun e të cilëve kisha shoviniste greke i ka lyer duart deri në bërryl. Me qëndrimin e tyre prej sahanlëpirësish të Janullatosit, ky takëm ortodoksësh ka shkruar një faqe të turpshme në historinë e ortodoksisë shqiptare.

Këta ortodoksë shqiptar të grigjës janullatiste vazhdojnë të heshtin para synimeve të greqizimit të fesë ortodokse shqiptare nga ana e shovinizmit grekomadh dhe e kishës shoviniste greke. Madje disa prej tyre, ca sahanlëpirës të pështirë këta të kishës ortodokse greke dhe të uzurpatorit Janullatos, herë pas here kanë ndërmarrë sulme të pahijshme në shtyp kundër atë Nikolla Markut. Mes tyre duhen përmendur Thoma Dhima ("Sot", 12 gusht 2005), Jani Trebicka, Stavri Çipi, Vasil Thomollari, Petraq Simsia, Andon Merdani ("Sot", 14 gusht 2005), besimtari ortodoks Daniel N. Naçi ("Sot", 19 gusht 2005), një grup besimtarësh ortodoksë "të pa emër" nga Berati ("Sot", 20 gusht 2005), Jani Trebicka, i cili Kishën "Shën Mëria" të Elbasanit paturpësisht e quante "kishë fantazmë" ("Sot", 24 gusht 2005), Romano Trako dhe Gjerasim Çakeli ("Sot", 25 gusht 2005).

Disa grekomanë të kohës së tij, tradhtarë të kombit shqiptarë, të cilët kishin përfunduar kokë e këmbë në prehrin e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, Fan Noli i quante ruajtës të stallave të Megaliidesë, "në të cilat vegjetojnë, fatkeqësisht, edhe disa bagëti tona" (Vepra, 2, f. 83).

Gazetari Gëzim Ashimi, dikur i pati marrë një intervistë Fatmir (Joan) Pelushit. Në atë intervistë ai e pati pyetur se nëse do t'i ofrohej posti i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, ai do ta pranonte ose jo. Dhe Pelushi i përgjigjej se "nuk e ndien veten të përgatitur që të drejtojë në rrethana të caktuara Kishën Autoqefale Shqiptare, pasi në fronin e kryepeshkopit ndihet edhe më shumë pesha e kryqit" (Gazeta "Tirana Observer", 8 dhjetor 2006, f. 2).

Pesha e kryqit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me të vërtetë ndihet shumë kur atë e mban në qafë një kryepeshkop me kombësi dhe me gjak shqiptari, që i shërben shqiptarizmës me mish e me shpirt. Kurse një kryq në qafën e një pushtuesi të Kishës Ortodokse Shqiptare, si uzurpatori Janullatos, i cili ka për mision greqizimin e Shqipërisë së Jugut, jo vetëm që nuk ka asnjë peshë, por ai, sipas një përcaktimi të shkëlqyer të Fan Nolit, "vetëm në qafë të gomarit i ka hije të varet" (Vepra, 2, f.95). Madje, sipas Pelushit, përgatitja e një peshkopi kërkuaka 15-20 vjet!!! Ky është një mashtrim i pastër. Se një njeri normal, po të dëshirojë dhe po të ketë vullnet, brenda një periudhe të tillë mund të përfundojë 4 ose 5 universitete. Emërndërruari Pelushi as skuqet, as zverdhet me vetëposhtërimin që bën publikisht. Kjo është pikërisht ajo "derexheja" ku e ka katandisur uzurpatori Janullatos shpërfytyrimin e figurës së një shqiptari ortodoks! Ja ç' forcë "magnetike" ka çorba janullatiste për një takëm ortodoksësh shqiptarë, si puna e emerndërruarit Pelushi, i cili, pasi e ka gëlltitur, tashmë e ka të pamundur të mos shpërthej me gromësira vetëdemaskuese si tradhtar i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe i kombit shqiptar. Ja çfarë pushteti absolut kanë "asprat" janullatiste mbi mbarë skotën e disa klerikëve dhe të disa besimtarëve ortodoksë të lartpërmendur, të cilët, nga faqet e shtypit, siç u përmend më lart, e sulmonin në një mënyrë aq të ulët peshkopin e nderuar nacionalist të kishës "Shën Mëria" të Elbasanit. Në këtë rast, edhe "paaftësia" e Pelushit për të drejtuar Kishën Ortodokse Shqiptare, paaftësi kjo, të cilën ky na e bën të ditur përmes një vetëdemaskimi publik, edhe qëndrimi prej zvarranikësh para Janullatosit i atyre klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë të lartpërmendur, është një tradhti e hapur kombëtare, e cila i vjen aq shumë për osh armikut të betuar të kombit shqiptar, Anastas Janullatosit.

Më lart citova Faik Konicën për urrejtjen e shqiptarëve të vërtetë kundër grekëve, urrejtje kjo që është e rrënjosur thellë në zemrat e tyre, meqenëse ajo është paraprirë nga një histori e gjatë në marrëdhëniet midis këtyre dy etnive, histori që nis fill pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë. Këto vlerësime për urrejtjen e shqiptarëve atdhetarë kundër grekëve Faik Konica i ka shprehur në një letër të 06 dhjetorit 1940 që u dërgonte nga Uashingtoni Dervish Dumës dhe Anton Logorecit. Që asokohe kanë kaluar 70 vjet. Por kjo urrejtje vazhdon të qëndrojë në kuota të larta edhe sot e gjithë ditën. Këtë urrejtje ishte i detyruar ta pranonte publikisht edhe Vangjel Dule, "i biri" i Janullatosit, i cili në një emision të paradokohshëm në stdudion e Blendi Fevziut të TV Klan, shprehu habinë se si shpjegohet që urrejtja për helenizmin është e rrënjosur më tepër në radhët e të rinjve. Tani lind pyetja: ky Vangjel Dulja bën të paditurin qëllimisht apo kërkon të hiqet sikur është naiv? Që Dulja ta marrë vesh një herë e mirë arsyen e urrejtjes së të rinjve shqiptarë kundër grekëve, për këtë duhet të pyes shovinizmin grekomadh dhe kishën shoviniste greke. Se pikërisht shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke janë ata që e kanë kultivuar me shumë kujdes urrejtjen e të rinjve shqiptarë kundër grekëve. Qëndrimet shtazarake ndaj mijëra e mijëra emigrantëve të pafajshëm, operacionet e tipit fashist me emrin "fshesa", vrasjet dhe masakrimet e egra që policia greke ka kryer kundër tyre, e kanë bërë punën e vet për lindjen dhe ngulitjen e urrejtjes së tyre kundër grekëve. Veç kësaj, përpjekjet e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke për greqizimin e Shqipërisë së Jugut, me ngritje varrezash fantazma për ushtarë agresorë grekë, me ngritje memorialesh, manastiresh, kryqesh dhe kishash me simbolikë greke, i kanë hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit të urrejtjes së të rinjve shqiptarë kundër grekëve. Manifestimi madhështor i mijëra e mijëra të rinjve shqiptarë nëpër rrugët e Tiranës pas fitorës së përfaqësueses sonë të futbollit kundër përfaqësueses greke më 04 shtator 2004, nuk ishte gjë tjetër, veçse një shprehje e kulturuar e urrejtjes së tyre kundër shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke që ka bërë njërën për ndërrimin e emrave të emigrantëve shqiptarë. Ne në gjuhën shqipe kemi një shprehje-mallkim: "T'u ndërroftë emri!" Dhe gjithë atyre të rinjve emigrantë që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, duke shfrytëzuar poshtërsisht varfërinë e tyre ekonomike, i ka detyruar të ndërrojnë emrat, nuk mund të mos u lindte dhe të mos u kultivohej në shpirt urrejtja për grekët.

Nuk duhet harruar fakti se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pa e kuptuar as vetë, ndihmoi edhe shovinizmi serbomadh me dhunën e egër që ushtroi dhe krimet që kreu kundër popullit shqiptar të Kosovës. Egërsia e shovinizmit serbomadh bëri që të dilte në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Prandaj edhe shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke janë vetë fajtorë për urrejtjen që kanë mbjellë në zemrat e të rinjve shqiptarë kundër grekëve. Shovinizmi grekomadh edhe sot e gjithë ditën vazhdon ta mohojë ekzistencën e çështjes çame dhe të mbajë të përvetësuara pronat e popullsisë çame. Unë mendoj dhe jam i bindur se një ditë të bukur shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke do t'i pëlcasë në dorë "bomba" e Çamëri-Arvanitisë, se në Greqi jetojnë 2 milionë arvanitas, siç ka deklaruar arvanitasi Kolë Boçari, profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi. (Citohet sipas librit të sipërpërmendur të Nuri Dragoit, f. 326).

Tiranë, 12 nëntor 2010

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TMERRI I PERSEKUTIMIT NGA HOXHA PËR MIQËSINË ME BEQIR BALLUKUNNga FATOS KONGOLI (11.13.2010)
IES APELON PËR FILLIMIN E DIALOGUT TË VIZAVE ME KOSOVËN (11.12.2010)
PSE S'MERITOJMË TË HYJMË NË EUROPËNga REXHEP SHAHU (11.12.2010)
ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA PËRBALLË "LODHJES NGA ZGJERIMI"? (11.12.2010)
Uk Lushi: Nuk duhet të shantazhohet shtetiIntervistoi Beqir Sina (11.11.2010)
LEKA ZOGU/FËMIJËRIA BURRËRORENga AGRON SEJAMINI (11.11.2010)
QYTETARËT E SHQIPËRISË (ME PASAPORTA BIOMETRIKE) MUND TË UDHËTOJNË PA VIZA (11.09.2010)
KOMUNISTAT SHQIPTARO-JUGOREMe rastin e 69 vjetorit të themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941Nga PAUL TEDESCHINI (11.08.2010)
AGIM VATOVCI TAKOHET ME ZONJËN PAK (11.06.2010)
RRUGA ME TUNEL ELBASAN-TIRANË DO TË KETË NDIKIM NË ZHVILLIMIN E ZONËS (11.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]