E Hënë, 04.29.2024, 09:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË RIVIERËN SHQIPTARE...
E Hënë, 11.15.2010, 12:09pm (GMT+1)

Me mbështetjen financiare të BE, prania e OSBE-së në Shqipëri ka filluar zbatimim e një projekti për regjistrimin e tokës dhe pronave të tjera të paluajtshme në zonën bregdetare të Shqipërisë së Jugut.

Ky është i pari projekt që ndërmerr një organizatë ndërkombëtare për regjistrimin e tokës dhe të pasurive të paluajtshme në Rivierën e Shqipërisë, të vlerësuar ng aautoritetet si zonë prioritatre turistike.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, thotë për programin shqip të DW se çfarë synon ky projekt. "Projekti synon përpunimin e të dhënave që lidhen me pronat, të lehtësojë pjesëmarrjen e publikut përmes një procesi transparent që do të mbështesë institucionet publike për të përcaktuar dhe njohur të drejtat e pronësisë"

Projekti në fjalë do të zbatohet në zonën turistike të Llogarasë, fshatrat e bregdetit të Himarës deri në kufi me Greqinë. Jashtë tij mbeten qyteti i Sarandës dhe zonat urbane në Ksamil pasi për regjistrimin e tokës dhe të pasurive të paluajtshme në zonat urbane të bregdetit të Jonit po zbaton një projekt Banka Botërore.

 

Cilët janë përfituesit nga projekti i OSBE-së?

Përfituesit nga projekti i OSBE-së është Qeveria e Tiranës dhe institucionet e saj qe lidhen me regjistrimin e titujve të pronësisë si Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pronave apo Hipoteka. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë.

"Projekti i OSBE-së financohet me një kontribut prej 1,5 milionë euro nga Delegacioni i BE-së në Tiranë si edhe nga 186 mijë euro nga Greqia, Republika Çeke, Zvicra dhe SHBA," thotë per programin shqip të DW, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth (Ojgen Vollfarth).

Shtysë për fillimin e tij është prioriteti që qeveria e Tiranës i jep zhvillimit të qëndrueshem të kësaj zone turistike. Për ta realizuar atë nga pikëpamja teknike OSBE- ka nënshkruar një kontratë me kompaninë spanjolle Tracasa, e cila zbaton projekte të tilla ndërkombëtare që lidhen me regjistrimin e tokës, shërbimet e kadastrës, kartografinë dhe Sistemet informative gjeografike të njohura me inicialet GIS.

Regjistrimi në Hipotekë dhe marrja e titujve të pronësisë

Tokat në Rivierën e Shqipërisë, ku po zbatohet projekti i OSBE-së, nuk janë të regjistruara në Hipotekë dhe pronarët e tyre ende nuk kanë marrë titujt e pronësisë. Drejtori i Përgjithshëm i zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako, në Tiranë thotë se regjistrimi dhe përpunimi i të dhënave për të përcaktuar dhe njohur të drejtat e pronës në këtë zonë nuk është e lehtë. "Është një proces kompleks, i vështirë por kemi bindjen që ky process do ta çojë zyrën e regjistrimit përpara dhe informacioni mbi pasuritë do të jetë i garantuar dhe më i saktë. Në fund të tij transparenca dhe shpejtesia e veprimeve në zyrat e regjistrimit të pasurive do të jetë shumë e lartë."

 

Baza ligjore ku m bështetet projekti i OSBE-së

Zbatimi i ligjit të njohur si 7501, që mbështetet në parimin "Toka i takon atij që e punon" dhe kundërshtimit të tij nga pronarët e ligjshëm të tokave në Rivierën shqiptare, ka krijuar një bllokim të dhënies së titujve të pronësisë.

Drejtori i përgjithshëm i Hipotekës Arben Qirjako, thotë se institucioni që ai drejton regjistron titujt e pronësisë të fituara nga organet e përcaktuara me ligj. "Hipoteka nuk futet në brendësi të titullit të pronësisë. Ajo regjistron titujt që janë dhënë nga organet e përcaktuara me ligj."

Pikërisht këtu fillon problemi. Në regjistrimet para se regjimi komunist të vinte në fuqi dhe të konfiskonte pronat edhe në zonën turistike të Rivierës, si figurojnë pronarët e ligjshëm. Me ligjin 7501 pronarë figurojnë edhe ata që e punuan tokën në ish kooperativat bujqësore, që funksionuan gjatë regjimit të kaluar.

Burime nga Shoqata "Pronësi me drejtësi", thonë për Deutsche Welle-n se OSBE nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtar lidhur me ligjin famëkeq 7501, që bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standarteve të BE për kthimin e pronës tek pronari i ligjshëm. Sipas drejtuesve të kësaj shoqeate të dhënat që do të përftohen nga projekti i OSBE-së kanë vlerë ligjore, por nëse ato nuk burojnë nga parimi i kthimit të pronës tek pronari i ligjshëm, atëherë do të kontestohen nga kjo shoqatë në Gjykatën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Strazburg.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rexhepi: IsaMustafa ka privilegjuar klanin që “është në koalicion me PDK-në” (11.14.2010)
PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOSNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (11.14.2010)
TMERRI I PERSEKUTIMIT NGA HOXHA PËR MIQËSINË ME BEQIR BALLUKUNNga FATOS KONGOLI (11.13.2010)
IES APELON PËR FILLIMIN E DIALOGUT TË VIZAVE ME KOSOVËN (11.12.2010)
PSE S'MERITOJMË TË HYJMË NË EUROPËNga REXHEP SHAHU (11.12.2010)
ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA PËRBALLË "LODHJES NGA ZGJERIMI"? (11.12.2010)
Uk Lushi: Nuk duhet të shantazhohet shtetiIntervistoi Beqir Sina (11.11.2010)
LEKA ZOGU/FËMIJËRIA BURRËRORENga AGRON SEJAMINI (11.11.2010)
QYTETARËT E SHQIPËRISË (ME PASAPORTA BIOMETRIKE) MUND TË UDHËTOJNË PA VIZA (11.09.2010)
KOMUNISTAT SHQIPTARO-JUGOREMe rastin e 69 vjetorit të themelimit të PKSH më 8 nëntor 1941Nga PAUL TEDESCHINI (11.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]