E Premte, 04.26.2024, 10:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
TRADITA E LIDERIT
E Martë, 11.16.2010, 11:23am (GMT+1)

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë paralajmërojnë zhvillimin e një gare elektorale në dhjetor sipas "rëndësisë së liderit politik", e jo të programeve të partive politike. Ata hedhin poshtë mundësinë që të ketë ndryshime me daljen në skenë të partive të reja politike dhe thonë se as lëvizjet e individëve nëpër parti të ndryshme nuk flasin për një proces me qëllim të zhvillimit të demokracisë së shtetit.

Fushata elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare zyrtarisht fillon më 2 dhjetor, mirëpo aktivitetet e partive politike kanë filluar qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve me promovimin e disa prurjeve të reja nëpër parti të ndryshme.

Se sa të reja do të jenë ndryshimet eventuale që do të mund të sjellin këto lëvizje në jetën politike në Kosovë, megjithatë mbetet çështje që diskutohet në radhët e analistëve dhe njohësve të rrethanave politike në Prishtinë.

Ata thonë se Kosova ende ballafaqohet me, siç e quajnë, "sindromën e rëndësisë së liderit politik në procesin zgjedhor", gjë që vendet e Evropës Juglindore, sipas tyre, e kanë kaluar prej vjetësh.

Historiani dhe publicisti, Jusuf Buxhovi, shprehet pesimistë për zbehjen e rolit të liderit partiak dhe rritjen e rëndësisë së programeve politike të partive përgjatë garës elektorale të zgjedhjeve të dhjetorit.

Buxhovi thotë se me lëvizjet e fundit të individëve nëpër partitë kosovare dëshmohet se prapa këtyre zgjedhjeve po mbizotëron interesi personal karshi atij për zhvillimin e demokracisë.

"Për fat të keq ne jemi tash në një situatë kur e gjithë fushata dhe e gjithë ajo që po shihet se do të dominojë në fushatën e ardhshme, ka të bëjë me liderët, ka të bëjë me individët, e jo me programet politike".

"Ky do të jetë një hendikep për demokracinë dhe Kosovën, në përgjithësi. Ende pa filluar faza e fushatës, kemi një karikim me individë, të cilët kapërcejnë nga partia në parti, nga grupi në grup. Të gjitha ato konsiderohet se janë gjëra të rëndësishme, por në të vërtetë ato nuk paraqesin asgjë vetëm një degradim të gjithë kësaj", shprehet Buxhovi, duke shtuar se një dukuri e tillë ka mundur të vërehet të subjekti i ri politik "Lista LDK-Ibrahim Rugova".

Buxhovi thotë se prapa veprimeve, përmes të cilave pretendohet të sillen ndryshime në skenën politike kosovare, nuk fshihet qasja demokratike, por interesat, siç i quajti ai, klanore.



"Gjithçka mund të kenë, por jo qasje demokratike qasje, e cila do t'i ndihmojë Kosovës që të shkojë përpara dhe të instalojë demokracinë. Këto janë pra çështje të grupeve, çështje të klaneve, çështje të cilat kanë për qëllim që ta mashtrojnë votuesin dhe veçmas me ikona siç është ajo e Rugovës", vlerëson Buxhovi.

Përveç listës "LDK-Ibrahim Rugova", në zgjedhjet e jashtëzakonshme për herë të parë do të garojnë edhe partia "Fryma e Re" dhe "Lëvizja Vetëvendosje".

Publicisti Mehmet Kraja hedh poshtë idenë se këto parti nuk mund të sillnin ndryshime, për shkak se, siç shprehet ai, ato qysh tani janë profilizuar në krah të partive pararendëse apo të afërta me to.


"Janë qesharakë, sepse kanë filluar t'i imitojnë partitë tjera. Janë profilizuar qysh tani në krah të partive, respektivisht janë profilizuar në atë formë që imitojnë partitë pararendëse të tyre ose të afërta me ta", thotë Kraja.

Zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Kosovë ishin ato për kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale, e të cilat u mbajtën në nëntor të vitit të shkuar.

Pjesëmarrja në zgjedhje thuhej ishte pak mbi 40 për qind, ndërsa për shkak të parregullsive të evidentuara nga mekanizmat përgjegjës të administrimit të procesit zgjedhor, në disa komuna qe zhvilluar raundi i dytë i votimeve.

Kraja thotë se votuesve potencialë në Kosovë u ka humbur besimi dhe shpresa për risi dhe ndryshime që do të sillte fitorja e njërës apo tjetrës parti.
Ai kritikoi qasjen aktuale të partive që synojnë pushtetin në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, por edhe vetë qytetarët që votojnë.

"Partitë janë të papërgjegjshme, thonë gjëra që nuk janë për t'u thënë ose së paku nuk shikojnë se çfarë mund të realizojnë nga ajo, çfarë programesh kanë, nuk përqendrohen te programet. Arsye për këtë është edhe vetëdija e mangët politike që kanë njerëzit te ne-që nuk janë kërkues ndaj partive", thekson Kraja.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani, janë regjistruar 29 subjekte politike.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIRËSJELLJA E PARTIVE POLITIKE (11.16.2010)
LISTA PËR DEPUTETË E LDK-së (11.16.2010)
GAZETARJA E RTK MAJLINDA ALIU TRIUMFON NË GARË NDËRKOMBËTARE (11.16.2010)
PËR REGJISTRIMIN E TOKËS NË RIVIERËN SHQIPTARE... (11.15.2010)
Rexhepi: IsaMustafa ka privilegjuar klanin që “është në koalicion me PDK-në” (11.14.2010)
PROFESOR KRISTO FRASHËRI IA ÇJERR MASKËN PËRFUNDIMISHT SHOVINISTIT JANULLATOSNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (11.14.2010)
TMERRI I PERSEKUTIMIT NGA HOXHA PËR MIQËSINË ME BEQIR BALLUKUNNga FATOS KONGOLI (11.13.2010)
IES APELON PËR FILLIMIN E DIALOGUT TË VIZAVE ME KOSOVËN (11.12.2010)
PSE S'MERITOJMË TË HYJMË NË EUROPËNga REXHEP SHAHU (11.12.2010)
ÇFARË DUHET TË BËJË SHQIPËRIA PËRBALLË "LODHJES NGA ZGJERIMI"? (11.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]