VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i ShqipërisëFATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

FATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT


E Premte, 01.28.2011, 06:48pm (GMT+1)

Dervishi "... ka një mungesë komunikimi midis institucioneve, mosnjohje dhe mosrespektim total të ligjit, gjë që sjellë probleme madhore ndoshta edhe të pariparueshme" Në një intervistë të posaqme për INA, avokati i njohur në Nju Jork, Fatos Dervishi, ish- Zv/prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, fletë gjerësishtë për demostratat e dhunëshme të 21 janarit në Tiranë, ku humbën jetën tre demostrues dhe u plagosën më shumë se 50 vetë në mesin e tyre edhe rrteh 25 policë. Avokati e quajti ngjarjen si mjaft të rëndë dhe shumë e dhimbëshme për të gjithë qytetarët Shqiptarë, qofshin brenda dhe jashtë vendit. Sipas Dervishit, i takon Hetimit të nxjerrë në se Organizatorët i lanë pjesemarrësit pa kontroll, pa lidership apo në se tubimi apo demonstrimi u administrua me përgjegjësi maksimale. Ai tha se në vendet demokratike dhe kudo në botë pra, "Në një shoqëri demokratike ndryshimet e Qeverive bëhen vetëm nëpërmjet votës së lirëdhe jo me demostrata të dhunëshme" Dervishi vë në pahë faktin sepse "Ngjarjet e rënda që ndodhen treguan se deklaratë e bërë nga Ambasada e SHBA-ës, vendit më aleatë të Shqipërisë, nuk gjeti konsideratën e duhur nga ana e organizatorëve të tubimit në fjalë!. Në fund të kësaj inteviste ai i tha gazetarit tonë në Nju Jork, Beqir Sina, se se : "Situata zgjidhet vetëm në mënyrë demokratike. Nuk ka dhe nuk duhet të këtë zgjidhje me dhunë, pasi ajo zgjidhje ka kosto të rënda dhe zgjidhjet janë shumë, shumë të përkohshme." Si konkluzion avokati Fatos Dervishi një ish- Zv/prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, tha se" Ulja në dialog konstruktive do të çojë patjetër në gjetjen e zgjidhjes".

INA : Zoti Dervishi ju keni qënë ish Zv/prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, ndërkohë keni më shumë se 10 vjet që jeni duke ushtruar profesionin e avokatit në drejtësinë Amerikane. Si e komentoni situatën më të fundit pas ngjarjeve të 21 janarit ?

Dervishi : Ngjarje e rëndë dhe shumë e dhimbëshme për të gjithë qytetarët Shqiptarë, qofshin brenda dhe jashtë vendit. Unë personalisht dëshirojë që të shpreh ngushëllimet e mija personale, familjeve të atyre që humbën jetën tragjikisht gjatë tubimeve, ashtu sikurse i urojë të gjithë të dëmtuarëve qofshin këta Përfaqësues të Policisë së Shtetit apo qytetarë të dëmtuar shërim sa më të shpejtë. Në këto 20 vjetët e fundit vazhdimisht kemi parë dhe ndjekur skena të tilla. Kemi parë dhe përjetuar 1997, 1998 dhe së fundi 21 Janarin e 2011. Situatë tejet e rënduar nga ana politike. Të gjithë jemi të shokuar nga ato çfarë ndodhen. Gjithë seicili në atë vend duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe ligjore. Veprimet e dhunëshme të kryera gjatë atij demonstrimi duhen hetuar në mënyrë të panëshme, pa emocione, pa ndikime politike. Hetimi i tyre do të kërkojë një kohë të gjatë, por ka edhe veprime që duhen kryer me shpejtesi pasi kemi të bejmë me tre viktima ku vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit. Kjo gjë e vështirson shumë faktin. Eksperienca e të paktën dhjetë viteve të fundit ka dëshmuar që Hetimi do të Konsiderohej i plotë dhe i gjithanshëm, i paanëshëm në qoftë se do të kryhej nga një Komision Ndërkombëtarë, i cili do të nxirrte shkaktarët dhe përgjegjësit e asaj që ndodhi duke pasur parasysh pasojat shumë të rënda të ardhura. Në Kushtetutën e Republikës në dispozitat e saj thuhet se "Jeta e personit mbrohet me ligj" ashtu sikurse thuhet se" Rendi Kushtetues mbrohet me ligj". Këto dy versione duhet të përbëjnë boshtin e hetimit në lidhje me këtë ngjarje kaq të rëndë. A u mbrojt jeta e individeve ashtu siç parashikohet qoftë në Kushtetuten e Vendit dhe në ligjet e tjera të nxjerra në bazë dhe për zbatim të saj, dhe në se nga ana e protestueve pati tendenca për të ushtruar dhunë kundër Oficerëve të Policisë së Shtetit, ashtu sikurse duhet hetuar në se Rendi Kushtetues u mbrojt në përputhje me Legjislacionin dhe me Standartet e përcaktuara apo pati përdorim të forcës tej asaj që Ligji ju ka dhënë në dispozicion forcave të Mbrotjes së Rendit Kushtetues.

INA : Pas asaj që ndodhi ! A mendoni se mund të mbahej gjendja nën kontroll, po qese ata që e organizuan do të qëndronin në krye të saj ? Kam parasyshë faktin se "Duke ditur se në çdo rrethanë, e drejta për të protestuar paqësisht duhet administruar me përgjegjësi maksimale, ndërkohë që në demonstratën e 21 janarit njerëzit u lanë të lirë pa u udhehequr"

Dervishi : Në nenin 46/1 të Kushtetutes thuhet se" Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm" ashtu sikurse në nenin 47 paragrafi 1 dhe i 2 i Kushtetutes thuhet se "1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar. 2. Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj". A ju garantua e drejta e tubimeve paqësore dhe pa armë? A ju garantua leja sipas procedurave që parashikon Ligji mbi Tubimet dhe Manifestimet organizatorëve të saj? Unë them që po se pamë një numër të konsiderueshm njerëzish në manifestime. Ashtu sikurse dhe kërkesa e bërë nga organizatorët e saj ka qënë për qëllime paqësore, ashtu sikurse dhe miratimi i saj ka qënë në përputhje me këto të drejta dhe liri themelore. Kjo pikë është një nga pikat që unë përmenda më lartë dhe i takon Hetimit të nxjerrë në se Organizatorët i lanë pjesemarrësit pa kontroll, pa lidership apo në se tubimi apo demonstrimi u administrua me përgjegjësi maksimale. Hetimi do të nxjërri shumë gjëra në dritë se çfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë më 21 Janar 2011.

Mirëpo unë mendojë se lënja jashtë kontrollit të turmës i takon asaj shprehjes "Presonalitete pa mend", që mbasi veprojnë pendohen dhe e kuptojnë atë se çfarë kanë bërë.

INA : Shkaku dhe ajo që i dha nxitje kësaj situate, gjithëmon sipas opozitës çka tha ajo para fillimit të demostratës, ishte bërë " Versioni pas publikimit të një videoje që implikonte ish-ministrin e jashtëm Ilir Meta në një aferë korruptive. Mirëpo, ai dha dorëheqjen dhe i hapi rrugën çdo hetimi . Pra a të duket se ajo është sipërfaqësore, duke parë atë që ndodhi, si mendoni ju ?

Dervishi : Unë nuk mendojë që incidentet e dhunëshme erdhën sipasojë e publikimit të një Videoje që implikonte ish-Ministrin Ilir Meta. Në një shoqëri demokratike ndryshimet e Qeverive bëhen vetëm nëpërmjet votës së lirë. Shqipëtarët nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga organi i Akuzës në lidhje me atë Videoje. Me sa di unë hetimi vazhdon për atë Videjo. Në momentin kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë Ilir Meta, nuk ishte më Zv/Kryeministër apo Ministër. Çfarë do që të thuhet se incidentet e dhunëshme erdhën sipasojë e asaj Videjo, nuk justifikonin dhe nuk justifikojnë në asnjë rast veprimet e dhunëshme dhe ardhjen e pasojave tragjike.

INA : Në Tiranë pas këtyre ngjarjeve të rënda, Kryeprokurorja e Shqipërisë zonja Ina Rama, u tha se" shpalli një rast të paprecedentë në historinë e shteteve demokratike, vetë 12 orë pas incidentit nxorri fletë arrestin e 6 krerëve të Gardës Kombëtare pa filluar hetimet dhe më pasë arrestimi u quajt lapsus duke e zevndësuar me ndalim. Ky rastë thanë disa nalistë në përgjithësi, ishte i pa precedent edhe në historinë e Akuzës së Shtetit, ku për herë të parë, ndodhte që Kryeprokurorja e Shtetit, shfaqet hapur kundër shtetit. A jeni ju dakortë me këtë konstatim të analistëve nga Shqipëria, dhe pse ?

Dervishi : Siç e tham edhe në fillim kemi të bëjmë me një ngjarje shumë, shumë të rëndë, ndoshta më e rënda në dhjetë vitet e fundit. Veprimet e Institucionit të Akuzës bazohen në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin "për Prokurorinë". Në Nenin 24 të Kodit të procedurës Penale, thuhet se; " Prokurori ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuze në gjykatë dhe merr masa për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale". Po kështu në vazhdim Prokurori, kur ankimi ose autorizimi për procedim nuk është i domosdoshëm ushtron ndjekjen penale kryesisht". Kjo do të thotë që hetimi i kësaj ngjarje të madhe me këto përmsa nuk ka nevojë për Kallëzime, fillon kryesisht dhe hetohet në të gjithë spektrin pa përjashtim, pa emocione, paparagjykime, duke ruajtur sekretin hetimor, duke ruajtur liritë e të drejtave të njeriut. Hetimet për ngjarje të tilla gjithnjë do të krijojnë përplasje mes institucioneve, mes personaliteteve politike etj.. Në të tilla ngjarje me përmasa të tilla, Mosngutja në arritjen e konkluzioneve është çelësi i suksesit. Duke mos u nxituar në kryerjen e veprimeve, bën shmangien dhe ul në mënyrë të konsiderueshme numërin e gabimeve që ndoshta janë edhe teknike, por që bëhen object i interpretimeve në një sens të padëshëruar.

Nga ana tjetër nuk duhet ngatërruar "Ndalimi me Arrestin" në burg, si masë shtërnguese të vendosur nga ana e Gjykatës. Në Kreun e III të Kodit të Procedurës Penale flitet për "Arrestimin në Flagrancë dhe Ndalimin". Sipas informacioneve të publikuara në Media, TV-të, bëhët fjalë për "Ndalime të urdhëruar nga Prokuroria për gjashtë oficer madhorë të Gardës së Republikës të cilët kanë qënë në dëtyrë e sipër në ruajtjen e Godinës së Kryeministrisë më datën 21 Janar 2011. Në nenin 253 te K. Pr. Penalë "Ndalimi i të dyshuarit për një krim" thuhet se "Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet" deri këtu nuk ka asnjë problem ligjorë. Por siç e thashë edhe më lartë "Ndalimet e urdhëruara nga Prokurori" në këtë rast bëjne fjalë për gjashtë Oficerë Madhorë të Gardës së Republikës të cilët në momentin që kërkohet ose urdhërohet ndalimi i tyre, apo për kohën për të cilin Prokurori ka dyshim se ata individualisht kanë kryer një krim dhe se Prokurori ka të dhëna të mjaftueshme, ata mund të largohen, kishin qënë duke ushtruar një detyrë, e cila është lehtësisht e verifikueshme.

Për të ndaluar këtë veprim të Prokurorit, ligjëvënsi, në nenin 254 thotë se " Arrestimi ose Ndalimi nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi është kryer gjatë ushtrimit të një detyre........". Këtu nuk ka nevojë për koment më të gjatë. Mendojë që ka një mungesë komunikimi midis institucioneve, mosnjohje dhe mosrespektim total të ligjit, gjë që sjelleëprobleme madhore ndoshta edhe të pariparueshme. Të gjitha ankesat në lidhje me një arrestim në flagrancë apo një ndalim i drejtohen Gjykatës. e cila vlerson në se Arrestimi ose Ndalimi ka qënë ose jo i ligjshëm dhe se dyshimi ka qënë i arsyeshëm dhe i mbeshtutur në evidencë që tregon se personat kanë përgjegjësi penale sipas dispozitave të Kodit Penal, dhe se ata kanë tendenca që të largohen apo t'i fshihen hetimit apo gjykimit. Të dy palët le t'i drejtohen Gjykatës dhe jam shumë i bindur që Gjykata do të jetë në gjëndje të vleresojë përfundimisht dhe të zgjidhë këtë problem konform të K.Pr. Penale.

INA : Duke parë atë çfarë ndodhi a mendon se Institucionet e shtetit dhe punonjësit në detyrë janë të shenjtë e të paprekshem, ashtu sikurse është edhe mbrojtja dhe kujdesi për jetën e qytetarëve ? si kudo në botën e civilizuar, e kam fjalën si ne në SHBA, si për shembull.

Dervishi : Unë mendojë që nuk ka vend për krahasime. Institucionet e shtetit këtu në SHBA janë vërtetë të paprekshme, ashtu sikurse dhe punonjësit e saj. Mbrotja ligjore për punonjësit është deri në atë masë sa ata nuk abuzojnë e pushtetin, ndryshe ligji i ndëshkon. Pra, nuk ka imunitet në kuptimin klasik. Edhe për ata që zgjidhen me votë imuniteti është vetëm për brenda në sallë ku ata ushtrojnë veprimtari publike, por jo jashtë saj. Ata përgjigjen si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit. Policia qoftë ajo lokale apo e shtetit kur abuzojnë në detyrë, kur ushtrojnë forcë më shumë se duhet, natyrisht që përgjigjen para ligjit. Forcat e Rendit në të gjithë botën janë mbrotjesit dhe ruajtesit e atij rendi, pavarësisht nga emëri i qeverisë. Edhe këtu ndodhin ngjarje të rënda, edhe këtu ka retorika politike, ndoshta dhe që nxisin fenomene negative, por shumica udhehiqet nga parimet më të larta të bashkëjetesës dhe të tolerancës.

INA :Disa mendia pro zotit Rama, ngacmuan me shkrime dhe deklerata dke hequr paralele me " ngjarjet e fundit në Tunizi dhe bënin thirrje se ato duhej sipas tyre të ndodhnin në Tiranë". Çfarë ka të përbashkët dhe çfarë ndryshon mes këtyre dy protestave ?

Dervishi : Kemi të bëjmë me dy vende krejt të ndryshme. Tunizia një vend me të burgosure politikë dhe Shqipëria vend anetarë i Natos i konsideruar vend demokratik nga aleatet ndërkombëtare.

INA :Pse mendoni ju se nuk u morë seriozisht deklerata e Ambasadës amerikane, e cila një ditë para protestës bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive?

Dervishi : Ngjarjet e rënda që ndodhen tregojnë se ajo deklaratë e bërë nga Ambasada e vendit më aleatë të Shqipërisë nuk gjeti konsideratën e duhur nga ana e organizatorëve të tubimit në fjalë. Ambasada Amerikane gjithnjë është gjendur pranë të gjithëve kur gjërat kanë shkruar drejt acarimit. Êshtë përpjekje maksimale e saj që Shqipëria të aderojë si e barabartë në strukturat euro-atlantike dhe se ajo gjithnjë nëpërmjet përfaqësueseve të saj ka kërkuar gjithnjë ekzistencën e një dialogu të emancipuar ndërmjet forcave të ndryshme politike. Kjo vetëm dhe vetëm për faktin që ato të shikojnë me larg se interesat e tyre politike, të shikojnë ardhëmërinë e vendit dhe prosperitetin e Popullit Shqiptarë që vërtetë ka hequr shumë në këto 100 vjetët e fundit.

INA : Pasë këtyre ngjarjeve, a mendoni se ekziston rreziku i krijimit të një "krize institucionale për shkak të polarizimit" të jetës politike në Shqipëri ?

Dervishi : Shpresojë që jo dhe të gjithë t'i kthehen dialogut të ulen e t'i diskutojnë gjërat realisht, të forcojnë rendin, ligjin, t'i kthehen punës. Në qoftë se situata do të vazhdojë të rëndohet apo të acarohet më tej dhe rreziku i një ngërci institucional mund të ekzistojë, mund të bëhet i dukshëm.

INA : Një pyetje në aspektin politik të kësaj situate: Prej zgjedhje të 28 qershorit opozita ende nuk po kuptohet se çfarë kërkon, thonë shumë analistë të çështjeve shqiptare këtu në SHBA - A jeni ju në gjendje t'a kuptoni se çfarë qëllimi ka opozita dhe lideri i saj zoti Rama me kë lëvizje pas lëvizjesh që po bënë ?

Dervishi : Çdo opozitë në çdo vend të botës, që në momentin që formohet qeveria e dalë nga zgjedhjet, synimin dhe qëllimin e vetëm dhe kryesorë që ka dhe që i vë vetes është të arrijë të marrë pushtetin. Në vëndet demokratikë pushteti ndryshon vetëm nëpërmjet votës së lirë.

INA : Së fundi :Sipas jush si mund të zgjidhet, dhe cila do të jetë zgjidhja e kësaj situate të krijuar pas demostratave të dhunëshme në Shqipëri ?

Dervishi : Situata zgjidhet vetëm në mënyrë demokratike. Nuk ka dhe nuk duhet të këtë zgjidhje me dhunë, pasi ajo zgjidhje ka kosto të rënda dhe zgjidhjet janë shumë, shumë të përkohshme. Ulja në dialog konstruktive do të çojë patjetër në gjetjen e zgjidhjes. Dhuna nuk ka sjellë dhe nuk do të sjellë të mira ndonjehërë në Shqipëri. Vendi nuk duhet të shkojë mbrapa, Njerëzit, qofshin ata në pushtet, qofshin në opozitë, qofshin qytetarë të thjeshtë, duhet të shikojnë me optimizëm nga e ardhmja.

INA :: Ju faleminderit !

Dervishi : Gjithashtu Ju Faleminderit.

Intervistojë BEQIR SINA

(Box)

Avokati Fatos Dervishi :

Fatos Dervishi lindi më 18 dhjetor 1965. Ka qenë Zëvendës Prokurori Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nga viti 1994 deri në vitin 1998. Gjatë kohës që ai ishte në detyrë ka hetuar shumë çështje të rëndësishme, siç janë çështja "Nano", çështja e 5 Minoritarëve, çështjen "Arsid" si dhe një numër të madh çështjesh të tjera.

Në vitin 1998 ai emigroi në ShBA dhe u vendos në New York. Në Shkurt të vitit 2006 ai kaloj provimin e avokatisë në shtetin e New Yorkut. Ai është Partner në Firmën Ligjore "Dervishi, Levine & Morgan, P.C.", firme kjo që ushtron praktikën e saj ligjore në qytetin e New Yorkut. Zoti Dervishi ka dhe dy partnerë të tjerë të cilët quhen Jared T. LEVINE dhe Duane R. MORGAN.

Kjo firmë është një firmë ligjore që merret vetëm me dëmtime personale. Firma e Z. Dervishi ka qenë, është dhe do të jetë në shërbim te komunitetit shqiptare në shtetin e New Yorkut si dhe më gjerë. Deri tani zoti Dervishi dhe partneret e tij kanë punuar si avokate tek firma ligjore "lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C.". Që nga data 23 Shtator 2008 ai së bashku me dy partneret e tij Z. Levine dhe Z. Morgan themeluan dhe krijuan firmën e tyre ligjore. Të gjithë shqiptarët kudo qe janë në shtetin e New Yorkut apo në shtete të tjera janë të mirëpritur të drejtojnë pyetje dhe te kërkojnë konsultime.

Ai është:

Anëtar i Odës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut

Anëtar i Shoqatës Gjyqësore Shtetit të Nju Jorkut për Avokatët

Anëtar i Shoqatës së Avokatëve Amerikanë

Anëtar i Odës së Avokatëve të Ndërkombëtare

Anëtar i Madison Who's Who

Edukimi: Universiteti i Tiranes SHKOLLA E LIGJIT, 1989 Pace University Shkolla e Ligjit, New York, 2004 I lindur në Burrel, Shqipëri jeton në Nju Jork - SHBA prej më shumë se 10 vjet.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESINNga DANIEL GÀZULLI (01.28.2011)
KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMANga RAMIZ LUSHAJ (01.28.2011)
"Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS (01.26.2011)
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)
B.S.P.SH (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)Në 20 vjetorin e themelimit në Shkodër - Janar 2011Nga FRITZ RADOVANI (01.18.2011)
KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE TË JAPI SHPJEGIMENga GILMANA BUSHATI (01.17.2011)
PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS" (01.15.2011)
PASHK VASA - PËR DJE, PËR SOT E PËR NESËRNga DANIEL GÀZULLI (01.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]