VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRVOJA AMERIKANE NXJERR GAFIL ATA QË KANË FRIKË NGA TABULATETNga LEKË MIRAKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 02:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PËRVOJA AMERIKANE NXJERR GAFIL ATA QË KANË FRIKË NGA TABULATET

Nga LEKË MIRAKAJ


E Enjte, 02.03.2011, 11:55am (GMT+1)

Se sa shumë ndryshon Amerika nga Shqipëria e di i madh dhe i vogel. Meqenëse si politikanet, si shtypi i dy krahëve, e kan si shumë per zemer te spekulojne me menyren se si Amerika i zgjidh problemet, po mundohem te jap pak pershtypje nga eksperienca e jetuar ne Amerike. Keto dite, mbas tentatives per marrjen e pushtetit ne menyre anti kushtetuese, po spekulohet me te drejtat dhe me ndarjen e pushteteve. Ne Amerike ka nje ndarje te qarte te pushteteve, ky eshte nje fakt. Po ne Amerike askush nuk mund te fshihet mbas nocionit "ndarje e pushteteve". Ne Amerike ka nje pushtet mbi te gjitha pushtetet. Dhe ky eshte vullneti i popullit, qe ushtrohet nga kongresi. Te gjithe ne e dimë se si kongresi thërret ne raport këdo, kur e konsideron te nevojshme se ka diçka qe populli Amerikan ka te drejte ta dijë. Ne Shqiperi po spekulohet ne menyre skandaloze me kerkesen e komisionit hetimor per te kontrolluar tabulatet e personaliteteve dhe te disa gazetarëve. Per krahasim, mund te përmend se kongresi amerikan hetoi presidentin Klinton, per nje problem qe nuk cenonte asgje me teper se etiken. Kongresi amerikan ka thërritur ne raport jo vetëm gazetarë, po edhe shefat e CIA-s dhe FBI-së dhe kur kane pretenduar te fshihen mbas "ndarjes se pushteteve" kane perfunduar edhe ne burg. Kujtoj çështjen e gazetares qe nuk pranoi te tregoje burimin e informacionit qe dekonspiroi identitetin e agjentes se CIA Valerie Plame. Ku perfundoj Ajo? Ne burg dhe asnjeri nuk tha se u shkel statusi i gazetarit! Te gjithë e dime skandalin Watergate, qe detyroj presidentin Nikson te jepte doreheqjen. Vetem amnistia qe i akordoi presidenti Ford i evitoj shijen e papëlqyeshme te burgut. Asnjeri nuk u skandalizua dhe nuk pati asnje gazetar qe te thoshte se po uzurpohej pushteti.
Shqiptare! Me 21 Janar ndodhi një ngjarje e dhimbshme ku u tentua marrja e pushtetit me dhune. Me 21 Janar u godit policia, Garda e Republikes, u godit institucioni i kryeministrise. Me 21 Janar tre familje shqiptare humben baben, vëllamë, te afërmin; ne humbem tre shqiptarë. Kush na i vrau, ushtari qe bënte detyren, mafiozi i mbeshtetur te dera e kryeministrise qe levizja e sforcuar e krahut na kujtoi nje nga ligjet e Njutonit, veprimin e kunderveprimin me te njejten force. Apo na i vrau Ai, qe i nisi ne nje mision anti-kombëtar, anti-ligjor e antidemokratik. Shqiptaret kane te drejte te dinë. Asnjeri nuk mund te spekulojë mbi ndarjen e kompetencave. Prokuroria duhet te hetoje e te hetoje ne menyre te paanshme. Vetem kur te jete ne gjendje te faktojë fajtorin, atëhere mund te urdherojë arrestim apo ndalim. Ndryshe do kthehemi ne kohen e Rrapi Minos e Aranit Çelës, kur njerëzit arrestoheshin vetem me dyshime. Ka detyre policia te hetoje se kush urdheroi qe te goditeshin efektivat ne detyre. Ka detyre SHISH te hetoje kush është ideatori dhe zbatuesi i këtij veprimi qe vuri ne rrezik sigurine kombëtare. Dhe mbi te gjitha, ka detyre ajo trupe, qe perfaqeson vullnetin e popullit, te hetoje dhe t'i shkoje ne fund zbulimit te te gjitha fijeve te ketij komploti, qe ne fund te fundit nuk eshte edhe shumë i mistershëm. Nuk ka shqiptare qe mund te mashtrohet nga thëniet e atyre qe duhet te përgjigjen, se nuk kishin qellim marrjen e pushtetit. Per kuriozitet do te ishte mirë qe z.Milo apo z Zogaj te na tregonin se çdo bente Edvini po te kishin hyre falangistat ne zyren e kryeministrit. Ndoshta do shkonte dhe do i qortonte se nuk duhet te sillen ne ate menyre. Apo do pinte nje kafe me to dhe do i ftonte te shkojne qetesisht ne shtepi. Zotërinj,ju plasi ne dore, mos u beni qesharakë. Shqiptaret kudo qe jane kane vetem nje pyetje: A do i shkohet deri ne fund zbulimit te autorëve te ketij krimi me permasa kombetare? Apo, per t'u tregu djem te mire, do themi, te shkuara te harruara? Per te zbuluar te verteten, komisioni duhet te kete guximin te kerkoje jo vetem tabulatet, po edhe bisedat qe jane zhvilluar atë dite. Presidenti amerikan u detyrua te dorezoje tere bisedat qe ishin bere ne Shtepine e Bardhe. Nuk ka asnje arsye qe Presidenti yne, Kryeministri, deputeti, kryetari i opozites, gazetari, shefi i sherbimit o kushdo qe mendohet se ka dijeni per ngjarjen, te mos deponoje para perfaqesuesve te vullnetit popullor, komisionit parlamentar. Kush eshte i paster nuk ka pse te kete frikë nga hetimi. E verteta vetem se do qetesojë shpirtrat e trazuar qe vuajnë nga hamendjet e akuzat e ndërsjella. Qe ngjarje te tilla mos te perseriten eshte e domosdoshme qe t'i shkohet deri ne fund ketij hetimi. Kjo eshte e vetmja menyre per te lene mbrapa kete tranzicion te tejzgjatur. Vënia e gjethes së fikut mbi kete krim vetem se do komprometonte te ardhmen dhe do ishte nje precedent qe ngjarje te tilla te riperseriten. Kur vihet ne rrezik siguria kombetare ka vetem nje detyre per te gjitha pushtetet, bashkëpunim dhe trasparencë.

LEKË MIRAKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËNDËRRA OLIMPIKE E MAJLINDËS (02.02.2011)
FONTANA E FJALËVENga BAKI YMERI (02.01.2011)
PËRSE NUK DËNOHEN KRIMET E PPSH?????Nga BESIM NDREGJONI (01.31.2011)
STRATEGJIA E RAMIZ ALISËNga RASIM BEBO (01.31.2011)
NJË VIT NGA VDEKJA E FADIL FERATIT (01.30.2011)
ANATOMIA E DASHURISË SHQIPTARE DHE THEMELIMI I FJALËVENga MIHAI ANTONESCU (01.30.2011)
REXHIS FILBIN VENDOS TË LARGOHET NGA PROGRAMI I TIJ TELEVIZIV (01.29.2011)
Leter e HapurZ. PRESIDENT. UNË NUK KAM MË BESIM TE JU!Nga RIZA MANÇE (01.29.2011)
SHQIPTARËT NË PËRVOJËN E HOLOKAUSTIT (01.29.2011)
Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i ShqipërisëFATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT (01.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]