VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT NË PËRVOJËN E HOLOKAUSTIT

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHQIPTARËT NË PËRVOJËN E HOLOKAUSTIT
E Shtunë, 01.29.2011, 12:19pm (GMT+1)

 

Shqiptarët kanë qenë të dinjitetshëm në mbrojtjen e popullit hebre dhe kjo është e dokumentuar, është vlerësuar në tryezën e organizuar nga Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro Hebre, me ç'rast janë përkujtuar viktimat e Holokaustit. Të pranishmit në këtë organizim mbajtën një minutë heshtje në shënjë nderimi ndaj këtyre viktimave. Ruzhdi Shkodra, kryetar i Shoqatës së Solidaritetit Shqiptar Hebre, tha se shqiptarët kanë ç'farë të tregojnë për mbrojtjen e hebrenjve.

"Jemi populli i vetëm në botë, i cil ka dëshmi ka dëshmi në institutin e Jad Vashenit. Prandaj, ky tubim i sotëm, tregon edhe një herë se kemi ditur dhe edhe sot dimë të solidarizohemi me popullin hebre, kudo në botë".

"Kudo në botën demokratike, realizohet Dita përkujtimore e Holokaustit, për të vetmin çëllim: që kjo më të mos përsëritet kurrë. Zoti e bekoftë popullin hebre dhe popullin shqiptar",
tha zoti Shkodra.

Ndihmën e shqiptarëve për popullin hebre, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ka vlerësuar dr. Moshe Landsman, hebre, i cili aktualisht punon si profesor në Universitetin e Prishtinës.

"Vlerësohet populli shqiptarë dhe kultura shqiptare, të cilët në periudhën më të vështirë të historisë njerëzore, kanë treguar se janë shembull dhe në mënyrë të pabesueshme, ndryshe nga cilido komb tjetër, në përvojën e Holokaustit. Tradita e tyre vjen nga koncepti i "˜Besës', fjalës së dhënë apo fjalës së nderit të shqiptarëve", tha Landsman.

Ndërsa, Mujë Rugova, Rektor i Universitetit të Prishtinës, tha se dita e përkujtimit të Holokaustit është një ditë që flet edhe për shqiptarët dhe për përqafimet e qarta që ata i bënë demokracisë, moralit dhe etikës njerëzore.


"Shumë kombe të Evropës, në kohën e Holokaustit, në një mënyrë ose tjetër, nuk i dolën krah dhe nuk e mbështetën popullin hebre. Nuk u përballën dhe nuk i bën përballje Holokaustit".

"Por, kjo nuk ndodhi me popullin shqiptar, që me përmasa njerëzore ishte i vogël, por kishte një zemër të madhe dhe një trashëgimi të fuqishme të një populli të vjetër, i cili ishte dhe ngel në traditën se shtëpia është e Zotit dhe e mysafirit",
tha zoti Rugova.

Ndërkaq, shkrimtari dhe publicisti Daut Demaku tha se dita e Holokaustit përkujtohet nga shqiptarët me qëllim që t'ua mësojnë gjeneratave të reja që të jenë të gatshme që asnjëherë mos ta njollosin historinë dhe traditën kombëtare.

"Të mësojmë nga sjellja korrekte dhe fisnike e të parëve tonë, por edhe nga mënyra e bukur dhe thellësisht njerëzore e hebreitëve, që një dëshmi konkrete, historike, ta rikujtojmë përherë, duke e përmbyllur me fjalën më të bukur në botë, "˜ju faleminderit'".

"Edhe unë, me këtë rast, nuk desha të them asgjë më shumë, përveq një fjale, që me përulje dhe respekt të thellë, e them: ju falemnderit që ditët të falëndëroheni, që nuk harruat kurrë. Dhe ju them se as ne, përjetësisht, nuk do t'ju harrojmë",
përfundoi Demaku.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i ShqipërisëFATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT (01.28.2011)
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESINNga DANIEL GÀZULLI (01.28.2011)
KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMANga RAMIZ LUSHAJ (01.28.2011)
"Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS (01.26.2011)
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)
B.S.P.SH (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)Në 20 vjetorin e themelimit në Shkodër - Janar 2011Nga FRITZ RADOVANI (01.18.2011)
KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE TË JAPI SHPJEGIMENga GILMANA BUSHATI (01.17.2011)
PROMOVOHET LIBRI "FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS" (01.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]