VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANATOMIA E DASHURISË SHQIPTARE DHE THEMELIMI I FJALËVENga MIHAI ANTONESCU

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

ANATOMIA E DASHURISË SHQIPTARE DHE THEMELIMI I FJALËVE

Nga MIHAI ANTONESCU


E Djelë, 01.30.2011, 12:15pm (GMT+1)

Sa herë që shijoj perla të këtilla lirike, të latuara nga zanat e Dardanisë, më kaplon ëndja për ta përqafuar një femër kosovare, për ta shëruar nga pavdekësia e një bregu legjendar të cilin Zoti e ka bërë të pavdekshëm. Për këmbim, do t'ia jap një lot në të cilin e kam rrumbullakësuar historinë e botës me krejt hidhërimin dhe ëmbëlsinë e saj, për ta shpëtuar nga trishtimi. Pastaj, që të dy do të fshihemi në një ikonë ndërmjet të shenjtërve, para dhe pas përmbyjtjes, për të dëgjuar të mermerosur lutjet e atyre që qëndrojnë para nesh me gjunjtë e ngulitur thellë në trupin e atdheut tonë të përbashkët. Ngase, si mund ndryshe ta afroj dhe kuptoj "Anatominë e dashurisë" së Sabile Bashës, nëse jo si një shpalim të përmallimit ndaj shenjtërisë dhe vuajtjes, mbi gjethet e Itakës dhe mbi stuhinë e rikthimit të përjetshëm të qenjes në vetveten e saj? Poetja e tubon vetvetiu në fjalë esencën e gjendjeve përcaktuese, përreth të cilave, të çliruar duke qenë, do të ishte e mjaftueshme etja për mirëkuptim dhe transfigurim definitiv: "Më tregonin/ Se sa e kishin lënduar/ tokën, shpirtin e shtatin/ Merre me mend/ edhe dhembjen/ e kishin lënduar/ Më thanë/ Pse e vrave pritjen/ Në Itakë/ Kur binte shi/ Sa tekanjoze ishte stina/ Athua vetëm një stinë/ Për aq shekuj/ Dhe mbrëmë/ Penelopat u dëshpëruan, lum miku/ Unë i pashë/ Me këta dy sy/ Duke i grisur këmishët/ Dhe vellot e bardha/ I pashë duke i shkulur flokët/ Lotët si kokrra rrushi/ Në kupë i pinin verë të kuqe/ Itakë/ Penelopat janë mplakur/ Nga pritja e gjatë/ Në udhëkryq vitesh." (Dhembje).

Përshkrime të mbrujtura me hijeshi halucinante mbi platformën e një historie që marshon sot e kësaj dite rrugëve të botës për afirmimin e bijve të shqipes që dinë të duan, të luftojnë, të triumfojnë, edhepse ujku i zi mundohet t'i qesë në harresë: "Në peronin pa numër/ Ndodhte një storie mitike/ Ofshamat e pritjes/ Zhbironin mëngjesin e përhitur/ Vaji i fëmijëve/ I trembte rrufetë// Dhe në atë stinë pa stinë/ Peroni pa numër/ Përcillte pelegrinët e fundit/ Të ardhur nga dika.../ Kaherë të harruar nga.../ Hajt lum mikja, sonte/ Po qe se mundesh bjeri në fije/ Kësaj kohe katrahurë/ Kur qesh e qan.../ Me sy të trembur/ Treni pa peron/ Edhe sot kërkon vend/ Për gjymtyrë të lodhura/ Që të ndërroi imazhin/ Të gruas nënë" (Peroni pa emër).

Fëmija që gjallëron përjetësisht mbi vertikalen e ndritur të familjes, me arësye të drejta për ta shpënë kohën dhe kujtimet në drejtim të ardhmërisë që kërkon të jesh i denjë dhe i paharruar nga të tjerët, kalon nëpër vargjet e Sabile Bashës me madhështinë e Zotit të mbështjellë në pelerinën stelare të besimit dhe përjetësimit të mirësisë: "Babai im/ Besonte në zot/ Besonte në njerëz/ Besonte në dashuri// Babai im/ Ishte njeri/ Malësor krenar/ Dhe çdo damar i tij/ Lëngonte për blerësi// Babai im/ Besonte në miqësi,/ Besonte në fjalë/ E mbante besën/ Epte edhe kokën/ Kapte edhe pushkën/ Kur i preknin Nënë Tokën.// Besonte babai im..." (Babai im)

Trashëgimi: buzëqeshje e skalitur në tulin e atdheut, në disponim të shikimit dhe turbullimit të qenjes: "Asnjë buzëqeshje/ Nuk i ngjanë qeshjes/ Së vogëlushit tim/ Kur lozë me rrezet e diellit/ Dhe hijen e muros në gurë/ Dhe brohorit/ -rroftë Itaka Nënë!". (Perspektivë-Retrospektivë). Sabile Keçmezi-Basha e njeh shkencën e përpilimit të tekstit fiks në gjysmën e tij, ndëmjet përçuesit dhe receptorit si pjesë e një tërësie që nuk mund të bëhet e kapshme veçse përmes fqinjësisë: "Qëndrojmë/ Dhe ngadalë i ekspozohemi/ Erës e diellit/ Kohës dhe pavdekësisë// Ekspozohemi/ Si statuja të lodhura/ Në parqe të panjohura/ Vetëm emri e mbiemri/ Na bëjnë real. (Qëndrojmë).

Duke bërë fjalë për dashurinë, poetja shfrytëzon teknikat shumë pak të përdorura në tekstet e sivëllezërve të kohës dhe gjeneratës së saj, ngase, te Sabile Basha koncepti ka një kuptim, sa distributiv, po aq i kapshëm dhe i kuptueshëm përmes peshës dhe rëndësisë, duke synuar shkrirjen, tretjen, bashkëngjitjen me vetveten: "Është një vend në botë ku/ Nuk mbërrihet kurrë/ Ia ofroj zemrën, ajo më digjet shqim.// Është një vend diku ku mrizon dashuria/ E ndjell me gjethe po vjeshta e zhvesh/ Pastaj e mbyll në shpirt e ai i kthen në valë// Është një vend në botë ku merr frymë dashuria/ E shëmbëllej me varre ato bëhen gurë/ E mbyll në vete e nuk vdes më kurrë!" (Dashuria). Ndryshe thënë, durimi është kurora e fitimtarëve, ndërsa librat janë përmasat e vlerave të atyre që i shkruajnë. Vëllimi respektiv, totalisht, është një fitore e shpirtit në poezi, dhe një poezi e triumfit të kësaj peteshe të shkëlqyer, e cila na kundron si një zanë Dardanie me syrin e fjalës së saj të frymëzuar. (Sabile Keçmezi-Basha, Anatomia e dashurisë, Përktheu Baki Ymeri, Bukuresht 2009).

MIHAI ANTONESCU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REXHIS FILBIN VENDOS TË LARGOHET NGA PROGRAMI I TIJ TELEVIZIV (01.29.2011)
Leter e HapurZ. PRESIDENT. UNË NUK KAM MË BESIM TE JU!Nga RIZA MANÇE (01.29.2011)
SHQIPTARËT NË PËRVOJËN E HOLOKAUSTIT (01.29.2011)
Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i ShqipërisëFATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT (01.28.2011)
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESINNga DANIEL GÀZULLI (01.28.2011)
KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMANga RAMIZ LUSHAJ (01.28.2011)
"Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS (01.26.2011)
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]