VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REXHIS FILBIN VENDOS TË LARGOHET NGA PROGRAMI I TIJ TELEVIZIV

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 08:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
REXHIS FILBIN VENDOS TË LARGOHET NGA PROGRAMI I TIJ TELEVIZIV
E Shtunë, 01.29.2011, 10:03pm (GMT+1)

29 Janar 2011 -Disa ikona të njohura të televizionit amerikan kanë njoftuar se do të largohen nga programet, që kanë drejtuar për vite të tëra. Mes tyre është edhe Regis Philbin, i cili ka prezantuar programin televiziv "Live With Regis and Kelly" për rreth çerek shekulli.
Regis Philbin, i njohur për natyrën e tij të qetë, nuk e ndryshoi stilin e tij edhe kur bëri një njoftim të rrallë dhe tepër të papritur për audiencën e tij: Ai do të largohet nga programi televiziv "Live With Regis and Kelly".
Regis e bëri njoftimin në fillim të edicionit të martën në mëngjes, pasi qëndroi në rolin e prezantuesit për më shumë se 25 vjet, rol që e ndau më së fundi me prezantuesen Kelly Ripa.
Regis, me origjinë shqiptare, e ka përmendur shpesh këtë fakt edhe në programin e tij televiziv, ashtu siç veproi kur kishte të ftuar Kara DioGuardin, e bija e shqiptaro-amerikanit Xho Dioguardi.
Regis tha se do të largohet nga programi këtë vit, megjithëse nuk dha një datë të saktë.
"Nuk dua të alarmoj asnjeri," tha ai fillimisht, "Ky do të jetë viti im i fundit në këtë program".
Këto komente Regis i bëri në fund të një prej segmentevev të programit, pasi ai dhe Kelly kishin folur rreth çmimeve Golden Globes, ndeshjeve eliminatore të futballit dhe motit me akull.
"Ka kaluar një kohë e gjatë, 28 vjet". Ka qënë kënaqësia ime më e madhe, që u ktheva në New York, ku kalova fëmijërinë time. Dhe kur shikoja televizor, kurrë nuk më kishte shkuar nëpër mënd se një ditë do të ulesha para kamerës për të folur me miliona njerëz. Vjen koha kur çdo gjëje i vjen fundi për disa njerëz para kamerave, veçanërisht për disa të moshuar!", tha Philbin plot emocione, i cili në gusht mbush 80 vjeç.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, "Live With Regis and Kelly" një prej programeve më të sukseshëm të paradites, shikohej nga një mesatare prej 4 milion vetash.
Që prej viteve 50-të, Regis Philbin ka qënë një ikonë televizive, megjithëse për shumë vjet ai punoi kryesisht në stacione lokale. Regis Philbin ka prezantuar edhe programin tjetër shumë të sukseshëm "Who Wants to Be a Millionaire".
Fitues i 3 çmimeve Emmy, Philbin u nderua me çmimin Arritje të Jetës nga Akademia Televizive e Arteve dhe Shkencës për çmimet Emmy të programeve ditore në vitin 2008.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Leter e HapurZ. PRESIDENT. UNË NUK KAM MË BESIM TE JU!Nga RIZA MANÇE (01.29.2011)
SHQIPTARËT NË PËRVOJËN E HOLOKAUSTIT (01.29.2011)
Intervistë e avokatit të njohur në Nju Jork, ish nënprokuror i Përgjithshëm i ShqipërisëFATOS DERVISHI: KA NJË MUNGESË KOMUNIKIMI MES INSTITUCIONEVE, MOSNJOHJE DHE MOSRESPEKTIM TOTAL TË LIGJIT (01.28.2011)
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESINNga DANIEL GÀZULLI (01.28.2011)
KY VEND DUHET TË SHPËTOJË NGA EDI RAMANga RAMIZ LUSHAJ (01.28.2011)
"Sûddeutsche Zeitung" pêr ShqipêrinêTË UNIFIKUARA NË STILIN MONDRIANAS (01.26.2011)
FUNERALI I NJË PARTIENga BLEDI KASMI (01.22.2011)
OSMAN KAZAZI, NJË BUST I VOGËL PËR 40 VITE BURG!Nga AGRON SEJAMINI (01.21.2011)
LIDERSHIPI SHQIPTAR NGA LUGINA E PRESHEVËS PRET FTESË NGA PRISHTINA ZYRTARE PËR TË MARRË PJESË NË DIALOGUN MES KOSOVËS E SERBISË (01.20.2011)
B.S.P.SH (BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)Në 20 vjetorin e themelimit në Shkodër - Janar 2011Nga FRITZ RADOVANI (01.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]