VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 08:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
TURQIA NË MITROVICË NDËRTON XHAMINË MË TË MADHE NË KOSOVË
E Martë, 05.17.2011, 06:10pm (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 17 maj 2011

Mitrovicë, 17 maj- Xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit të Mitrovicës, pikërisht në vendin ku tani ndodhet Xhamia "Isa Beg", apo siç njihet nga qytetarët, Xhamia e Zallit. Ndërtimin e kësaj xhamie e ka bërë të ditur të martën, myftiu i Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener.
Xhamia "˜Isa Beg' do të rrënohet, pasi që është dëmtuar gjatë luftës nga bombardimet e forcave ushtarako-policore serbe. Sipas projektit që është paraqitur ajo do të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme dhe dy minare me lartësi 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.
Myftiu Shener tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mban kontakte vëllazërore. "Kam ardhur në Mitrovicë me bashkëpunëtorët e mi për ta prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, që do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pas Kosova. Duke pas parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare, kemi vendos të ndërtojmë një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bajram Pasha. Kemi sjell me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit", i ka thënë kryetarit Kastrati, Myftiu Shener.
Kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati theksoi se ndihmat e vazhdueshme që Myftinia e Komunës Bajram Pasha ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës. Pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme për mitrovicasit.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUNDËRSHTIM NË SHKRIMET E NEXHMEDIN SPAHIUT!Qasje nga CENË PUSHKOLLI (05.16.2011)
NË GJURMËT E NJË EMISIONI ME NJË KRYEKOMUNISTNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.16.2011)
HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM (05.16.2011)
REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI (05.13.2011)
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA (05.12.2011)
NJË REVISTË RUMUNE DEDIKUAR SHQIPËRISËNga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.12.2011)
13 VJET PUNE TË SUKSESSHME TË RTV21 (05.11.2011)
NË BORÃ…S TË SUEDISË DOLI NGA SHTYPI NË SUEDISHT LIBRI PËR FËMIJË DHE TË RINJ "BUBULINO" I VIRON KONËSNga SOKOL DEMAKU (05.11.2011)
RIZA HALIMI KUNDËR HAPJES SË ÇËSHTJES SË KUFIJVE (05.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]