VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE NË 60 VJETORIN E LINDJES SË POETIT SELIM ALIAJ
E Mërkurë, 05.06.2009, 08:38pm (GMT+1)

Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, Shoqata "Tropoja", Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori" e Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës, përkujtoi me një veprimtari jubilare 60 vjetori i lindjes i poetit, dramaturgut e publiçistit Selim Aliaj, që 10 vjet më parë humbi jetën në mënyrë aksidentale. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm  krijues e interpretues të penës e skenës, deputëtë e diplomatë, përfaqësues të shoqatave nga Tropoja, Labëria, Kosova, Devolli, Struga, Libohova, Ulqini, Golloborda, Përmeti, Kukësi, etj., miq e të afërm të poetit, etj. Fjalën kryesore për jetën e veprimtarinë e tij krijuese e mbajti shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj, njëherazi edhe botues i vëllimit poetik "Muzat e dhimbjes" (2001) të Selim Aliajt.

Në fjalët e tyre poeti Hamit Aliaj, drejtori i QNK "P.Arbnori", poeti e publiçisti Mujë Buçpapaj,  presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, z. Azgan Haklaj, poeti Anton Papleka, (ish-kryetar i degës së Lidhjes të Shkrimtarëve e Artistëve të Tropojës), kryetari i komunës së Tropojës, Shpend Hoxha, deputeti i Matit, Qemal Minxhozi, (ish-kryeredaktor i gazetës "Drita e Drinit" në Fierzë), aktori e dramaturgu Azem Baliaj, etj. sollën kujtimet e tyre për Selim Aliajn dhe vlerësime për krimtarinë e tij si poet, dramaturg e publicist si për vëllimet poetike "Njerëzit e dritës", (1977), "Muzat e dhimbjes" (2001), dramën "Burrat e Shtatë Bjeshkëve" ( 1979), një vëllim poetik për fëmijë, etj.

Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës e nderoi (pas vdekjes) me Cmimin "Pjetër Bogdani", çmim të cilin ia dorëzoi familjes së poetit, Sekretari i parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, z. Gani Vejseli.

Në këtë veprimtari përkujtimore përshendetën edhe Shoqata "Devolli" e Korçës, Shoqata "Dangëllia" e Përmetit, etj. Këngtarja Fatmira Breçani, "Bilbili i Këngës Tropojane" këndoi këngë me tekste të autorit Selim Aliaj. Aktori i QNK, Mina Koçaku interpretoi disa poezi nga krijimtaria e poetit. Krijuesi e mbledhësi i palodhur i folklorit të Malësisë së Gjakovës, Nuredin Lushaj, recitoi një  vjershë kushtuar këtij poeti nga Kasajt e Tropojës.

 

                                                                  Valdet Ermali

 

Tiranë, më 06.05.2009
Valdet Ermali


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në dhjetëvjetorin e vrasjes në Prishtinë u përkujtua profesor Fehmi Agani (05.05.2009)
Kosova e Shqipëria pas dy vitesh me sistem të përbashkët energjitik (05.04.2009)
Saranda do të bëhet një nga qendrat më të mëdha të turizmit në Shqipëri, Ballkan e më gjerë (05.02.2009)
Të hënën artistët tanë në Moskë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë (05.01.2009)
Sa do të rrinë forcat te Kroi i Vitakut? (04.30.2009)
Mbi 30 milionë shqiptarë në 83 shtete të botës (04.28.2009)
SHBA: Promovohet libri i Balliut "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha" (04.27.2009)
Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve (04.26.2009)
Hashim Thaçi: Batalioni Atlantiku imazhi perëndimor i UÇKsë (04.24.2009)
Berisha: Turistët kosovarë këtë verë vijnë në Shqipëri nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës (04.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]