VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 01:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA
E Premte, 07.08.2011, 05:42pm (GMT+1)

 

Duke shfletuar kalendarin historik,sot më 8 korrik shënojmë përvjetorin e vdekjes së kryeipeshkvit shqiptar të Shkodrës imzot Lazër Mjedjes.

Lazër Mjeda,lindi në Shkodër në një familje shumë të varfër,me 6 mars të vitit 1869,ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935.

Imzot Lazër Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës,ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës,kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë,atdhetar i flakët e veprues i panjollë,punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur,ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare,themelues e kryetar i shoqnisë letrare "Agimi" dhe i shoqnìs botuese Jeronyme.

Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës;shërbeu si famullitar në Plan,Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha.

Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla,si:në Dajç,ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda,i cili administronte atë famulli kishtare;pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi"e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit,si dhe plotësoi kullën e kishës.

Gjatë kësaj periudhe shoqnitë letrare janë në lulëzim të plotë. Më 1909 qe emërua Arqipeshkëv i Shkupit ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë;ngriti struktura kishtare e i pasuroi,si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Në Shkup ndërtoi selinë arqipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare.

Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë,në formë artistike,nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno,i cili me duart e veta goditi Elterin.

Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës,botoi librin "Rruga e Shelbimit"dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930.

Të dielën më 7 korrik kur nëpër Kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone për nga melodia,por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve:"Un prej Zotit jam i kështenë",hartuesi i saj,imzot Lazer Mjedja,metropolit i Shkodrës,kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta,njeri i çmuar dhe i dashur i kundërshtuar dhe i respektuar,fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore,hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të,shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. e funerali i imzot Lazër Mjedjes qe ndër ma madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926 pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë.

Don Lazër Shantoja shkruante në revistën "˜Leka' të vitit 1935 se nga imzot Mdjedja "Ka metë vetëm shembulli i madh qi na ka dhanë e shembujt e mëdhaj nuk janë dhanë kurr kot!

Nji bari shenjt ka dekë. T'a nderojmë.

Nji atdhetàr i pastër ka dekë. T'a ndjekim.

Nji burrë ka dekë. T'a qajmë.

Emzot,pse na lae?".

Marre nga Radio Vatikani

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN (07.08.2011)
SOT JANË VENDE TË SHKRETANga ZEF MULAJ (07.08.2011)
PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU (07.07.2011)
GJENOCIDI GREK MBI ÇAMËRINË, PENGU I EUROPËS- Në mungesë të një projekti për drejtësi -Nga HYQMET ZANE (07.06.2011)
Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA (07.06.2011)
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE (07.05.2011)
KËRKOHET ZYRTARIZIMI I PLOTË I SHQIPES NË MAQEDONI (07.04.2011)
JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVENga BEGZAD BALLIU (07.04.2011)
SHQIPËRIA - VENDI I 28 I EUROPËS SË BRUKSELIT?Nga ALFRED PAPUÇIU* (07.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]