VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MADJE AS KËSHTU NUK BËNË!Qasje nga CEN PUSHKOLLI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

MADJE AS KËSHTU NUK BËNË!

Qasje nga CEN PUSHKOLLI


E Mërkurë, 07.13.2011, 09:23pm (GMT+1)

Qeveritarët e Kosovës dhe jo vetëm ata, me vetëdije kanë pranuar që t'i fshehin simbolet e shtetësisë së Kosovës në raport me Serbinë, sepse ashtu paska kërkuar ai që "dje" kishte vrarë fëmijë, gra dhe burra të Kosovës, në luftën e vitit 1998/99. Kjo assesi nuk do të duhej të ndodhte. Qytetarët e Kosovës, ata që nuk i ka "prekur dora e shkaut", edhe ashtu kanë hyrë e dalë pa asnjë lloj pengese në Serbi. Për të hyrë në Serbi pra, po u dashka me e ndërruar tabelën e regjistrimit të veturave në dalje të kufirit, këtë e thotë z. Bajram Rexhepi në një bisedë me gazetarin e Koha Vizionit, në programin Interaktiv të datës 11 korrik, çka do të thotë se duhet fshehur librezën e regjistrimit nga syri i "shkaut", përndryshe libreza e regjistrimit nuk ndërrohet, mbetet ajo që është, përfundon Bajram Rexhepi.

Përkundër reagimeve të shumta të asociacioneve të ndryshme si edhe njerëzve tjerë të pendës, në drejtim të kryenegociatorit të Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, respektivisht Qeverisë së Kosovës në veçanti për shkak të mos transparencës me rastin e përfundimit të një cikli të bisedimeve me zyrtarët e Serbisë i është bërë shumë koncesione Serbisë. Edhe pse ishte prania e përfaqësuesit të Bashkësisë Ndërkombëtare në ato bisedime, Kosova nuk arriti ti mbrojë simbolet e shtetësisë së Kosovës në raport me Serbinë. Natyrisht se Bashkësia Ndërkombëtare aty nuk ka qenë për t'i ndihmuar njërës palë ose palës tjetër, ata aty kanë qenë vetëm si garantë e atyre bisedimeve, çka donë të thotë se ata garantojnë për implementimin e atyre marrëveshje nga palët në bisedime. E keqja e krejt kësaj është se ende qytetarët e Kosovës nuk janë në gjendje të shohin drejtpërsëdrejti marrëveshjet e arritura, prandaj për një skandal të kësaj përmase, kryeministri do të duhej urgjentisht ta përgatiste një raport me shkrim për ta njoftuar parlamentin e Kosovës, bile-bile ajo seancë parlamentare të jetë drejtpërsëdrejti në televizione të Kosovës në mënyrë që qytetarët e Kosovës të njihen me tekstin e pikave të marrëveshjes. Në qoftë se parlamenti i Kosovës dhe jo vetëm ata por edhe përfaqësuesit e partive të tjera jo parlamentare do t'i kundërshtonte këto pika të marrëveshjes atëherë do të duhej që kryeministri të ofrojë menjëherë dorëheqje, për shkak të tejkalimit të autorizimeve që ka pasur "njeriu i tij" dhe për shkak se ka nënshkruar diçka që nuk është dashur të nënshkruaj. Kësaj "rruge parlamentare" e demokratike të ligjvënësve të Parlamentit të Kosovës, do të duhej t'i ndihmonte edhe Bashkësia e gjerë demokratike Evropiane dhe jo vetëm ajo, në mënyrë që fryma demokratike të frymojë edhe në Kosovë.

CEN PUSHKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VËSHTRIMI ETNOGRAFIK PËR VALLET E LUGINËS SË PRESHEVËSNga Prof. Dr. RAMAZAN H. BOGDANI (07.12.2011)
U NDÀ NGA JETA DOM SIMON JUBANI. HUMBËM EDHE NJË HERO... (07.12.2011)
EPIRI DHE ÇAMËRIA SIPAS SAMI FRASHËRITNga ISUF B. BAJRAMI (07.11.2011)
RIPAROHET KISHA E NDRE MJEDËS NË SHKODËR (07.10.2011)
Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTAREKumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.10.2011)
DELEGACIONI I PRESHEVËS VIZITOI TË BURGOSURIT E LUGINËS NË BEOGRAD (07.09.2011)
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË (07.09.2011)
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA (07.08.2011)
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN (07.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]